Lajme Shqip Sunday, 02 February 2014 15:36

Një foshnjë është gjetur e vdekur, pasi kishte një javë që ishte hedhur në rrugë nga prindërit e saj. Ngjarja që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur në qytetin Mersin të Turqisë. Bebja e vogël kishte vetëm një javë që kishte ardhur në jetë, por prindërit e tij kishin vendosur që ta braktisin vogëlushin e pafat, të lindur nga lidhja jashtëmartesore.

Për të “shpëtuar” fëmija, nëna 34-vjeçare N.B.E. dhe babi 24 vjeçar T.T., e kanë lënë atë të vetëm, të mbështjellë në një batanije pranë pikës së grumbullimit të plehrave të qytetit.

Fëmija njëjavësh ka qëndruar mbi qiell të hapur plot një javë, derisa është gjetur i vdekur nga punonjësit e bashkisë.

Sipas raportit mjekësor, fëmija ka vdekur nga i ftohti dhe uria dhe është gjetur i lagur pasi kishte katër ditë rresht që binte shi. 

Policia ka arrestuar prindërit e fëmijës dhe u ka caktuar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj tyre është ngritur padi për vrasje me paramendim./zeri/

 

 
Lajme Shqip Saturday, 16 November 2013 14:42

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu vizitoi myslimanët Rohingya gjatë udhëtimit të tij në Mianmar, ish-Birmani.

Së bashku me Davutoglun ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu.

Davutoglu u prit me përqafime nga myslimanët vendas, ndërsa ai është ndër të parët diplomat të lartë që viziton këtë komunitet mysliman, ndonëse në Mianmar, vizitat nga diplomat te huaj janë të shpeshta.
Davutogu tha se nëse mund të themi se ka përmirësim të gjendjes së myslimanëve, ai përmirësim është shumë i vogël, pothuajse i padukshëm. Davutoglu shtoi se Mianmari ka shumë për të bërë.

Mianmari është ndër vendet ku ka shkelje pothuajse të përditshme të myslimanëve vendas, shkelje të cilat janë të motivuara fetarisht. Vala e madhe e trazirave kundër popullsisë myslimane atje është theksuar dukshëm në qershor dhe tetor të vitit të kaluar.

Dhuna ka rezultuar në vrasjen e mijëra njerëzve, dhe zhvendosjen e mbi 100.000 të tjerëve. /titulli/  

 

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=bspIiwyRmtY 

 
Lajme Shqip Friday, 20 September 2013 16:06

Stamboll- Një gjykatë në Stamboll përsëri e ka dënuar me 10 muaj burg me kusht për dy vjet, pianistin e njohur turk në përmasa ndërkombëtare, Fazil Say, për blasfemi.

Pianisti Say nuk ishte i pranishëm në procesin e sotëm.

Në muajin prill të këtij viti, ai u dënua me dënim të njejtë lidhur me akuza për nxitjen e urrejtjes fetare dhe për fyerjen e vlerave islamike, për shkak të disa komenteve të tij gjatë vitit të kaluar.

Në një shkrim në Twitter, ai pos tjerash, pat thënë se “maskarenjtë, vjedhësit dhe karaxhozët, janë Allahista”.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për dënimin e pianistit Say, në muajin prill.

Pastaj, një gjykatë më e lartë në Stamboll, e kishte kthyer vendimin për “lëshime procedurale” duke urdhëruar rigjykim.

Pianisti Fazil Say e ka akuzuar Partinë Për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila është në qeveri në Turqi, për udhëheqjen e një agjende të fshehur islamike dhe thotë se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.

Pianisti Fazil Say, 43 vjeçar, ka luajtur me orkestrat e njohura të Berlinit, Nju Jorkut, Tokios dhe me atë të Izraelit./rel/

 
Lajme Shqip Wednesday, 03 July 2013 18:25

Ankara – Një gjykatë në Turqi ka anuluar projektin për rizhvillimin e sheshit Taksim në Stamboll, tregon një kopje e verdiktit të gjykatës.

Ndryshimi i hapësirës së gjelbërt në sheshin qendror të Stambollit, ka shkaktuar protesta të dhunshme anti-qeveritare gjithandej në Turqi.

