Lajme Shqip Tuesday, 22 April 2014 23:46

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotshme, ku dy persona kanë humbur jetën. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën Levan-Vlorë, ku si pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i vdekur dhe njëri nga pasagjerët, ndërsa pasagjeri tjetër ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ku automjeti tip “Land Rover” me targa DR 5902 E ka dalë nga rruga teksa udhëtonte në aksin e autostradës Levan-Vlorë. 

 Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit me timon në krah të kundërt, i cili ende nuk është identifikuar, ndërsa të plagosur fillimisht kanë mbetur një çift të moshuarish. Por, njëri prej të aksidentuarve nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka humbur jetën në spital. Mjekët thanë se gruaja ndërroi jetë pak pasi ka mbërritur në urgjencë.

 

 
Lajme Shqip Saturday, 08 February 2014 23:55

Edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë të këqija, rrugët e Shqipërisë janë përgjakur nga tre aksidente të rënda gjatë ditës së shtunë. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga aksidenti në Kukës dhe Sarandë, ndërsa fatmirësisht në Tepelenë ka vetëm të plagosur. Në të tre aksidentet numri i personave të plagosur është 15 persona.

Në rastin e aksidentit të ndodhur në Kukës rreth orës 06:30, sipas njoftimit të policisë kemi të bëjmë me një pakujdesi nga ana e drejtuesit të automjetit që ka çuan fillimisht në daljen e automjetit nga rruga dhe më pas përfundimin e tij në humnerë. Mbi aksidentin në Konispol, nga hetimet paraprake bëhet e ditur se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara. Ndërsa për aksidentin në Levan, ende policia nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi shkakun e aksidentit.

—————————————————————————————————————

Përplasen dy vetura, 5 të vdekur

SARANDË – Një përplasje mes dy automjetesh ka shkaktuar të paktën pesë të vdekur në skajin më jugor të vendit, pranë qytezës së Konispolit. Ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të dy automjetet, një tip “Alfa Romeo” dhe një tjetër “Renault”, janë përplasën mbi urën e quajtur “Boga”, që lidh fshatin Livadhja me Konispolin. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë një hetim për të zbardhur arsyet e tij tashmë ka nisur. 

Emrat e viktimave:

Taip Madani, 60 vjeç, banues në fshatin Shalës; drejtonte mjetin “Renault”
Fejzo Sulo, 65 vjeç, banues në fshatin Shalës Komuna Markat
Krenar Sulo, 43 vjeç, banues në fshatin Shalës Komuna Markat
Kristaq Meçi, 38 vjeç, banues në fshatin Dermish; drejtonte mjetin “Alfa Romeo”

—————————————————————————————————————

(06:30) Furgoni përfundon në humnerë, 6 të vdekur

KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, ku një furgon udhëtarësh ka përfunduar në humnerë. Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën. Furgoni me pasagjerë, që ishte nisur nga Shishtaveci drejt qytetit të Kukësit, në afërsi të urës së Topojanit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e vëmendjes nga drejtuesi i mjetit.  

Emrat e viktimave: 

Majlinda Çuni, 23 vjeç,  4 muajshe shtatzënë
Zekri Shehur, 65 vjeç
Feim Biba, 58 vjeç 
Zamir Karanxha, 42 vjeç (Drejtor i shkollës së Topojanit)
Bashkim Çuni, 21 vjeç, (drejtuesi i mjetit) 
Meleqe Serianallai, 22 vjeç

Emrat e personave që kanë mbetur të plagosur:

Petrit  Mustafa, 26 vjeç në gjendje të rëndë, ka mbetur i paralizuar
Zyrije Kovaçi, 74 vjeç, ka politraum, por është jashtë rrezikut për jetën
Xhevahir Çuni, 23 vjeç, në gjendje kritike
Rustem Bibaj, 24 vjeç, në gjendje të rëndë, ka mbetur i paralizuar
Servet Hoxha, 21 vjeç

—————————————————————————————————————

(15:30) Tjetër aksident, 6 të plagosur

TEPELENË – Dy aksidenteve tragjike të mëparshme i është shtuar edhe një i tretë, duke lënë të plagosur 6 persona. Në aksin rrugor Levan-Tepelenë janë përplasur dy automjete, rreth orës 15:30, duke shkaktuar 6 persona të plagosur, ku dy prej tyre mësohet se janë në gjendje të rëndë. Mësohet se, të përplasura janë makinat, një foristradë dhe makinë “Audi”.

