Lajme Shqip Monday, 04 February 2013 18:05

SHKUP– Në Klinikën infektive në Shkup sot u regjistrua viktima e dytë që ka ndërruar jetë nga virusi i njohur si “gripi i derrit” apo H1N1. 

Mediat vendase bëjnë me dije se pacienti i vdekur 52-vjec, ishte hospitalizuar në spital më 23 janar, në gjendje të rëndë për shkak të ndezjes në mushkëri dhe megnitisin.

Nga analizat laboratorike ka rezultuar se tek pacienti ishte izoluar visuri i gripit A(H1N1). Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 126 raste të pacientëve që kanë ankuar me virusin e gripit sezonal, por që të gjithë janë hospitalizuar në Klinikën Infektive.

Gjatë muajit të kaluar u regjistrua viktima e parë nga virusi i ashtuquajtur si “gripi i derrit” dhe bëhej fjalë për një qytetar nga Tetova.(INA/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 04 January 2013 20:22

Berlin – Fshehja apo mbajtja në vete e emocioneve negative mundet të ketë pasoja të rrezikshme për shëndetin, pohojnë ekspertët nga universiteti gjerman, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 6.000 pacientë.

Shkencëtarët gjermanë, studimi i të cilëve ishte publikuar në revistën “Health Psychologies”, kanë vërtetuar se personat që hedhin jashtë, apo e shprehin mllefin e tyre, kanë më pak probleme shëndetësore, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe dëmtimet e veshkave.

Temperamentët italianë dhe spanjollë jetojnë pothuajse dy vjet më gjatë, në krahasim me britanikët e ftohtë. Nga ana tjetër mbajtja, apo fshehja e zemërimit mundet të ketë pasoja negative, si në shëndetin mendor, po ashtu edhe në atë fizik.

Studimi po ashtu shpjegon se njerëzit që në veten e tyre e fshehin stresin kanë puls më të shpejtë të rrahjeve të zemrës, që me kalimin e kohës ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, si dhe shton gjasat për zhvillimin e sëmundjeve kordiovaskulare. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 02 January 2013 16:14

Tirane – Besohet që buzëqeshja dhe e qeshura me gjithë shpirt mund të bëjnë shumë për shëndetin tuaj. Shkencëtarët kanë dëshmuar që gjatë qeshjes lirohet hormoni i lumturisë (endorfina) në trup dhe reduktohet shkalla e hormonit të stresit (kortizolit). Përparësitë më të rëndësishme të së qeshurës që janë dëshmuar nga ana e shkencëtarëve mund t’i lexoni në vazhdim:

Qeshja ju bën më tërheqës
Dihet që njerëzit e hareshëm dhe të përzemërt në shoqëri janë më të preferuar për shoqërim se ata që shumicën e  kohës e kalojë me disponim të keq. E qeshura do t’ju bëjë më të arritshëm, por edhe më tërheqës për gjininë e kundërt.

Përmirëson disponimin
Kur jeni të dëshpëruar provoni ta bëni veten të qeshni me zor. Kjo do t’i dërgojë trurin tuaj sinjale që sugjerojnë që jeni të lumtur, dhe kështu vetvetiu do të ndryshojë edhe dispominin tuaj.

Liron nga stresi
Burimet e stresit janë gjithnjë e më të mëdha, por mos lejoni që ato të shkatërrojnë disponimin tuaj. Stresi mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës, pamje të lodhur dhe të rraskapitur. Nëse dita juaj ka qenë stresuese, përmbylleni në shoqëri të mirë ose para televizorit duke shikuar seriale humoristike.

