Lajme Shqip Friday, 14 February 2014 14:37

Forca e Re Demokratike, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në komunën e Ulqinit. Së bashku ata kane 17 mandate. Kjo bën që fati i Ulqinit në katër vitet e ardhshme të jetë përsëri në duart e  shqiptarëve.Këshilli Qendror i Forcës bën të ditur se janë pranuar të gjitha kërkesat e Fatmir Gjekës dhe se postin e kryetarit të Komunës në katër vitet e ardhshme do ta marrë pikërisht ai. Me këtë është pajtuar edhe bartësi i listës Mali i Zi Pozitiv, Dritan Abazoviq.  

DPS si partia më e fortë në Ulqin (9 këshilltarë), do të mbetet në opozitë bashkë me UDSH-në (3 këshilltarë), SDP-në (2 këshilltarë), SNP-në (1 këshilltarë) dhe Frontin Demokratik (1 këshilltarë).

Në zgjedhjet e 26 janarit Forca fitoi 8 mandate, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, të cilin e përbëjnë Partia Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi fitoi 7 mandate, kurse partia Mali i Zi Pozitiv fitoi 2 mandate.