12
 
Lajme Shqip Wednesday, 02 April 2014 12:40

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, tha sot se mbetete kandidate për presidente të vendit, dhe se nuk do të bëjë marrëveshje më kandidatët e tjerë, për ta tërhequr kanididaturën e saj.

Tymoshenko i ka bërë këto komente gjatë një konference të mbajtur në Kiev, dhe atë një ditë pasi që udhëheqsi i Partisë Demokratike për reforma në Ukrainë, Vitali Klitchko, i ka bërë thirrje asaj që të tërhiqet nga kandidatura dhe të mbështesë Petro Poroshenko.
Klitschko të shtunën që lam pas, ka hequr dorë nga kandidimi i tij për president ndërsaka bërë me dije se do ta mbështesë biznesmenin poroshenko.
Klitschko ka bërë me dije se do të kandidojë për kryetarë të Kievit.

 
Lajme Shqip Friday, 07 December 2012 17:11

Ukrainë – Partia opozitare në Ukrainë, Mëmëdheu, ka shpallur se ish kryeministrja Yulia Tymoshenko, do të jetë kandidate në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Arseniy Yatsenuk nga kjo parti, i ka njoftuar sot gazetarët në kryeqytetin Kiev, se ai shpreson se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, do të marrë “vendim të drejtë” dhe do ta shfajësoj zonjën Tymoshenko, para zgjedhjeve të vitit 2015.

Aktualisht, ajo po e vuan dënimin me burg, pasi në tetor të vitit të kaluar, nga një gjykatë në Ukrainë ishte dënuar me kohëzgjatje prej 7 vitesh, për keqpërdorim të pozitës derisa ishte kryeministre.

Tymoshenko ende ballafaqohet me akuza se i është shmangur pagesës së tatimeve në shumë prej miliona dollarëve amerikanë, lidhur me një kompani private të energjisë, të cilën ajo e kishte udhëhequr gjatë viteve të 90-ta.

Zonja Tymoshenko thotë se është viktimë e hakmarrjes politike nga presidenti Viktor Yanukovych, i cili e mundi atë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2010.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 29 October 2012 22:52

Ukrainë – Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Tymoshenko, e cila ndodhet në burg, ka njoftuar sot se ka hyrë në grevë urie, në shenjë proteste ndaj asaj që ajo e ka quajtur falsifikim të zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

 

Avokati i Tymoshenkos, Serhiy Vlasenko, lexoi një deklaratë të shkuar nga Tymoshenko, ku ajo lajmëron për vendimin e saj për të hyrë në grevë. Vlasenko tha se Tymoshenko ka vendosur të pijë vetëm ujë.

 

Një koalicion opozitar, që përfshinë edhe partinë e Tymoshenkos, “Atdheu”, është duke u rënditur i dyti, me mbi 22 % të votave, me rreth 2/3 e votave të numëruara.Me më shumë se 60 % të votave të numëruara, partia në pushtet e presidentit Viktor Yanukovych është duke kryesuar me 34 % të votave.

 

Ndërsa Partia Komuniste ka arritur të pozicionohet në vendin e tretë, me rreth 15 % të votave të qytetarëve të Ukrainës.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 29 August 2012 12:44

KIEV- Liderja e opozitës në Ukrainë do të vazhdojë të vuajë dënimin në burg. Gjykata e Lartë shqyrtoi sot padinë e depozituar nga avokatët e Timoshenkos e cila kundërshtonte dënimin për abuzim me detyrën.

Timoshkenko e cila aktualisht është në spital, u burgos tetorin e kaluar dhe u dënua nga gjykata me shtatë vite burg. Me vendimin e sotëm Gjykata e Lartë la në fuqi masën e marrë në shkallën më të ulët duke mos i dhënë të drejtë Timoshenkos.

Liderja e opozitës u dënua për një marrëveshje gazi të cilën e kishte firmosur me Rusinë e Vladimir Putinit në vitin 2009 kur ajo drejtonte shtetin. Timoshenko e ka cilësuar gjyqin dhe dënimin e saj si një sulm me prapavijë politike ndërsa Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka nisur shqyrtimin e çështjes së saj.

