Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 11:14

Los Angeles – Sipas burimeve të tabloidit të famshëm amerikan TMZ, është zbuluar kaseta e seksit e reperit Tupac Amaru Shakur, 15 vjet pas vdekjes së tij.

Filmimi prej 5 minutash thuhet se është xhiruar në 1991 dhe tregon reperin të përfshirë në një seks oral me një fanse të tij. Gjatë këtij akti thuhet se në sfond ka qënë një nga këngët e tij që mbetën të papublikuara. Xhirimi pretendohet se është bërë gjatë një feste dhe në ato momente Tupac Shakur ka qënë duke mbajtur dy koktejle në dorë, një të tijën dhe tjetrën të fanses së tij. Gjithashtu thuhet se në të njëjtën kohë që ai ishte i përfshirë në një seks oral nga fansja e tij, ai ka shkëmbyer bisedë me Money B, i grupit rep Digital Underground.

Sipas TMZ, personi që posedon këtë kasetë ka bërë plan që ta bëj këtë kasetë publike së shpejti.

Shtatorin e kaluar Tupac Shakur shënoi 15 vjetorin e vdekjes së tij, dhe që prej atëhere reperi ka qënë objekt thashethemesh të ndryshme.

Plagosja e Shakur jashtë studiove në Manhattan më 1994-ën, ndezi luftën famëkeqe ndërmjet hip-hop-istave të Amerikës Lindore me atë Perëndimore. Kjo gjë çoi në vdekjen e Shakur dhe rivalit të tij, reperit Christopher “Notorious B.I.G.” Wallace, ose i njohur si Biggie.

Të dyja çështjet e vrasjeve, me vendngjarje të ndryshme, kanë mbetur ende të pazgjidhura.

Shakur, i cili ka shitur më shumë se 75 milion albume mbarë botës, pësoi plagë zjarri por që fatmirësisht nuk i kushtuan jetën. Ai u vra mbas 2 vitesh kur ishte në makinë, incident i cili shokoi industrinë muzikore mbarë botën dhe dhe miliona fansa të tij nëpër botë. (LajmeShqip.com)