Lajme Shqip Wednesday, 30 April 2014 16:00

Kosova ka ujë të mjaftueshëm thotë, Ilir Morina, kryeshef i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, por në rast të rrezikut për furnizim me ujë, si burim mund të shfrytëzohen edhe liqenet në Shqipëri, apo burime të tjera atje përmes gypave.

Po ashtu, sipas Morinës nuk është çështja e sasisë, por e menaxhmentit, për rregullimin e furnizimit me ujë 24 orë për qytetarët e vendit.

Javën e kaluar është mbajtur takimi i 22-të i Rrjetit të shefave të Agjencioneve Evropiane të Mjedisit, në Vjenë të Austrisë.

Takimi i radhës së EPA Network, Agjencioneve Evropiane të Mjedisit, do të mbahet në shtator të këtij viti në Prishtinë paralajmëron Morina në një intervistë për RTK 1.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, duke vlerësuar se ngjarje të tilla janë të rëndësishme dhe të mirëseardhura për Kosovën.

Ilir Morina, thotë se Shqipëria dhe Maqedonia nuk po përfaqësohet si duhet në këto agjencione.

Në sesionin përmbyllës të takimit do të ketë një prezantim edhe për takimin e radhës të Rrjetit te shefave të Agjencioneve Evropiane të Mjedisit, i 23-ti me radhë që pritet të mbahet në Kosovë me 25 dhe 26 shtator te këtij viti.

Rrjeti i Shefave i Agjencioneve Evropiane të Mjedisit i njohur si EPA Network, mbledh rreth vetës të gjithë udhëheqësit ose drejtorët e Agjencioneve Nacionale për Mbrojtjen e Mjedisit ose institucioneve të ngjashme të vendeve evropiane. AMMK është anëtari i këtij rrjeti joformal që nga viti 2011.