Gjykata administrative në verdiktin e dhënë arsyeton se një plan master për të ridizejnuar këtë shesh të gjelbëruar përbënë shkelje të rregullave të konservimit, identitetin e sheshit dhe rregullore të tjera.

Ky vendim thuhet se mund të rrezikoj, atë që shumica e kanë parë si kërkesë personale të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan për të ribërë sheshin Taksim, përkundër kundërshtimeve në terren, të cilat çuan drejt protestave masive kundër stilit të tij autoritar të qeverisjes.

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 09:08

Ankara – Policia speciale ka përdorë topa uji dhe granata me tym kundër qindra demonstruesve anti-qeveri, sot në orët e para të mëngjesit në kryeqytetin Ankara.

Dje, policia anti-terror i ka arrestuar 20 vetë gjatë ndërhyrjes në një tubim në Ankara, lidhur me protestat kundër qeverisë, që tash sa javë po mbahen në gjithë Turqinë, raporton rel.
Protestat masive filluan në fund të muajit Maj, kur policia e ka përdorë forcën kundër pjesëmarrësve të fushatës me të cilën janë kundërshtuar planet për rizhvillimin e parkut qendror në Stamboll.
Protestat janë zgjeruar në demonstrata të mëdha kundër kryeministrit Reccep Tayyip Erdogan dhe qeverisë së tij me prejardhje islamike.
Deri tash në demonstrata janë vrarë katër dhe plagosur afro 7500 vetë.

 
Lajme Shqip Sunday, 23 June 2013 10:17

Ankara – Ankaraja ka përmbyllur një javë jo edhe aq të qetë. Megjithëse protestuesit që prej fillimit të javës që po lëmë pas, zgjodhën një mënyrë të re të të protestuarit, megjithatë situata në Turqi nuk ka kaluar pa incidente.
Nëpër rrugë, njerëzit kanë qëndruar duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit, ka thënë se protesta të tilla, “rrjedhin nga një qendër” dhe se prapa tyre qëndron dikush që po tenton të prishë imazhin e fuqishëm të disa shteteve, si vetë shtetin e tij, por edhe Brazilin së fundmi.
“Ata kanë vendosur një hije të keqe për Turqinë, duke i dhënë një hije të zezë Turqisë si fuqi ndërkombëtare. Tani ata po luajnë lojën e njëjtë edhe në Brazil. Loja është e njëjtë, simbolet janë të njëjta, thirrjet janë të njëjta, Twitter dhe Facebook po përdoren në mënyrë të njëjtë dhe mediat ndërkombëtare po reagojnë njëjtë; I gjithë ky organizim ka qendrën e njëjtë”, ka thënë Erdogan, raporton Euronews.

 
Lajme Shqip Friday, 21 June 2013 08:58

Ankara- Turqia ka kritikuar kancelaren gjermane Angela Merkel, pas raporteve se Berlini po bllokon hapjen e një kapitulli të ri në bisedimet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ministri turk për çështjet evropiane, Egemon Bagis akuzoi Merkel se po shfrytëzon çështjen e anëtarësimit të Turqisë si një “material politik” meqë po kërkon rizgjedhjen në zgjedhjet e shtatorit në Gjermani, raporton rel.

Diplomatët thonë se Gjermania të enjten ka bllokuar hapjen e kapitullit të ri të negociave mes Turqisë dhe BE-së.

Bashkimi Evropian pritet të takohet me zyrtarët turk javën e ardhshme.

Qeveria gjermane ka kritikuar mënyrën se si qeveria turke i është përgjigjur protestave anti-qeveritare, ndërsa konservativët e Merkel përjashtojnë nga programi i tyre anëtarësimin e Turqisë në BE.

Shumica e shteteve anëtare të bllokut, mbështesin negociatat e anëtarësimit të Turqisë, por politikanët në Gjermani e Francë janë kundër.

 
Lajme Shqip Tuesday, 18 June 2013 18:31

Stamboll – Protestuesit në sheshin Taksim të Stambollit, kanë zgjedhur një mënyrë të re për të protestuar. Ata po protestojnë të heshtur. Pa sllogane, pa thirrje. Vetëm pak orë pasiqë ka filluar kjo mënyrë e re e protestimit në Stamboll, e njëjta mënyrë e të protestuesit po bëhet edhe në Ankara. Forma e re e protestimit, vjen pasiqë policia ka larguar protestuesit me forcë nga sheshi Taksim, shkruan Euronews.