Në kohën kur Gjykata po përgatitej për të dhënë vendimin një numër prej 150 personazh ishin mbledhur në ambientet e jashtme të godinës në mbështetje të lideres së opozitës.

Pavarësisht se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar Timoshenkon si një viktimë e drejtësisë selektive, Presidenti Viktor Janukovich ka refuzuar ta lirojë. Të premten e kaluar ai tha se nuk do të lejojë ndërhyrjet në punët e brendshme si një çmim që duhet paguar për negociatat e integrimit në Bashkimin Evropian. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 August 2012 21:20

Ukrainë – Ish Kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko po i drejtohet Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër burgimit të saj nga Ukraina mbi akuzat për shpërdorim detyre.

Seanca e së martës vjen një ditë para se gjykata e lartë e Ukrainës pritet të vendosë mbi ankesën e saj kundër dënimit shtatë-vjeçar të ish-Kryeministres.

Akuzat për keqpërdorim detyre lidhen me një marrëveshje gazi natyror me Rusinë që ajo ndërmjetësoi në vitin 2009, ndërsa shërbente si kryeministre.

Ajo gjithashtu ndeshet me akuza për përvetësim të ardhurash dhe evazion fiskal, në një gjykim që pritet të rifillojë më 11 shtator.

Zonja Timoshenko, një bashkë-udhëheqëse e Revolucionit Portokalli pro-demokracisë të vitit 2004, thotë se të dyja akuzat përbëjnë një hakmarrje politike ndaj saj nga ana e Presidentit Viktor Janukoviç, i cili fitoi zgjedhjet ndaj saj në vitin 2010, me një fitore të ngushtë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 16 August 2012 18:02

Ukrainë – Autoritetet ukrainase kanë ofruar lirimin e ish-kryeministres Yulia Tymoshenko, në këmbim të pagesës së shumës prej shatë miliardë dollarëve”, ka thënë Oleh Rybachuk, ish shef i zyrës së presidentit të Ukrainës, transmeton agjencia ruse e lajmeve RIA.

Rybachuk theksoi se oferta është “vënë në tryezë”, gjatë bisedës së presidentit Viktor Yanukovych me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Thuhet se oferta mbahej fshehtë nga publiku, i cili do të ishte e pakënaqur nga kjo “tregti”. Por, se oferta zyrtare vërtet ka ekzistuar këtë ia vërtetoi Rybachukut një prej këshilltarëve të kancelares Merkel.

“Këshilltari i Angela Merkeles më tha se pasi Yanukovych e bëri ofertën, kancelares i është dashur një kohë që ta merrte veten”, ka thënë Rybachuk për këtë ofertë.

Agjencia ruse shkruan se deri tash nuk ka koment zyrtar nga qeveria e Ukrainës, përkitazi me këtë deklaratë.

Të përkujtojmë se Tymoshenko është duke vuajtur dënimin me shtatë vjet burg për shpërdorim të detyrës. Çështja e saj ka shqetësuar botën pasi është përkeqësuar shëndeti i saj dhe pas akuzave se ajo është rrahur nga rojet dhe se trajtohet në mënyrë johumane. Ish kryeministrja ukrainase shpejtë do të dalë në një gjykim tjetër me akuza se në vitet ’90, si kryetare e një kompanie, është marrë me importin dhe shpërndarjen e gazit duke shmangur taksat që arrijnë në disa milionë dollarë.

Në anën tjetër, Presidenti aktual i Ukrainës është akuzuar për vjedhjen e 14 miliardë dollarëve, ndërsa bujarisht ka “ofruar” gjysmën e kësaj shume për lirinë e Tymoshenkos. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 09 May 2012 07:50

Ish-kryeministrja e Ukrainës, që ndodhet aktualisht në burg ka vendosur dje t’i japë fund grevës së urisë, që zgjati prej 19 ditësh. Jevgenia Timoshenko shpjegoi se e ëma do të dërgohet të mërkurën në spital, ku  do të kurohet nga mjekët gjermanë për problemet me kollonën.

