Lajme Shqip Saturday, 11 January 2014 14:13

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, në artikullin kushtuar 52 vendeve që duhen vizituar për vitin 2014, e përfshinë Shqipërinë në katër vendet e para.

Në vendin e katër nga 52 që këshillon NYT është bregdeti i Shqipërisë që konsiderohet si dëshmi e qyteteve në transformim, ku mund të shihen kafshë ekzotike, mund të eksplorohet e shkuara dhe shijohet plazhi para se ato të mbipopullohen nga turmat e turistëve.

Në përshkrimin për Shqipërinë, thuhet se në bregdetin e saj mund të gjendet bukuria e bregdetit të Dalmacisë, me rrënojat e pazbuluara të Turqisë apo Greqisë, ku mblidhet natyra karakteristike e vendeve rurale të Italisë.

Gazeta shkruan se, zhvillimi i shfrenuar pas komunizmit që kërcënonte të kthente gjithçka në beton, por frenohet nga qeveria e re që ka premtuar për ta mbajtur bregdetin autentik. NYT sugjeron se në vendin antik të Butrintit mund të qëndrohet për më pak se 50 dollarë në natë.  

“Në fshatrat si Qeparoja, me sytë nga Korfuzi, mund të bësh kajak në tunelet e nëndetëseve të Luftës së Ftohtë, mund të notosh krah kështjellave të braktisura dhe të shikosh baticën gjatë mbrëmjes me peshk të freskët në hotelet e Rivierës. Kjo është Evropa kur ishte e freskët dhe e lirë.”

New York Times, gazetë e themeluar që prej vitit 1851, ka fituar 112 çmime Pulitzer, më shumë se çdo kompani tjetër mediatike. Faqja e saj online është një nga më të vizituarat, ku në që prej vitit janarit të vitit 2011 merr mbi 30 milionë vizita unike duke qenë faqja e 33 më e vizituar në SHBA dhe e 117 në të gjithë botën. Në versionin print, NYT është gazeta e tretë në SHBA pas The wall Street Journal dhe USA Today. Tirazhi i saj ditore është mbi 1.8 milionë ndërsa në të shtunën shkon në 2.3 milionë./shekulli/

 

 
Lajme Shqip Friday, 01 November 2013 12:04

Më thuaj nga je, e të them sa e lehtë është të të çoj në shtrat. Këtë informacion ‘të rëndësishëm’, mund ta ketë kushdo tashmë nëpërmjet një harte e cila tregon ‘lehtësinë seksuale të femrave’, në bazë të shtetit ku jetojnë. Një blog në internet që quhet “Target Map” ka realizuar një hartë në të cilën ilustrohet “shkalla e vështirësisë” për të çuar një femër në shtrat, në vende të ndryshme të botës.

Shqipëria është në ‘nivelin mesatar’, që do të thotë se në vend nuk është e lehtë që një femër të pranojë të kalojë natën me një mashkull, por as e pamundur. Sqarojmë se këtu bëhet fjalë për njohje të shpejta dhe studimi u referohet meshkujve që janë në udhëtim. Nivelet e lehtësisë në hartë dallohen në bazë të ngjyrave, shkruan BallkanWeb.

Kështu, nëse shteti në hartë është i mbuluar nga ngjyra jeshile, do të thotë se vajzat që jetojnë në të nuk kanë asnjë lloj paragjykimi të pranojnë ta kalojnë natën me një njohje të re, pa shumë vështirësi. Ndërsa nëse në hartë shteti mbulohet nga ngjyra e kuqe, është krejt e kundërta. Por ka edhe rezultate të ndërmjetme, ku siç e thamë edhe më lart, bën pjesë Shqipëria.

Duket se përfshirja e femrave në dhomën e gjumit, është thjesht çështje kombësie. Kështu meshkujve u duhet vetëm të dinë se nga cili vend është femra me të cilën synojnë të kalojnë natën, për të kuptuar nëse e arrijnë dot apo jo ‘qëllimin e tyre’. Tashmë një udhëtari që ende nuk ka eksperiencën e duhur në këtë fushë, i vjen në ndihmë “Harta botërore e vajzave të lehta”. Kini parasysh se nëse shteti që po vizitoni, bën pjesë në vendet me ngjyrë të kuqe, atëherë aventura seksuale me një vajzë vendase është e absolutisht e pamundur.

