Lajme Shqip Wednesday, 06 February 2013 14:57

Tunizi – Në Tunizi, një udhëheqës të opozitës, kritik ndaj qeverisë së udhëhequr nga islamikët, e vranë jashtë shtëpisë së tij në kryeqytetin e vendit, Tuniz.

Chokri Belaid ishte një nga drejtuesit e partisë së opozitës Fronti Popullor. Kryeministri Hamadi Jebali e cilësoi vrasjen e tij një krim kundër Tunizisë.

Më tepër se 1 mijë protestues u mblodhën jashtë Ministrisë së Brendshme në Tunis, për të denoncuar vrasjen e Belaidit, me thirrjet kundër partisë Ennahda që udhëheq qeverinë.

Protestuesit u mblodhën në të njëtjin vend, ku filluan dy vjet më parë protestat anti-qeveritare, që rrëzuan nga pushteti udhëheqësin e vendit dhe që u pasuan me një valë protestash të Pranverës Arabe në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore.

Presidenti tunizian Moncef Markouzi e anuloi vizitën që kishte planifikuar për takimin në Kairo të Organizatës së Shteteve Islamike, për shkak të vrasjes.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 14 September 2012 17:03

E premte protestash në botën arabe. Tubime të dhunshme kanë shpërthyer në Sudan, ku është sulmuar Ambasada Angleze dhe ajo Gjermane, nga rreth 5 mijë manifestues.

Një gazetar i Reuters-it i pa protestuesit të hyjnë në ndërtesën e ambasadës në qendër të Kartumit, ku thyen dritaret dhe ndezën një zjarr te porta kryesore. Nuk është bërë e qartë se përse edhe misionet evropianë janë vënë në shënjestër të sulmeve.

Raportet flasin për disa protestues që kanë kapërcyer muret e jashtme të ambasadës amerikane në kryeqytetin sudanez Kartum. Raportohet se policia ka vrarë të paktën një protestues.

Në Egjipt protestuesit kanë qëlluar me gurë kundër Ambasadës Amerikane në Kajro, ndërkohë që sulme të ngjashme janë regjistruar edhe në Liban dhe Jemen.

Rreth 10 mijë manifestues dogjën flamuj amerikanë dhe izraelitë në Dacca të Bangladeshit dhe u përpoqën të hynin brenda ambienteve të Ambasadës Amerikane, për të protestuar kundër filmit “Pafajësia e Myslimanëve”.

Ndërkohë siç raporton televizioni ‘Al Arabiya’, në Tripoli një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Zyrtarët thonë se islamistët sulmuan dhe i vunë zjarrin një restoranti KFC në qytetin verior libanez të Tripolit.

Tym i dendur i zi është raportuar të dalë nga ambasada amerikane në Tunis, ku raportohet se ka pasur të lënduar pas përleshejs së protestuesve me policinë.

Përleshje dhe demonstrata janë raportuar edhe në Jemen, Indi, Indonezi, Iran dhe Afganistan.

Protestat u nxitën nga filmi anti-islamik, që sipas myslimanëve ofendon profetin Muhamed. FBI-ja paralajmëron protesta të ngjashme edhe në SHBA, të organizuara nga grupet ekstremiste. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 13 September 2012 17:04

Jemen – Në Lindjen e Mesme kanë vazhduar protestat dhe sulmet ndaj ambasadave amerikane.

Demonstruesit e kanë sulmuan Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Jemenit, Sana, derisa zemërimi vazhdon të përhapet në gjithë botën myslimane, lidhur me një projekt filmik privat, që tallet me Profetin Muhamed.

Kur demonstruesit janë futur brenda kompelskit të ambasadës, i kanë thyer dritaret dhe i kanë ndezur veturat, para se policia t’i largonte ata, duke përdorë topa uji dhe të shtëna alarmi.

Në Kajro policia është përleshur me demonstruesit, që për të tretën ditë me radhë po protestonin afër Ambasadës amerikane, kundër projektit të përmendur filmik.

Në Teheran të Iranit, forca shtesë të sigurisë janë vendosur afër Ambasadës së Zvicrës, e cila i mbronë interesat e Shteteve të Bashkuara në këtë vend, derisa studentët demonstronin kundër filmit.