“Sot nëna ime u vizitua nga Mjeku gjerman Harms dhe ata biseduan së bashku. Ai i komunikoi një mesazh të Këshillit të Mjekëve, i cili thoshte se nëse trajtimi nuk nis në të ardhmen e afërt, kjo mund të çojë në paaftësi. Nën vëzhgimin e tij, nëna ime do të transferohet në spital dhe për momentin kurimi nuk mund të nisë shpejt për shkak të grevës së urisë”, tha e bija e ish-kryeministres, Yevgenia Timoshenko.

Julia Timoshenko hyri në grevë, pas keqtrajtimit nga rojet e burgut. Këta të fundit hodhën poshtë çdo akuzë. Përkrahësit e saj publikuan disa foto të udhëheqëses së opozitës ukrainase me njolla në trup. Jevgenia tha se e ëma ka humbur 10 kg gjatë këtyre ditëve, temperatura e trupit i ka rënë ndjeshëm dhe ajo mund të ikë nga momenti në moment.

Julia Timoshenko u dënua me shtatë vjet burg në tetor e akuzuar për abuzim detyre, gjatë kohës kur ishte kryeministre e Ukrainës. Si Bashkimi Europian ashtu dhe Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar gjyqin kundër saj si të motivuar politikisht duke kërkuar lirimin e saj të shpejtë.

Julia Timoshenko është armikja e përbetuar e presidentit Viktor Janukovic. Ajo ndihmoi në rrëzimin e tij nga pushteti gjatë Revolucionit Portokalli të vitit 2004.

Më herët, autoritetet ukrainase vendosën të shtynë samitin evropian që do të zhvillohej më 11-12 Maj, pasi presidentët e Gjermanisë, Austrisë, Rumanisë dhe Republikës Çeke anulluan udhëtimin. Kryefjala e bojkotit ishte trajtimi i Julia Timoshenkos. (tch)

 
Lajme Shqip Thursday, 03 May 2012 18:14

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi njoftoi të enjten zyrtarisht gjatë një konference për shtyp me Presidentin malazez, Filip Vujanovic, se është tërhequr nga pjesëmarrja në Samitin e Ukrainës (11-12 maj), për shkak të keqtrajtimit që autoritetet vendase po i bëjnë në burg, ish-kryeministres, Julia Tymoshenko.

“Unë kam paraqitur vendimin tim pranë strukturave tona diplomatike dhe pranë strukturave që menaxhojnë këtë Samit për të mos marrë pjesë, duke iu bashkëngjitur linjës së vendeve të BE-së për të protestuar nëpërmjet bojkotit për mënyrën e trajtimit të ish-kryeministres Timoshenko, e cila po i nënshtrohet një trajtimi jo njerëzor”, u shpreh Presidenti Topi në përgjigjie të interesimit të medias.

Topi sqaroi se bojkoti nuk bëhet ndaj vlerave të Samitit të Presidentëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, po bëhet ndaj vendit mikpritës, jo Ukrainës si vend, por pikërisht standardit të demokracisë që sot vërtet është në një krizë të ushtrimit të tij. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 03 May 2012 07:50

Qeveria e Austrisë ka njoftuar se do të bojkotojë të gjitha ndeshjet e Euro 2012 në Ukrainë pas rritjes së irritimit për shkak të keqtrajtimit që i është bërë në burg ish-kryeministres Yulia Tymoshenko.

Ekipi austriak nuk u kualifikua për turneun, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, por kancelari Wener Faymann thotë se ky është një sinjal politik. Liderë të vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian kanë anuluar tashmë vizitat e planifikuara në vendin e Evropës Lindore.