Zanafilla e këtij informacioni ‘të rëndësishëm’, nisi kur udhëtari Daryush Valizadeh, ndërtoi një grafik mbi femrat e vendeve të ndryshme duke u bazuar tek eksperiencat e tij personale. Studiuesi i grave i njohur ndryshe si “V Roosh” ka botuar disa përmbledhje mbi mënyrat më efikase për të tërhequr një femër. Këto përmbledhje janë quajtur edhe si ‘udhëzues përdhunimi” dhe kanë marrë kritika të shumta, mirëpo nga ana tjetër kanë fituar ndjekës besnikë, të cilët marrin si bazë shkrimet e 34-vjeçarit, për të bërë aventurat e tyre. Pavarësisht kritikëve të cilët thonë se harta është përgjithësuese dhe saktësia e saj mbetet për t’u diskutuar, ajo i ka kaluar tashmë 1 milionë ndjekës në internet.

 
Lajme Shqip Sunday, 01 September 2013 11:50

Tiranë- Si janë shërbimet që hotelet dhe restorantet në Shqipëri u ofrojnë turistëve që zgjedhin të kalojnë pushimet në vendin tonë? Për të pasur një panoramë të qartë në lidhje me këtë, revista “Monitor” ka bërë një kërkim në një nga sajtet më të njohura për komentet mbi hotelet, “tripadvisor.com”. Ky është një ëeb-site që përdoret si “udhërrëfim” nga shumë klientë para se të zgjedhin hotelin në vendin ku do të shkojnë.
Ajo që vihet nga turistët e huaj është, së pari, një zhgënjim i tyre me “yjet” që reklamojnë hotelet, që ligjërisht nuk janë të bazuara mbi asnjë standard.
Ata vërejnë se hotelet me 5 yje mbi “krye” mund t’i mbajnë ato vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër, pasi janë larg standardeve që mund të ketë një i tillë.
Problemi tjetër është shërbimi. Shumica e komenteve evidentojnë se dhomat janë të mëdha e luksoze, por të “pambështetura” me staf të trajnuar. Stafi çalon në komunikimin në gjuhë të huaj, në sjelljen me klientët, si dhe në përdorimin e mjeteve moderne të pagesës.
Shpesh, stafi duket edhe pak mikpritës dhe jobashkëpunues. Disa të tjerë vërejnë se stafi shpesh është si “i trembur” dhe nuk mungojnë rastet kur pronarët u bërtasin atyre në sy të klientëve.
Problemi tjetër është mëngjesi, i cili përgjithësisht nuk është bufe dhe ofron veçse vezë të ziera apo të skuqura. Mëngjesi është shpesh një zhgënjim për klientët e huaj.
Nga komentet vihet re se klientët e huaj janë shumë të vëmendshëm ndaj shërbimit dhe më pak ndaj luksit të tepruar dhe shpesh “të parakorduar” që mund të ofrojë hoteli. Në “tripadvisor” evidentohen disa hotele të mira, sidomos për stafin dhe shërbimin që u kanë ofruar klientëve. Gjithnjë “mburren” hotelet që ofrojnë një mëngjes bufe dhe të larmishëm.
Ndër pikat e forta, turistët të gjithë evidentojnë ushqimin e freskët dhe të shijshëm dhe me çmime të lira. Sipas tyre, edhe në restorante pranë hotelit mund të gjesh gatime shumë të mira, me çmime të ulëta.
Disa komente:
-“Etiketuar si një hotel me 5 yje. Dhe kjo mund të jetë edhe në Shqipëri, por ndoshta jo gjetkë. Ne ishim në një dhomë në fund të korridorit, me një krevat shumë të madh, por jo me çarçafë aq të mëdhenj sa krevati. Dushi ishte i ngushtë, ndërkohë që një pjesë të mirë të dollapit e zinin mbulesat e dimrit, duke lënë shumë pak hapësirë për të varur veshjet”, thotë një lexues.

-“Dhoma e hotelit ishte vërtet e mirë, por nuk kishte tharëse flokësh as TV satelitor, as shërbim 24 orë, as telefon në dhomë, stafi ishte jo korrekt, kamerierëve duhet t’u luteshe shumë që të vinte porosia, gatimi, jo shumë cilësor. Si pamje, si vend ishte i bukur, por të linte shumë për të dëshiruar, nuk përkonte çmimi i lartë me cilësinë e shërbimit dhe ushqimit. Më vjen keq, ishte një zhgënjim”.

-“Ishte një hotel shumë i vogël, por me dhoma të rehatshme dhe të pastra. Çfarë na impresionoi më shumë ishte se i gjithë stafi dhe pronarët, të prisnin me një ekstra-buzëqeshje duke na bërë të ndiheshim sikur ishim një familje”.

-“Çmimi ishte shumë i lartë krahasuar me atë që merr mbrapsht, pa ashensor, ëireless është në dispozicion vetëm nëse je afër me recepsionin, nuk ka shampo në dhoma, menyja është shumë e varfër në zgjedhje, mëngjes ishte shumë i varfër, pishina hapet shumë vonë në mëngjes dhe mbyllet më herët në mbrëmje”./tema/