12
 
Lajme Shqip Saturday, 06 October 2012 11:30

Londër –  Robert Pattinson është votuar për mashkullin më seksi në botë. Përzgjedhja e revistës britanike “Glamour” gjithmonë merret si kriter shumë serioz në renditjen e më seksipilëve dhe bëhet çdo vit, ndërsa Pattinson, këtë titull e merr për të katërtin vit radhazi.

Ylli i ‘Twilight’ në listën e 50 njerëzve më të bukur mposhti Tom Hiddlestonin, aktorin nga filmi “Thor” dhe Johnny Depp, i cili është në vendin e tretë.

Ndërsa ylli i filmit “Prometheu”, Michael Fassbender, ndodhet në vendin e katërt, aktori i “Sherlock”, Benedickt Cumberbatch, pason në pozitën pestë, ndërsa vitin e kaluar ishte pozicionuar në vendin e 33-të.

Top 10-ja përfundon me Robert Downey Jr, Taylor Lautner, Paul Wesley, James McAvoy dhe Henry Cavill.

Ndërsa në top 50-she janë përfshirë edhe David Tennant, Colin Firth, Matt Smith, David Beckham dhe Justin Bieber, i cili ka rënë dy vende, gjegjësisht gjendet në pozitën e 49-të.

Vlen të theksohet se mbi 40,000 njerëz votuan në sondazhin e revistës “Glamour”, “50 njerëzit më seksi të vitit 2012”. (LajmeShqip.com)

Top 10 meshkujt më seksi për vitin 2012 janë:

1. Robert Pattinson

2. Tom Hiddleston

3. Johnny Depp

4. Michael Fassbender

5. Benedict Cumberbatch

6. Robert Downey Jr

7. Taylor Lautner

8. Paul Wesley

9. James McAvoy

10. Henry Cavill.

 
Lajme Shqip Friday, 10 August 2012 15:45

Pasi ka rënë nga pesha mjaft dukshëm, aktorja e famshme pjesëmarrëse në filmin ‘Twilight Saga’, Ashley Greene, shfaq trupin e saj të bukur për të reklamuar koleksionin e ri të rrobave intime ‘Esquire Baby’.

Pas pjesëmarrjes tepër të suksesshme në filmin ‘Twilight Saga’ me rolin e Alice Cullen, Ashley është në përfundim të regjistrimeve të filmit horror më të fundit ‘The Apparition’, i cili pritet të bëj një bujë të madhe në teatër.

Ajo shfaqet si një divë e vërtetë me të brendshmet e ‘Esquire’, duke pozuar me mjaft sensualitet para aparatit fotografik të Brooke Nipar.

Teksa duket si një femër që ka gjithçka që do të dëshironte: famën, paranë, bukurinë, të gjitha këto në një moshë ku mund ta shijojë jetën në maksimum, gjërat për të nuk kanë qenë gjithnjë kaq të mira.

“Kur isha 18 vjeçe nuk gjeja asnjë mundësi punësimi, dhe e kuptova që duhej të lija mënjanë mbrëmjet me shoqërinë dhe ta merrja më seriozisht punën time”, ka thënë ajo.

Me talentin e saj, bukurinë natyrale dhe trupin mahnitës, aktorja me të vërtetë të mrekullon plotësisht. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 05 August 2012 09:51

Kristen Stewart është përjashtuar nga pjesëmarrja në premierën e filmit të ardhshëm të Robert Pattinson, “Cosmopolis”.

Lajmi u publikua ditën e premte në të përditshmen amerikane “U.S Today”. Premiera e filmit në fjalë është caktuar për në datën 13 gusht, përpara se të debutojë në të gjithë kinematë amerikane katër ditë më pas.

Me Pattinson protagonist kryesor të filmit, anëtarëve të sigurisë ju është thënë që të mbajnë larg Stewart, nga frika e ndonjë skandali, në atë që mund të ishte takimi i parë midis dy aktorëve që prej tradhtisë së 23-vjeçares me regjisorin e filmit të saj të fundit.

Më përpara, Kristen kishte marrë një ftesë për të qenë e pranishme në këtë premierë.

Një burim në dijeninë e fakteve deklaroi se “pavarësisht faktit që Robert dhe Kristen kanë komunikuar sërish me telefon, ajo nuk do të jetë në debutimin e “Cosmopolis”. Siguria është vënë në dijeni dhe Stewart as që duhet të lejohet t’i afrohet tapetit të kuq gjatë ceremonisë”.

 
Lajme Shqip Thursday, 02 August 2012 12:02

‘Vanity Fair’ ka publikuar sot fotografi për të gjithë ata skeptikë, të cilët menduan se nuk kishte një foto të vërtetë që të tregonte se marrëdhënia mes aktores Kristen Stewart dhe regjisorit Rupert Sanders ishte më tepër se miqësore.