Emrat e personave të plagosur:

Viktor Troka, 40 vjeç, në gjendje të rëndë për jetën
Zenepe Troka, 37 vjeç, në gjendje të rëndë
Liri Roka, 
Spiro Xheli, 58 vjeç
Urani Xheli, 52 vjeç/shekulli/

 

 
Lajme Shqip Thursday, 07 November 2013 21:36

Ditë tragjike plot vdekje, zie, lotësh që mban kryefjalën miniera, ka qenë kjo e enjte nëntori për zonat juglindore të vendit. 7 persona kanë gjetur vdekjen vetëm ditën e sotme në minierat e Pogradecit dhe Librazhdit. 

Në Pogradec, ngjarja është shënuar orëve të mesnatës në një minierë të braktisur në fshatin Beragozhd, kurse në Librazhd, ngjarja ndodhi sot pasdite kur një masiv kromi në minierën e Gurrës zuri nën vete 2 punonjës.

Pogradec, 5 viktima
Pesë të rinj nga një trung familjar kanë humbur jetën në një minierë në fshatin Beragozhd, komuna Dardhas në qytetin e Pogradecit. 

Viktimat janë tre vëllezërit Edison, Ledjon dhe Nertil Hamolli, përkatësisht 23, 24 dhe 28 vjeç. Gjithashtu, kanë humbur jetën edhe dy vëllezërit Sazan dhe Arjan Hamolli kushërinj me tre të parët. 

Të rinjtë ishin futur në minierë për të nxjerrë skrap. Dyshohet se shkak i vdekjes së të rinjve është bërë një gjenerator, me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës. Tymi i gjeneratorit dyshohet t’i ketë asfiksuar të rinjtë. 

Policia dhe shtabi i emergjencave ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa pritet mbërritja e grupit të kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e viktimave të tjerë. 

Deri tani është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të Edisonit dhe Nertil Hamollit, 25 vjec. 

Nxjerrja e trupave është bërë e vështirë jo për shkak të thellësisë së minierës, por për shkak të pranisë së madhe të gazit në gjatësinë e saj prej më shumës e 300 metrash. Në minierën e Pogradecit pritet të nxirren nga galeria trupat e 3 të rinjve, por vështirësi janë hasur për shkak të nivelit të lartë të gazit karbonik që ka për momentin. 

BASHKËSHORTJA E HAMOLLIT: ARJANI ËSHTË GJALLË
Ora 18:30–
 Bashkëshortja Arjan Hamollit, 28-vjecarit njërit prej pesë personave që mbetën të bllokuar në minierën e Dardhasit në Pogradec pretendon se i shoqi është gjallë. Ida Hamolli ka deklaruar për grupin e shpëtimit se i ka telefonuar Arjanit dhe dikush nga ana tjetër i ka mbyllur telefonin. 
Bashkëshortja këmbëngul që ai është gjallë dhe ka tentuar që të futet vetë në galeri, por është penguar nga policia. Ndërkohë nga grupi i kërkimit bëhet me dije se kërkimet për nxjerrjen e tre trupave nga miniera do të rifillojnë në orën 22:00 pasi të ulet niveli i gazit brenda galerisë. Cifti Hamolli kane nje femije te vogel te mitur, vetem 2 vjec.

MEI JAP DETAJE MBI OPERACIONIN PER NXJERRJEN E TRUPAVE
Ora 17:45– Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka dhënë detaje lidhur me aksionin për nxjerrjen e trupave të pa jetë që janë bllokuar në dy miniera në atë fshatit Gurrë në Librazhd dhe në Dardhas të Pogradecit. Kjo ministri bën me dije se janë nxjerrë nga miniera dy viktimat e Librazhdit dhe dy nga viktimat që humbën jetën në minierën e braktisur në Dardhas. 

MEI bën me dije se do të vazhdojë operacioni për të nxjerrë nga miniera edhe tre trupat e tjerë, por për momentin aksioni është ndërprerë për shkak të nivelit të lartë të gazit. MEI thekson se aksioni do të rifillojë sapo niveli i gazit të ulet, ndërkohë që bëhet me dije se po futet edhe ajër nga jashtë për të ulur rrezikshmërinë.