12
 
Lajme Shqip Saturday, 01 March 2014 18:35

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
21 October 2013 14:18
19 September 2013 14:03
10 September 2013 14:34
29 August 2013 17:32

Këngëtarja ekstravagante Altuna Sejdiu ka publikuar një status në faqen e saj në Facebook, ku shprehet se nuk do të jetë me pjesë e talent show-t “X-Factor Albania”. Përmes këtij postimi të gjatë Tuna falenderon bashkëpunëtorët e saj në këtë rrugëtim dhe sidomos fituesit e X-Factor 2 dhe 3, Arilenën dhe Ergin.

Ajo që vihet në dukje është se këngëtarja nuk ka përmendur në falenderimet e saj prezantuesen e programit Alketa Vejsiu dhe as nuk ka bërë të ditur të cilat janë arsyet e këtij largimi. /albeu.com/

Statusi i Tunës në Facebook:

“E kisha te veshtire ti shkruaj keto rreshta sepse lamtumirat jane gjithmone te tilla. Erdhi momenti i lamtumires me produksionin me te cilin ndava momente nga me te hidhurat deri te me te gezuarat ne karrieren time. Ja ky eshte realiteti i cdo spektakli te atyre suazave, ku derdhet ‘gjak’, ku sakrifikohet nga jeta private e secilit,qe ne fund nga pak te behet dicka e madhe ne skenen shqiptare. Dhe secilin nga keto njerez qe jane pjesë e X-sit, duke filluar nga figurat e medha qe kontribojne per artin tone e deri te asistentet vollonter aty- I dua pafund. (dhe derisa po e shkruaj k’te po bej nga ato fytyrat e mia “ready te shperthej n’lot”. Do t’doja ta shihnit tani:) Njeriu te cilit ja dedikoj kte falenderim eshte Vera Grabocka , profesori i madh i jetes time.
Ajo qe bere ti per mua tejkalon bashkepunimin tone ne x factor. Ti si njeri me keshillat e tua me bere me te forte ne boten e hidhur te showbizit.
Arilena Ara, Ergi Dini – ma keni kompletuar zemren, me keni dhene gezim me te madh nga ato qe kam perjetuar ne arritjet e mia nder vite. Do te ndihem krenare sa here qe do t’ju shoh ne jete duke ecur majave, dhe e di qe jeni ne ate rruge dhe para juve jane megasuksese te cilat do ti gezoj dhe une kudo qe do te jem.Jujeni vet merite e vetes, jeni aty ku jeni fale vetes-un vetem qellova aty, rastesisht, mu si ne foto;)( ouchhhh)
Albani,- do me mungoj humori jot i matur,
Soni: do te me mungoj faqja jote ta shtrydh pak sepse je nje njeri me zemer t’madhe, (ngaqe te njoh privatisht e them te vulosur). I love u momma dhe me padurim pres shperthimin tend ne projektet e rradhes.
Pandi – do me mungoje te dielave krahu jot i djathte qe me mban duke zbritur shkallet ne live show. (Sherim te shpejte.)
Lili Ismaili, gaforre dhe artiste e madhe, flm qe me zbukurove me duart e tua te praruara. Flm per njerezoren qe ma mundesove. Ke qene sup per te qare, per tu rrefyer, per tu keshilluar – si ‘birin/bijen” e vet , psikolog per secilin nga ne aty. Je njeri i rralle dhe une jam mirenjohese per gjithcka qe ke bere per mua.

Faleminderit X, X miliona here te dua.
Do me mungosh.”

 
Lajme Shqip Monday, 16 December 2013 18:35

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
26 November 2013 14:30
21 October 2013 14:18
19 September 2013 14:03
10 September 2013 14:34
29 August 2013 17:32

Përgjatë gjithë verës kënga e saj në duet me Cozman, ishte ajo që u dëgjua më shumë në secilën ndejë e radio. Dhe duket se kjo është një arsye më shumë që këngëtarja nga Maqedonia ka nisur angazhimin e saj rreth realizimit të një kënge tjetër.

Se do të vijë shpejt me një tjetër projekt e ka pohuar vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka publikuar një foto në të cilën shihet ajo, Getoar Selimi e Cozman.

Ndonëse ajo nuk ka treguar se me cilin nga djemtë do ta këndojë këngën e radhës, menaxheri i Getit pat pohuar kohë më parë për Tribuna, se këngëtari që ai ka nën menaxhim dhe Tuna janë duke punuar rreth një kënge, e cila nuk dihet me saktësi se kur do të publikohet.

Se a do të jetë kënga me të parin e ‘Babastars’ apo Tuna ka në plan një tjetër duet me të dashurin, mbetet të shihet.

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 November 2013 14:30

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
21 October 2013 14:18
19 September 2013 14:03
10 September 2013 14:34
29 August 2013 17:32

Tuna Sejdiu, këngëtarja më “in” për momentin, duket se ka marr hov pozitiv në të gjitha sferat e jetës. Po shijon famën e saj si asnjëherë më parë, duke qenë pjesë e projekteve të ndryshme televizive, duke mos lënë anash as mbrëmjet e shumta muzikore.

E dashuruar si kurrë më parë, ajo dhe Cozman, po jetojnë ditët si një çift i përkryer. Tuna, nuk lë anash asnjëherë as look-un e saj. Së fundmi ka realizuar një set fotografish, në të cilat duket seksi dhe tejet tërheqëse.

