Lajme Shqip Thursday, 06 March 2014 13:33

Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje u ka vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj tre të pandehurve, të akuzuar për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë, njofton sot EULEX-i.

Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova, është deputet në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, shtatë të pandehurve të tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, raporton rel. 

Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e krimit të organizuar në lidhje me veprat shpërdorim i pozitës zyrtare, ushtrim i ndikimit dhe mashtrim.

 
Lajme Shqip Tuesday, 25 February 2014 12:41

Ukë Rugova nuk heq dorë nga kontrabanda. Ka provuar që edhe në Burgun e Lipjanit të kryejë vepër të tillë. Por është zënë nga gardianët në tentativën për ta futur një telefon në qelinë e paraburgimit.

Pesë ditë pas arrestimit nga Policia e EULEX-it nën dyshimin se drejton një grup kriminal që merrej me kontrabandë të emigrantëve, deputeti i Kuvendit të Kosovës dyshohet se ka provuar të fusë një telefon të mençur në paraburgim.

Telefoni në burgje është i ndaluar me rregullat e brendshme. Kualifikohet si vepër penale e kontrabandës me mallra/Koha/