Shëndeti i lëkurës
Muskujt, të cilët i përdorni gjatë qeshjes janë përgjegjës për pamjen rinore të lëkurës suaj. Qeshja e rregullt mund të nxisë qarkullimin në zonën e fytyrës dhe të qafës, të rrisë rrjedhën e materieve ushqyese dhe të oksigjenit dhe të parandalojë plakjen e parakohshme të lëkurës.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 01 December 2012 17:25

Tiranë – Zbulohen 70 raste të reja me virusin HIV. Në total, në të gjithë vendin, numri i të prekurve arrin në 550 veta. Të dhënat u publikuan dje, në prag të Ditës ndërkombëtare kundër AIDS.

Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ngriti dje alarmin edhe për shtimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, sidomos te të rinjtë.

Klamidia, një prej më të rëndëve, ka prevalencë deri në 5.6%. Kjo është evidentuar pas survejancës në popullatë. “Prania e IST (infeksioneve seksualisht te transmetueshme) dhe sidomos klamidias lehtëson transmetimin e mëtejshëm seksual të HIV, ndonëse Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të ulët”, tha Tavo.

Sipas Tavos, një indikator mjaft i rëndësishëm për vlerësimin e peshës specifike qe zë HIV/AIDS, mbetet numri i testimeve vullnetare për HIV. Në krahasim me vitin e kaluar, është regjistruar një shtim i lehtë i personave që paraqiten vetë në qendrat e këshillimit për të kryer analizat.

“Rreth 2137 testime vullnetare janë kryer në qendrat e këshillimit dhe testimit vullnetar në Tiranë dhe në të gjitha prefekturat e vendit, shifër kjo që ka pësuar një rritje te lehtë në krahasim me vitin e kaluar”, tha Tavo.

Ai nënvizoi se fuqizimi i këtyre qendrave duhet të jetë një proces në vazhdimësi dhe ato duhet të ofrojnë shërbimet e tyre në të gjitha komunitetet që i përkasin gjeografikisht.

Në spitalin “Nënë Tereza” aktualisht trajtohen me retrovirale 222 pacientë pranë QSUT. Nga sa bëri me dije ministri i Shëndetësisë, në vendin tonë, pavarësisht prevalencës akoma të ulët dhe numrit te ulët të fëmijëve HIV pozitiv, ata përbëjnë një problem shëndetësor dhe shoqëror të rëndësishëm.

Ndërkohë nga monitorimi që gazetarë të ndryshëm të shëndetësisë kanë bërë në shkolla ka rezultuar se të rinjtë pavarësisht informacionit neglizhojnë, përdorimin e metodave kontraceptive. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 19 November 2012 15:37

Londër – Të izoluara mirë, hapësirat më të vogla ajrosen më së vështiri, ndërsa rritja e lagështisë në shtëpi mund të jetë e rrezikshme për shëndetin për shkak të kushteve të favorshme për t’u zhvilluar myku, theksojnë ekspertët.

Në ditë e ftohta në shumicën e shtëpive rrobat thahen brenda, por sipas hulumtimit më të ri kjo mund ta dëmtojë shëndetin, shkruan Daily Mail. Dy të tretat e njerëzve rrobat e veta i than afër radiatorit ose në të, çka rrit nivelin e lagështisë për 30 për qind në shtëpi gjatë kohës së tharjes së rrobave, ndërsa për 15 për qind mesatarisht. Për këtë arsye hapësirat më të vogla që janë të izoluara mirë ajrosen më vështirë.

Me këtë rritet mundësia për zhvillimin e mykut, i cili mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Në shtëpi ekzistojnë rreth dhjetë mijë forma të mykut, por vetëm dhjetë prej tyre shkaktojnë probleme shëndetësore, më së shpeshti sinusit, bronkit dhe gjendjet e tjera respiratore, si edhe alergjitë. Myku është formë e kërpudhave, i cili formohet kudo, ku është lagështia e bllokuar, por më së shpeshti rreth dusheve, kuzhinës dhe makinës për rroba. Po ashtu, myku shumë lehtë zhvillohet në tapeta, dysheme dhe rreth xhamave të dritareve, theksojnë ekspertët.