Zëvendëskryeministri Bulent Arinc më herët kishte paralajmëruar shtimin e trupave në shesh, por më vonë tha se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.

“Ata u thonë protestuesve provokues, por mendoj se qeveria dhe kryeministri janë provokuesit më të mëdhenj. Ata nuk i shohin këta njerëz, ata nuk i kuptojnë”, ka thënë një grua në Stamboll.

Derisa protestat tashmë kanë nisur të zhvillohen të qeta, përkatësisht të heshtura, kanë ndodhur dhjetëra arrestime mëngjesin e sotëm. 

 
Lajme Shqip Monday, 17 June 2013 20:12

Londër- Truqia, Afrika e Jugut dhe Rusia kanë reaguar me zemërim ndaj qeverisë britaneze për shkak të raporteve se zyrtarët e këtyre vendeve janë përgjuar gjatë samitit të G20-tës në Londër në vitin 2009.

The Guardian kishte raportuar në lidhje me këtë rast, i cili ka të bëjë me përgjimet e disa zyrtarëve turq, gjatë këtij samiti në vitin 2009, ndërkaq lajmi e ka zemëruar tejmase kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan.
Sipas britanikes The Guardian, atëkohë, cak i përgjimeve ishte ministri turk i financave, Mehmet Simsek dhe ish themeluesi i bankës Merril, derisa ishte i ftuar në samitin e G20-tës në Londër. 
Sipas The Guardian, qëllimi i përgjimit “ishte të mblidheshin informata në lidhje me pozicionin e Turqisë karshi reformave financiare globale, derisa bota po përballej me krizën e bankave”.
Ndërkohë publikimet vijnë në një kohë jo edhe aq të mirë për Turqinë. Kryeministri turk, Erdogan, ka fajësuar mediat ndërkombëtare, kryesisht BBC-në, për “fryrjen e ngjarjeve sa u përket protestave të fundit në Turqi kundër qeverisjes së tij”. Madje Erdogan e ka quajtur një “konspiracion ndërkombëtar”. 
“Lajmi se ministri i tij ka qenë viktimë e përgjimeve në Britani, mund ta zemërojë edhe më shumë Erdoganin”, shkruan Guardian. 
Përgjimeve britaneze, nuk u kishtë shpëtuar as ministri i jashtëm jugafrikan. Ai ishte cak i përgjimeve në vitin 2005. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të këtij vendi thuhet: “Nuk kemi ende ndonjë raport të detajuar për këtë, mirëpo ne dënojmë çdo shkelje të privatësisë dhe të të drejtave të njeriut nga ata që pretendojnë të jenë demokratë”.
Dyshohet se edhe zyrtarët rusë janë të përfshirë në këto përgjime. Kjo do të bëjë që pozicioni i Rusisë me SHBA-në, të mos jetë edhe aq i kënaqshëm derisa Samiti i G8-tës po mbahet në Irlandën e Veriut të hënën dhe të martën.

 

 
Lajme Shqip Monday, 17 June 2013 13:47

Ankara – Policia ka paralajmëruar rreth 1,000 sindikalistë grevistë të ndalojnë bllokimin e një rruge kryesore në Ankara ose do të përballen me ndërhyrje.

Punonjësit kanë planifikuar të marshojnë në kuadër të grevës kombëtare, të thirrur nga disa grupe punuese kundër, siç është thënë, trajtimit të dhunshëm të protestuesve
antiqeveritarë.
Të dielën, Erdogan u ka thënë mijëra mbështetësve në Stamboll se protestat kundër tij janë manipuluar nga “terroristët”.Pesë sindikata tregtare të Turqisë kanë nisur grevën mbarëkombëtare kundër, siç është thënë, trajtimit të dhunshëm të protestuesve antiqeveritarë në Sheshin Taksim.
Turqia është përfshirë nga trazirat qysh më 31 maj, kur policia ka shtypur dhunshëm protestat kundër një plani ndërtimor në parkun Gezi të Stambollit.