Sot në mënyrë ekskluzive ka shkatërruar ndoshta përfundimisht marrëdhëniet mes aktores dhe Robert Pattinson edhe në sy të publikut.

Për këtë po ju paraqesim fotografitë që tregojnë se bukuroshja e ‘Twilight’ ka tradhtuar në mes të ditës partnerin e saj në film dhe në jetë, me të cilin kishte bërë edhe plane për martesë, Robert Pattinson!

 
Lajme Shqip Tuesday, 31 July 2012 11:47

Hollivudi u trondit nga ndarja e princit dhe princeshës së tij, Robert Pattinson dhe Kristen Stewart.

Fama që çifti i Twilight kishte krijuar është i paimagjinueshëm, aq sa fama e tyre krahasohet dhe me atë të çiftit mbretëror Will dhe Kate.

Sondazhe të bëra ditëve të fundit kanë treguar se Kristen është shndërruar në femrën më të urryer të Hollivudit dhe se ata që e kanë dashur, dhe ata që nuk e kanë dashur, do t’i bojkotojnë filmat e saj në të ardhmen. Tradhtia që ajo i bëri aktorit anglez Pattinson, me regjisorin anglez Rupert Sanders, i martuar dhe me dy fëmijë, me siguri që do t’i shkaktojnë Kristenit probleme në karrierë.

“Mjaft admiruese të Robit do t’i bojkotojnë filmat e saj, dhe jo vetëm ato! Kështu që rrugëtimi i Kristen do të jetë i gjatë për të ndriçuar sërish në karrierë, po ashtu edhe të fitojë sërish admirim.”

Pa dyshim që Kristenit do t’i duhet goxha kohë dhe mund për të fshirë nofkën e saj të re ‘Tradhtarja’. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 30 July 2012 13:06

Djaloshi britanik 26-vjeçar, i cili la Londrën për të ndjekur të dashurën e tij në apartamentin e tyre në Los Anxhelos, mësohet të jetë sjellë mjaft çuditshëm 3 ditëve të fundit. Sipas burimeve të tabloidit anglez ‘The Sun’, ai ka evituar komunikimin me miqtë e tij dhe është parë nën shoqërinë e një vajze anonime. Vajza, e cila i ka bërë shoqëri gjatë një mbrëmje për të pirë alkool dhe për të folur pa rezerva, ka treguar se ai ndihej i çuditshëm me veten e tij pasi nuk kishte dëshirë të fliste me asnjë nga miqtë e tij dhe se nuk dinte çfarë të bënte me ngjarjet e rrufeshme të ditëve të fundit.

Miqtë e tij që kanë kërkuar ta takojnë ditët e fundit, e kanë pasur të pamundur pasi ai ka qenë gjithnjë i zënë duke luajtur gjithë ditën me video-games. Por këshillimi me një njeri të panjohur duket se i ka hapur dritaren për të parë më mirë, ose për të guxuar më shumë, pasi menjëherë pas asaj mbrëmjeje, ai është kthyer në shtëpinë e përbashkët me Kristen për të paketuar të gjitha rrobat e tij.

Furgoni i cili ka mbledhur plaçkat e Pattinson, është shenja më e qartë që Robert ka vendosur të mos e falë tradhtinë e të dashurës së tij me 41 vjeçarin Rupert Sanders, regjisorin e filmit ku ajo pak muaj më parë kishte interpretuar në “Snow White And The Huntsman”.

Kristen dhe Robert u njohën në skenën e sagës së famshme të vampirëve dhe konsideroheshin si një nga çiftet më solide të Hollivudit deri në momentin e zbulimit të tradhëtisë. Menjëherë si u bë publik flirtimi i Kristen me babain e dy fëmijëve si dhe i martuar me modelen Liberty Ross, ajo nxori një njoftim për shtypin duke thënë:

“Kërkojë thellësisht falje! Kjo ngjarje e gabuar ka dëmtuar gjënë më të rëndësishme në jetën time, personin të cilin e dua dhe respektoj më së shumti, Robin.”

Në muajin Nëntor do të mbahet premiera finale e filmit “Twilight”, ku të dy aktorëve ju është theksuar se prania e tyre në këtë ceremoni është e detyrueshme. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 05 July 2012 09:10

Në një intervistë të dhënë për revistën britanike ‘GQ’, Robert Pattinson na tregon pak për pëlqimin e tij ndaj Hip Hop-it, si është mësuar të punojë me Frida Giannini për firmën e njohur ‘Gucci’, dhuratat e çuditshme që ka marrë nga fansat, si dhe skenat e seksit që ai ka realizuar.

Në një rrëfim të sinqertë asi tregon se modeli më i shëmtuar i flokëve që ka pasur, ka qenë për një rol në filmin e Salvador Dalit, një rol në të cilin atij ju desh të vendoste eksteishën për të formuar balluke.

“Oh, ky ishte një model që më bënte të ndihesha shumë i çuditshëm!” ka thënë Pattinson.