“Myku mund të zhvillohet në çdo shtëpi të ajrosur dobët, pavarësisht madhësisë së shtëpisë, por më së shpeshti atje ku ‘rrjedh’ lagështia”, – ka theksuar profesori i mikologjisë mjekësore, Malcolm Richardson nga Universiteti në Manchester.

Thithja e sporeve të mykut mund të rezultojë me infeksionin i cili dobëson imunitetin, por edhe shkakton reaksione alergjike, veçanërisht astmë, sepse sistemi i imunitetit reagon në spore pasi që ato gjejnë rrugën e vet deri te rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Simptomat e problemeve me myk përfshijnë kollën, lodhjen e vazhdueshme, irritimin e syve dhe të fytit, dhimbjen e kokës, irritimin e lëkurës dhe marramendjen.

Për shkak të lagështisë së rritur për shkak të tharjes së rrobave në shtëpi, e rëndësishme është që çdo ditë të ajrosni shtëpinë dhe sipas mundësisë sidomos atje ku mbetet lagështia. Nëse në banjë nuk keni dritare, ndizeni ventilimin. Biocidet (pesticidet për kërpudha) janë po ashtu shumë efikase, theksojnë ekspertët britanikë. Por pas përdorimit të tyre është e rëndësishme të ajroset mirë shtëpia, sepse mund të jenë të rrezikshme për shëndetin. Në banja dhe kuzhina këshillojnë përdorimin e ngjyrës, e cila përmban inhibitorët e mykut, sepse kështu parandalojnë formimin e tij. Po ashtu, e rëndësishme është që kudo ku futet lagështia të rregullohen muret ose izolimi, sepse lagështia përhapet lehtë dhe shpejt. Në largimin e saj do të ndihmojë edhe zbardhuesi.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 18 November 2012 16:09

Montreal – Këtë vit shoqëria amerikane e gjeriatrisë ka publikuar rekomandimin për personat e moshuar që të shmangin të gjitha tabletat për gjumë që përmbajnë gjeneratat e para të antidepresivëve antihistaminikë dhe treciklikë.

Truri i njerëzve më të moshuar mund të ketë probleme me kujtesën jo për shkak të moshës, por për shkak të ndikimit të ilaçeve kundër pagjumësisë, alergjive, kruajtjes ose ankthit, thuhet në hulumtimin e Institutit për gjeriatri në Universitetin Montreal.

Madje 90 për qind e personave më të moshuar se 65 vjeç marrin të paktën një ilaç të tillë me recetë, ndërsa 18 për qind e tyre ankohen për problemet me kujtesën. Tek ata është vërtetuar dëmtimi i lehtë kognitiv, ndërsa hulumtimi provon t’i lidhë këto dy fakte.

Në hulumtimin e kohës së fundit, të cilin e ka kryer ekipi i njëjtë, është hulumtuar se cilat ilaçe kanë ndikim më të fortë në funksionet trunore të kujtesës dhe të koncentrimit. Duke analizuar rezultatet e 162 eksperimenteve të ndryshme në ilaçet të cilat mund të lidhen me receptorët e ndryshëm në tru, kanë ardhur deri te përfundimi që ekzistojnë disa ilaçe që mund të shkaktojnë dëmtimet e këtyre funksioneve.

Për shembull, 68 testimet provuese të benzodiazepanit, i cili përdoret për shërimin e pagjumësisë dhe ankthit kanë treguar dëmtim të vazhdueshëm të koncentrimit dhe kujtesës, me lidhje të qartë me reaksionet në doza të caktuara të ilaçit.

Testimet e antidepresivëve antihistaminikë dhe trikciklikë kanë treguar dëmtime në përpunimin e informatave dhe kujtesës, ashtu që gjatë pranverës së këtij viti Shoqëria amerikane e gjeriatrisë ka publikuar rekomandim për personat e moshuar që të shmangin të gjitha tabletat për gjumë, të cilat përmbajnë gjeneratat e para të ilaçeve të sipërpërmendura.