Në Irak, grupi militant Asaib al-Haq, që ka ndërmarrë sulme kundër personave të jashtëm gjatë luftës në Irak, u është kërcënuar të gjitha interesave amerikane në këtë vend.

Në Tunizi dhe Sudan, mbrëmë vonë, policia është përleshur me demonstruesit jashtë ambasadave amerikane.

Të martën, është vrarë ambasadori amerikan në Libi, Kristofer Stivens, gjatë një sulmi kundër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Bengazi, derisa masa ka protestuar kundër filmit.

Zyrtarët amerikanë po zhvillojnë hetime nëse militantët e ndërlidhur me al-Kaidën e kanë shfrytëzuar protestën në Bengazi, si mbulesë për ta sulmuar ndërtesën.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka urdhëruar forcim të sigurisë në të gjitha kapacitet tejoqeanike të Shteteve të Bashkuara, pas dhunës në Libi.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 12 September 2012 20:41

Tunizi – Policia e Tunizisë ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë qytetarët e tubuar para ambasadës amerikane në Tunis, në shenjë proteste ndaj një filmi “anti-islamik”.

Filmi i prodhuar privatisht në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar tashmë një sulm vdekjeprurës në konsullatën amerikane në Libi dhe protesta në Egjipt.

Rreth 200 protestues raportohet të kenë djegur flamuj amerikanë dhe të kenë hedhur gurë në drejtim të policisë në Tunis.

Protestuesit janë mbajtur larg ambasadës nga forca të shtuara të sigurisë.

Në ndërkohë, presidenti i Tunizisë, Moncef Marzouki, ka dënuar vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Kristofer Stivens, dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij amerikanë në Bengazi të Libisë.

Ai e ka cilësuar sulmin ndaj konsullatës amerikane si “akt terrorist”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 09:51

Uashington- SHBA-ja është e gatshme që të bashkëpunojë me islamistët në Tunizi, të cilët fituan në zgjedhjet parlamentare, deklaroi sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton.

“Përfaqësuesit e partisë An Nahda do të duhet që t’i bindin partitë sekulare që të bashkëpunojnë me ta. SHBA-ja gjithashtu do të bashkëpunojë me ta”, premtoi Klinton në fjalimin para Institutit demokratik kombëtar në Uashington.

Ajo përkujtoi se An Handa ka premtuar se do t’i respektojë liritë fetare dhe të drejtat e grave dhe shtoi se shumë parti të cilat kanë simbole fetare në botë arrijnë në mënyrë normale të integrohen në proceset demokratike.

“Ideja se besimtarët myslimanë nuk mund të arrijnë në demokraci është e ofenduese, e rrezikshme dhe e gabueshme”, deklaroi Klinton.

Ajo theksoi se kriteret të cilat duhet t’i realizojë çdo parti demokratike janë hedhje e dhunës, respektim i shtetit kryesor dhe i të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërsa veçanërisht respektim i të drejtave të grave dhe pakicave, pranim i dështimit zgjedhor dhe anulim nga inkurajimi i urrejtjes fetare.

“Thënë më ndryshe mënyrën në të cilën proklamohen partitë është më pak i rëndësishëm nga mënyra në të cilën ndikojnë në përvojë”, shtoi sekretarja amerikane e shtetit.

Klinton gjithashtu përmendi se SHBA-ja do të vazhdojë që ta përkrahë “pranverën arabe” edhe krahas paqartësive në tranzicionet ndaj demokracisë në këto vende.

 
Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 09:54

Tripoli – Shpërthime të fuqishme jehuan herët në mëngjes në Tripoli kur forcat e NATO-s  edhe një herë e bombarduan kryeqytetin libian, përderisa forcat e kryengritësve e morën qytetin Jafran në pjesën perëndimore të vendit.

Shpërthime në Tripoli dëgjoheshin gjatë natës dhe herët në mëngjes, ndërsa sipas raporteve të televizionit libian është goditur Al Karama, një pjesë të qytetit të cilën forcat e NATO-s e  bombarduan nga muaji mars. Televizioni libian më vonë lajmëroi se në bombardimet është  goditur edhe stacioni telekomunikues.