Gjithashtu aktori britanik luan rolin e miliarderit Eric Parker nëfilmin ‘Cosmopolis’, një dramë e realizuar në ‘New York’ dhe që do të shfaqet në një të ardhme të afërt. Roli i tij në këtë film është i shoqëruar me një këngë hip-hop ‘Definitly Ol’ Dirty Bastard’.

Duke folur për skenat e seksit në film, ai e pranon që të realizosh një skenë të tillë nuk është e thjeshtë. Juliette Binoche është një nga aktoret e mia të preferuara për të realizuar skena të tilla, pasi me atë nuk ndjehesh fare në siklet dhe realizimi del ashtu siç kërkohet. Në atë çfarë mësoi duke punuar me Frida Giannini, Robert Pattinson tha, “Do t’ju duket qesharake, por ajo më mësoi një gjë, me firmën Gucci duhej të ruaja gjithmonë kontakte të mira. Ata janë absolutisht të mahnitshëm, sa here që do të kesh nevojë, do të gjinden pranë teje”.

Një temë tjetër që Pattinson ka prekur në këtë intervistë është ajo e dhuratave më të çuditshme që ka marrë nga fansat e tij. “Që ditën që unë kam lënë duhanin kam filluar të mbajë shkopinj dhëmbësh në gojë. Me sa duket kjo gjë ka rënë në sy të fansave dhe në Berlin tek po kaloja në tapetin e kuq, rreth 20 njerëz po me prisnin me një sasi të madhe shkopinj dhëmbësh të paketuar. Kjo situatë ka qenë pak e çuditshme për mua”, ka treguar aktori nën buzëqeshje. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 04 May 2012 09:00

Ylli britanik Robert Pattinson, i cili u bë i famshëm si vampiri Edward Cullen në filmin ‘Twilight’ do të shfaqet tanimë në një film thriller në kërkimin dhe kapjen e diktatorit iraken Saddam Hussein.

‘Mission Blacklist’ është i bazuar në librin e hetuesit amerikan Eric Maddox, i cili udhëhoqi operacionin e vitit 2003 për të identifikuar vendin e liderit dhe kapjen e tij.

Aktori 25-vjeçari është tituall në film. Transformimi i tij i fundit, me flokët e prera shumë shkurt, që pati në filmin ‘Cosmopolis’ i shkon më së mirë për shtat një personi të forcave ushtarake.

Por pamje e tij e jashtme u bë një problem i madh në xhirimet e fundit të ‘Twilight’, aktorit i është dashur të verë paruke. Një burim ka thënë për ‘The Sun’: ‘Me paruke ngjante shkëlqyer dhe askush s’do ta vërë re. Ai nuk mendoi se të priste flokët do të ishte një çëshjte kaq e madhe’.

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 March 2012 12:07

Një tjetër martesë hollivudiane ka shënuar fundin e saj, dhe kësaj here bëhet fjalë për yllin e filmit “Beverly Hills 90210” Jennie Garth dhe atë të filmit “Twilight”, Peter Facinelli.

Pas 11 vitesh martesë, prej së cilës kanë patur edhe tre vajza, çifti ka vendosur të ndahet duke nxjerrë një deklaratë të përbashkët “Ndërkohë që ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë, ne të dy ndajmë të njëjtën dashuri dhe përkushtueshmëri ndaj fëmijëve tanë.”

Deklarata vazhdon, “Ne jemi të vendosur për t’i rritur bashkërisht fëmijët tanë.”

Çifti nuk ka nënshkruar ende dokumentat për divorcin zyrtar, por kjo është vetëm një çështje kohe. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 28 November 2011 12:10

Të gjithë kinematë e Amerikës kanë bërë kërkesë për censurimin e filmit “Twilight”, në serinë e tij të parafundit “The Breaking Dawn – Part One”.

Sipas vëzhgimeve të bëra, ka patur disa raste ku shikues në sallë kanë pësuar dridhje epileptike gjatë skenës kur Bela lind fëmijën gjysëm-vampir nga vampiri i famshëm Edward Cullen.

Skena e shoqëruar me ndezje dhe fikje drite të herëpashershme, dritë të kuqe, të verdhë dhe të bardhë, sipas specialistit epileptik Michel G. Chez, këto skena mund të shkaktojnë dridhje të epilepsisë fotosensitive tek ata që janë të predispozuar. 

Janë pikërisht njerëzit të predispozuar gjenetikisht për t’u ngacmuar nga pulsimi i dritave të kuqe.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në vitin 1990 gjatë një seriali të filmit Pokemon, i cili shkaktoi dridhje epileptike tek fëmijët.

 Sipas specialistit Chez, për të reduktuar rrezikun e ndikimit të këtyre personave nga këto efekte, duhet që të përdoren lente blu për të filtruar dritën e kuqe. (LajmeShqip.com)

 

12