Problemi është që këto ilaçe me bujari të madhe u përshkruhen pacientëve me kërkesën e tyre, pa testime dhe hulumtimet që duhen të kryhen para marrjes së ilaçit, dhe kështu personat e moshuar kanë vështirësi me funksionet e caktuara të trurit të cilat i atribuohen moshës dhe jo ndikimit të ilaçeve.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 November 2012 13:49

Tiranë – Pasi që shtriheni në shtrat, mos mendoni në atë që duhet të flini, sepse kjo vetëm do t’ju shkaktojë tension. Pasi që ndaleni së përpjekuri, do ta keni shumë më të lehtë të flini.

Gjumi i keq dobëson imunitetin, nxit mbamendje të keqe, ndërsa njerëzit që nuk kanë fjetur mirë, koncentrohen më vështirë. Sa më të moshuar që jemi, gjumi është më i keq, ndërsa pagjumësia afatgjatë mund të shkaktojë edhe depresion dhe ndjenjën e lodhjes. Pas moshës 65-vjeçare nga pagjumësia vuajnë rreth 40 për qind e njerëzve, kanë treguar hulumtimet.

“Një nga teknikat më efikase për shërimin e pagjumësisë është terapia e kontrollit të stimujve, ndërsa përbëhet nga gjashtë hapa të thjeshtë”, – pohon prof. Richard R. Bootzin, nga Universiteti në Arizona.

Metoda e përmendur bazohet në idenë që truri lidh stimujt nga mjedisi me mendimet dhe sjelljen. Me fjalë tjera, nëse në shtrat shikoni televizor ose lexoni, truri shkuarjen në shtrat do ta lidhë me atë aktivitet, por jo me gjumë.

Kështu, terapia vepron ashtu që forconi asocimin në mes shtratit dhe gjumit, përkatësisht që në shtrat të mos bëni asgjë tjetër përveç se të flini. Përjashtimi i vetëm është seksi – atëherë teknikën prej gjashtë hapash duhet ta vazhdoni më vonë, kur doni të shkoni në gjumë.

 

Këshillat ideale për gjumë

Temperatura në dhomën e gjumit duhet të jetë disa gradë më e ulët se sa në hapësirat tjera në të cilat qëndroni gjatë ditës.

Stresi, ndryshimi i mjedisit ose ilaçet mund të shkaktojnë të ashtuquajturën pagjumësi kalimtare ose të përkohshme. Prandaj pyeteni mjekun nëse ilaçi i përshkruar shkakton pagjumësinë.

Si të flini më lehtë

•    Shtrihuni në shtrat dhe tentoni të flini vetëm kur jeni shumë të përgjumur.

•    Le t’ju shërbejë shtrati vetëm për gjumë. Në të kundërtën mund të krijoni asocime të gabueshme.

•    Nëse nuk flini për dhjetë minuta, zgjohuni dhe qëndroni të zgjuar sa të dëshironi dhe kthehuni më vonë dhe provoni përsëri,

•    Nëse nuk mund të flini ende, përsëriteni hapin e tretë. Qëllimi është të lidhet shtrati me hyrjen e shpejtë në gjumë.

•    Alarmin kurdiseni çdo mëngjes në kohën e njëjtë, pavarësisht asaj sa keni fjetur. Trupi do të mbajë mend ritmin e vazhdueshëm të zgjimit.

•    Mos flini gjatë ditës.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 10 November 2012 20:00

Londër – Ajo çka tashmë dihet me siguri, është fakti që gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë dhe na shërben për të pasur marrëdhënie më të mira me botën e jashtme.

Pyetja përse flemë, ka intriguar gjithmonë shkencëtarët, të cilët janë thelluar hap pas hapi ndërsa eksperimentet e shumta nxjerrin në pah rëndësinë e  jashtëzakonshme që kanë për mirëqenien dhe vetë jetën tonë, orët e errësirës së natës.