 
Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 14:18

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50

Këngëtarja Tuna po vazhdon të ndezë sallat me performancat e saj. Së fundmi ajo po zhvillon një turne në Gjermani me të dashurin e saj, Cozman.

Në bazë të fotografive, shihet se Tuna ka krijuar një atmosferë të zjarrtë.

Së fundmi është raportuar se këngëtarja fiton mjaft edhe në bazë të klikimeve, sidomos me hitin e saj të fundit.

 
Lajme Shqip Thursday, 19 September 2013 14:03

Ka qenë totalisht e ngarkuar gjatë sezonit me turneun e saj “Fenix” në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni ndërkaq, me të përfunduar turneun, Tuna ka planifikuar që muajin shtator ta shfrytëzojë për pushime.
Ajo nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërkuar lejen e fansave për të bërë pushime duke shkruar:
“A m’jepni izen me shku n’pushim”?
Gjatë këtij sezoni veror, Tuna përveç që ka ngjallur shumë reagime me hitin e saj “Fenix” duke u bërë një nga këngëtaret më të përfolura, ajo ka qenë shumë zënë më turneun e saj gjatë gjithë sezonit veror.

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 September 2013 14:34

Këngëtarja më e përfolur tash për tash ka angazhuar truprojë personale. Tuna, si duket, kohëve të fundit, me angazhimet që ka pasur dhe po vazhdon të ketë nëpër mbrëmjet e saj, e ka ndier veten më të sigurt duke e angazhuar edhe një truprojë personale, përveç “truprojës” Cozman.

Ajo, në rrjetin e saj social “Instagram”, ka publikuar një foto ku shihet me një revole në dorë, ku afër saj ka Cozman dhe truprojën Arbnorin.

 
Lajme Shqip Thursday, 29 August 2013 17:32

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50

Lidhja mes këngëtares shkupjane Tuna dhe reperit Cozman tashmë është bërë e ditur, mirëpo lajmi që po qarkullon tani në opinion flitet për një shtatzëni të mundshme. Çifti është duke bashkëjetuar tani e disa muaj, kështu që mbase edhe mund të ndodhë që Tuna të jetë shtatzënë, shkruan Z ëri.
Këtë lajm këngëtarja nuk e ka konfirmuar ende por duket se ata kanë gjetur qetësinë pranë njëri-tjetrit. Ndërkaq përkundër saj Tuna vazhdon ta fascinoj publikun me performancat e saj muzikore dhe pritet që shumë shpejt ajo të sjellë befasi në skenën muzikore.

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 15:30

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50

Por rekordet nuk përfundojnë këtu. Ajo po triumfon edhe koncerte të përnatshme. Edhe pse Tuna thuajse çdo ditë lajmëron fansat e saj përmes rrjetit social se ku do të performojë, këngëtarja e ka postuar edhe një listë me data dhe emra të qyteteve ku është e pranishme.

Bazuar në këtë listë, shihet që Tuna qysh në fillim të korrikut e deri në përfundim të gushtit i ka vetën dy dit të lira, duke qenë kështu prezente në secilin kënd shqipfolës. Dhe me këtë shkupjania dëshmon që për këtë sezon është këngëtarja më e kërkuar shqiptare.

 
Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 15:29

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50

Këngëtarja nga Shkupi Altuna Sejdiu, e cila gjatë gjithë periudhës së verës është marrë me turin e saj muzikor Fenix ka gjetur pak kohë edhe për të pushuar.
Ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqet në jug të Shqipërisë.

Sigurisht që pranë saj ndodhet dhe i dashuri Cozman, i cili ka qenë me të në çdo koncert. Madje ata duket se janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri.
Ashtu siç shihet edhe në foto Cozman është zhytur në ujin e kristaltë të plazhit ndërkohë që është kapur poshtë këmbëve të Tunes, në drejtim të “zogut, më të mirë prej krejtve”., shkruan reporteri.

Se Cozman aty e ka më mirë se çdo kund tjetër, e thotë edhe Tuna, në tekstin bashkangjitur fotografisë. Ajo shkruan, “I dashur është më mirë atje poshtë ku ka lagështi, merre atë nga unë”.

 
Lajme Shqip Monday, 12 August 2013 15:50

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50

Këngëtarja nga Shkupi, Tuna, për dy vite radhazi vazhdon të jetë, më e përfolura dhe më e dëgjuara në skenën muzikore shqiptare. Ajo vitin e kaluar u bë hit me prekjen që i bënte “zogut” në këngën “I asaj”.
Ndërsa aktualisht ka shkelur të gjithë konkurrentët e saj me këngën “Fenix”, që gjithashtu në qendër ka “zogun”, transmeton gazeta Shekulli. 
Por sado që ajo mundohet të del më origjinale, nga këngëtarët e tjerë të skenës shqip të muzikës, edhe ajo ka kopjuar, bile deri në detaje.
Veshja karakteristike në këngën e saj të fundit, del të jetë e kopjuar nga një pop këngëtare amerikane. Bëhet fjalë për Cecelia Marie, e njohur ndryshe si Cece Frey, e cila u rendit e 6-ta në X Factor USA, sezoni i II-të.

12