Tymoshenko u burgos vitin e kaluar për abuzim me anë të detyrës, në një proçes të kritikuar nga Perëndimi dhe të cilësuar si të motivuar politikisht.

“Ne jemi të shqetësuar për situatën në Ukrainë dhe në veçanti për gjendjen e ish-kryeministres Yulia Tymoshenko”, ka deklaruar kancelari Faymann.

Fotografi të Tymoshenko, 51 vjeç, që tregonin gjurmë të dhunës në trupin e saj, u publikuan nga mediat ndërkombëtare javën e kaluar. Ish-kryeministrja deklaron se rojet e burgut e rrahën atë teksa po transferohej nga qelia në një spital për t’u mjekuar për dhembjet në kurriz. Prokurorët ukrainas kanë mohuar deklaratat në fjalë dhe kanë akuzuar Tymoshenko se po përpiqet të dëmtojë marrëdhëniet mes vendit dhe Bashkimit Evropian.

 
Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 10:00

Një sërë liderësh europianë i anulluan vizitat në Ukrainë mes shqetësimeve në rritje që po shkakton keqtrajtimi i lideres së opozitës Julia Timoshenko.

Si Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, ashtu dhe Komisionerja e Drejtësisë Viviane Reding e deklaruan hapur se do ta bojkotojnë kampionatin europian të futbollit Euro 2012 në Ukraine.

Angela Merkel ka lënë të kuptohet se do të bëjë të njëjtën gjë. Sipas zëdhënësit të saj, çdo vendim i Kancelares gjermane në lidhje me këtë vizitë, do të varet nga fati i Timoshenkos.

Pesë liderë europianë do të shmangin edhe një samit të muajit të ardhshëm në Yaltë. Vetë Ministria e Jashtme ukrainase njoftoi se presidentët e Austrisë, Republikës Ceke, Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë nuk do të marrin pjesë në takimin e krerëve të Europës qëndrore dhe lindore në datat 11 dhe 12 maj.

“Po e deklarojmë përpara, në mënyrë që askush të mos befasohet”, tha zëdhënësi Oleg Voloshin.

Nuk ka arsye për të menduar se pas këtij gjesti qëndron ndonjë lloj proteste diplomatike. Timoshenko thuhet të ketë hyrë në grevë urie dhe gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Të premten, foto të saj në burg u shfaqën në media, ku liderja opozitare tregon shenjat në trup, dëshmi, siç thotë e keqtrajtimit të gardianëve. 51 vjeçarja e dënuar me 7 vjet burg, për abuzime gjatë ndërmjetësimit të një marrëveshjeje gazi me Rusinë në 2009-ën, mbahet në Kharkiv, në lindje të Ukrainës.

Zyrtarët e lartë të vendit e përshkruan bojkotin e liderëve europianë si rikthim të taktikave të Luftës së Ftohtë. Por në rrugët e Kievit, reagimet janë të përziera.

“Më duket mëse e natyrshme, autoritetet tona po i hapin varrin vetes. Nuk është çështja vetëm tek Timoshenko, por tek të gjitha gjërat që nuk shkojnë në këtë vend. Unë them se Ukraina nuk është aspak gati për kampionatin”, thotë Veronika, një qytetare.

“Vendet e Bashkimit Europian të zgjidhin problemet e tyre një herë, se edhe ata vetë në shumë raste drejtohen nga standarte morale të dyfishta. Më parë të vënë rregull në shtëpitë e tyre, pastaj të merren me Ukrainën”, thotë një tjetër me emrin Denis.

Timoshenko ishte në mesin e drejtuesve të revolucionit të portokalltë të 2004-ës që e beri të dështonte përpjekjen e parë për presidencë të kreut aktual të shtetit Viktor Janukovic, dhe ka qenë dy herë kryeministre e vendit.

Bashkimi Europian e ka paralajmëruar Kievin se për sa kohë Timoshenko do të qëndroje në burg, anëtarët e tij nuk do t’i ratifikojnë marrëveshjet politike dhe ato të tregtisë së lirë me Ukrainën.

12