Por, çfarë ndodh kur ne jemi në gjumë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje ka disa teori.

Gjatë gjumit, truri ynë përjeton dhe përpunon të gjitha përvojat e ditës, i çmonton, i kategorizon dhe i vendos ato në zona të ndryshme të tij. Dhe aty qëndrojnë në formën e kujtimeve.

Ky lloj spastrimi është ajo ndjesi që në mëngjes e quajmë “çlodhje”, apo “mendje të lehtë”.

“Gjumi është një magji më vete”, thotë professor Robert Stickgold, që konsiderohet si një nga pionierët e studimeve në këtë fushë.

Ai tregon se organizmi ynë i të menduarit, gjatë natës, nuk kufizohet vetëm në vendosjen rregull në tërësinë e ngjarjeve që përjetojmë gjatë ditës, por në shumë më tepër.

Sipas tij, gjatë natës bëhet përpunimi i përvojave dhe në njëfarë mënyre integrimi i përvojave të reja jetësore me ato të vjetra.

Një gjumë i mirë na mban në formë dhe na ruan nga sëmundje të ndryshme të zemrës, të cilat në mungesë të tij do të agravoheshin dhe do të ishin më të shpeshta.

Kështu, mungesa e gjumit, ose mosngopja me gjumë e rrit hormonin e grelinës që është i lidhur me oreksin dhe ul atë të leptinës që ka të bëjë me ngopjen. Mungesa e pushimit jo vetëm aktivizon gjithë mekanizmin e stresit, por krijon edhe probleme të vërteta fizike.

Parë në këtë këndvështrim gjumi konsiderohet prej studiuesve një nga tri shtyllat kryesore të shëndetit të njeriut së bashku me dietën dhe ushtrimet fizike.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 03 November 2012 17:08

Nju-Jork – Sipas shkencëtarëve nga universiteti Harvard dhe ai Borde, tabletat për gjumë dyfish më shumë shtojnë gjasat për t’u prekur nga demenca.

Në hulumtimin e tyre kishin marrë pjesë rreth 1.063 persona, me një kohëzgjatje prej dy dekadash dhe kanë ardhur në përfundim se personat më të moshuar se 65 vjeç, të cilët marrin tableta për gjumë, dy herë më shumë janë të rrezikuar nga demenca.

Këtij studimi i shtohet edhe fakti se nga demenca vetëm gjatë hulumtimeve ishin prekur 253 vullnetarë dhe këta ishin njerëzit që kishin shkuar në pension e që nuk ishin aktivë në asnjë mënyrë. Ishte vërejtur që njerëzit në pension tabletat më së shumti i përdorin si pasojë e pagjumësisë, por edhe shkaku i anktheve.

Me gjithë efektin e tyre në thyerjen e frikës dhe pagjumësisë, shkencëtarët paralajmërojnë se këto tableta njëkohësisht mund të jenë shkaktarë të shfaqjes së panikut, problemit me kujtesën, e madje edhe në vdekjen e parakohshme. Kjo ndodh për shkak se tabletat ndryshojnë mënyrën me të cilën nervat ia dërgojnë porositë trurit.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 03 November 2012 14:26

Shkup – Shega është frut jugor, e cila kultivohet edhe në Maqedoni. Shegën e quajnë edhe “super frut të ri” për shkak të veçorive të saj kuruese.

Shega është e pasur me vitamin A, C dhe E, hekur dhe antioksidans, të cilat e neutralizojnë veçorinë dëmtuese të radikaleve të lira.

Ajo është shumë e shëndetshme dhe është mbrojtëse natyrore e bukurisë tonë. Hulumtimet tregojnë se shega e ngadalëson procesin e plakjes.

Shega ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, e zvogëlon stresin dhe e përmirëson jetën seksuale.(LajmeShqip.com)