Kryengritësit e kontrollojnë pjesën lindore të Libisë, Misratën në pjesën perëndimore dhe zonën malore në afërsi të kufirit me Tunizinë, por nuk arrijnë ta marrin kryeqytetin edhe përkrah asaj që NATO-ja në mënyrë konstante kryen sulme ajrore.

Kryengritësit dje e morën qytetin Jafran, një qind kilometra në pjesën jugperëndimore të Tripolit, pasi që aeroplanët ushtarak britanik shkatërruan dy tanke më 2 qershor. Në qytetin ka mungesë të ushqimit, ujit dhe barnave.

 
Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 10:31

Tunizi – Mes 200 dhe 270 refugjatë u zhdukën në Detin Mesdhe, pasi anija, me të cilën lundronin drejt Evropës, pësoi avari.

Anija e rojes bregdetare të Egjiptit arriti të shpëtojë 560 nga refugjatët, por tani për tani si të zhdukur konsiderohen mes 200 dhe 270 persona, për të cilët supozohet se janë mbytur, pasi që kanë kërcyer nga anija me të cilën udhëtonin.

Operacioni shpëtues ka qenë i vështirë për shkak të motit të keq në rajon.

 
Lajme Shqip Saturday, 02 April 2011 11:35

Tunis – Disa qindra islamikë fundamental u mblodhën mbrëmë në qendrën e kryeqytetit të Tunizisë në protesta kundër karakterit sekular të shtetit.

“Duhet të urdhërohet mbajtja e hixhabit dhe nikabit”, “Jo shtetit sekular”, “Populli mysliman asnjëherë nuk do të pajtohet” brohoritën demonstruesit, të cilët ishin të vëzhguar nga qindra policë.

Protesta u kahëtza drejt ndërtesës së Ministrisë të Punëve të Brendshme. Demonstruesit gjithashtu kërkuan xhami në çdo shkollë dhe universitet të vendit dhe për heqjen e ligjeve antiterroriste.

Tubimi i islamistëve është mbajtur në ditën kur MPB-ja tuniziane kumtoi se hiqet kërkesa që gjatë fotografimeve për dokumente të identifikimit gratë t’i heqin shamitë.

Edhepse 98 për qind e banorëve të Tunizisë janë myslimanë, vetëm një pjesë e vogël e grave ecin të mbuluara, ndërsa dita e premte, e cila për myslimanët është ditë pushimi dhe ditë e lutjes, në Tunizi është ditë e thjeshtë pune.

 
Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 08:39

Tunisi – Ekipet shpëtuese të Tunizisë gjetën trupat e 27 emigrantëve ilegal në ujërat e Detit Mesdhe.

Fatkeqësia ka ndodhur kur të dy varkat, me të cilat kanë udhëtuar, janë përmbysur. Emigrantët kanë qenë në moshë prej 19 deri në 43-vjeçare.

Nga protestat në Tunizi, me të cilat kah mesi i muajit janar është ndërruar presidenti Zin el Andin Ben Ali, një numër i madh i qytetarëve të Tunizisë filluan ta braktisin vendin. Numri më i madh i emigrantëve ilegal nga Tunizia vendstrehim gjetën në ishullin italian Lampeduza, që është në largësi të bregut të Tunizisë prej 113 kilometrave.

 
Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 06:46

Tuniz – BE është gatshme ta dyfishojë ndihmën për zhvillimin e Tunizisë prej 160 milionë në 320 milionë euro në dy vitet e ardhshme, deklaroi dje në Tuniz eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle.

Ndihma është dedikuar për stimulimin e zhvillimit ekonomik të rajoneve më të varfra në Tunizinë qendrore dhe jugore, të larguara nga bregdeti, të famshme në mesin e turistëve evropianë.

Fyle dhe eurokomisari për Punë të Brendshme Sesilia Malmstrom u takua me përfaqësues të autoriteteve dhe vizituan kampe të refugjatëve në kufirin me Libinë.

Mediat kombëtare të Tunizisë dje kumtuan se janë zbuluar trupat e 27 imigrantëve ilegalë të mbytur, të cilët gjatë kësaj jave me dy varka të vogla kanë lundruar për në Evropë dhe në udhëtimin nëpër Detin Mesdhe janë mbytur për shkak të motit të keq.