12
 
Lajme Shqip Thursday, 11 April 2013 11:35

SHBA – Një raport mbi 90 faqesh, publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se Shqipëria ka thyer embargon e armëve ndaj Libisë gjatë konfliktit të vitit 2011.

Ekspertët thanë se  kanë zbuluar se Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e kishin shkelur embargon e armëve ndaj Libisë, gjatë konfliktit të vitit 2011, duke furnizuar me armë dhe municione forcat anti-Gaddafi. Në transferta gjithashtu janë përfshirë edhe Shqipëria, Armenia dhe Ukraina, sakteson raporti.

Sipas informacioneve të fundit, Katari i ka mohuar menjëherë akuzat, ndërsa Emiratete  Bashkuara Arabe ende nuk janë përgjigjur. Sipas raportit, 12 vende janë përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve, duke përfshirë këtu edhe raketat sam.

18 muaj pas konfliktit civil, shumica e armëve mbeten në kontrollin e civilëve dhe milicisë, sipas këtij raporti. OKB ngre shqetesimin se tashme shumica e armeve po transferohen ne vende te tjera te konfliktit, si ne Mali, Siri apo edhe Gaza.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 01 February 2013 11:39

Tirane – Fishekë armësh zjarri në dyqane ushqimore. Kjo ishte problematika e radhës e trajtuar në emisionin investigativ Fiks Fare mbrëmjen e së enjtes në Top Channel.

Kamera e Fiksit ishte fillimisht në Shkodër ku lehtësisht mund të gjeje fishekë për armë gjahu të përmasave të ndryshme në çdo dyqan. Fishekë që shiteshin ngjitur me makaronat, orizin, bukën apo produkte të tjera ushqimore.

Thuajse e njëjta panoramë paraqitet edhe në zona të tjera duke zbritur drejt Tiranës, ku nëpër dyqanet nga më të zakonshmit, mjafton të interesohesh për fishekë armësh gjahu dhe të “shpalosin menunë” me llojet e tyre.

Investigimi ka nisur që nga Shkodra e deri në Tiranë. Shitës ambulant, por edhe të dyqaneve ushqimore, tregtonin municionet në dyqanet e tyre pa u trembur nga rreziku që u kanoset, ndërsa policia nuk ndërhyn për ndalimine  kësaj tregtie.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 23 November 2012 16:57

Tiranë – Ne pamjet e regjistruara nga gazetarët e agjensisë Reuters zbulohet se ushtria kongoleze përdorte armatim shqiptar. Keto jane predha murtajash te renda 120 milimetra qe kane dale nga rezervat e Ushtrise Shqiptare dhe kane perfunduar ne duart e ushtrise kongoleze.

Pushtimi i qytetit Goma në lindje Republikës Demokratike të Kongos nga rebelët zbuloi një skandal që përfshin edhe Shqipërinë. Rebelët e ushtrisë M23 kapen armatimet e lëna pas nga ushtria kongoleze.

Ne pamjet e regjistruara nga gazetarët e agjensisë Reuters zbulohet se ushtria kongoleze përdorte armatim shqiptar. Keto jane predha murtajash te renda 120 milimetra qe kane dale nga rezervat e Ushtrise Shqiptare dhe kane perfunduar ne duart e ushtrise kongoleze.

Nje ushtar i forcave rebele tregon arkat me predha mortajash mbi te cilat nga mbishkrime ne gjuhen shqipe.

Armet shqiptare furnizojne nje konflikt te pergjakshem shumëvjecar në Republiken Demokratike të Kongos në një kohë kur ndaj këtij vendi ka embargo armësh si një masë për të kufizuar mundësine e vijimit të konfliktit. Por këtë embargo e kane çare armet shqiptare te cilat jane perdorur ne mase ne luften e Kongos.

Predhat 120 milimetershe jane ne sasi shume te madhe ne depozitat e Ushtrise Shqiptare. Per to eshte vendosur qe te demontohen dhe kjo gje u realizua deri ne momenntin e shperthimit ne Gerdec, ndersa vijoi me pas ne uzinat ushtarake ne gjithe vendin ne Gramsh, Polican dhe Skrapar si dhe ne disa poligone ushtarake te caktuara nga Qeveria.

Pak muaj me pare, ne Kuvendin shqiptar u zhvillua nje debat i ashper, pasi deputeti Erjon Braçe, akuzoi se Ministria e Mbrojtjes po bente trafik armesh duke çuar sasi kolosale nje kompanie serbe ne Malin e Zi. Me rindezjen e konfliktit Republikën Demokratike të Kongos, qe per president ka nje emer te njohur, Laurent Kabila ne skene dolen armet shqiptare qe po shkaktojne viktima dhe po ushqejne nje konflikt te pergjakshem ne kete vend te trazuar afrikan.

Lufta e madhe e Afrikës

Frika e luftës civile në shkallë të gjerë është rikthyer në Kongo, pas një përshkallëzimi të ri të situatës me mësymjen e qytetit lindor të Goma-s nga forcat rebele.

Një muaj pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-se deklaroi se ka ndërmend të vendosë sanksione ndaj liderëve të lëvizjes rebele M23 dhe të gjithë atyre që shkelin embargon e armëve të vendosur Republikës Demokratike të Kongos, kryengritesit moren nen kontroll Goma-n dhe refuzojne te largohen prej andej.

Mesymja e tyre detyroi Forcat e Kombeve te Bashkuara te terhiqen. Mijera vete jane larguar nga zona e luftimeve perreth qytetit Sake, qe e pretendojne te dyja palet. Pas marrjes se Goma-s, levizja rebele M23, qe besohet se mbeshtetjet financiarisht por edhe me arme nga Ruanda eshte betuar te cliroje te gjithe vendin, duke pershkallezuar serish tensionet ne rajonin e paqendrueshem.

Teksa Kongo perpiqet te rigrupoje ushtrine e saj te copezuar, presidenti Laurent Kabila pezulloi nga detyra kreun e forcave tokesore pas akuzave qe nje paneli ekspertesh te OKB-së se i ka shitur arme grupeve te tjera te armatosura ne lindje. Shefi i krahut politik te M23-shit, Jean Marie Runiga deklaroi se pavaresisht apeleve te qeverise, rebelet nuk do te terhiqen te pakten jo derisa Kabila te vendose te hyje drejtpërdrejte ne bisedime me ta.

Konfliktet e brendshme e mundojne kete vend prej shume kohesh, aq sa Kongo eshte kthyer ne epiqendren e asaj qe eksperte e perkufizojne si “lufta e madhe e Afrikes”.

Edhe pse u firmos nje marreveshje paqeje dhe ne 2003-shin u krijua nje qeveri tranzicioni, banoret e zonave lindore nuk i shpetuan terrorit te milicise dhe ushtrise. Lufta ka marre 3 milione jete njerezish qofte si pasoje direkte e perplasjeve te armatosura, qofte per shkak te semundjeve apo kequshqyerjes. Ajo eshte cilesuar si emergjenca ndoshta me e madhe e Afrikes per dekada te tera. Por pervec asaj ekonomike, konflikt ka dhe nje ane politike. Luftimet ushqehen nga pasuria e jashtezakonshem e Kongos me minerale dhe te gjitha palet po perfitojne nga anarkia e krijuar per te shfrytezuar sa me shume burimet natyrore.(G.C)

 
Lajme Shqip Sunday, 07 October 2012 15:46

TIRANË – Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami është vënë edhe këtë fundjavë në shënjestër të sulmeve të Partisë Socialiste. Në një dalje publike për mediat, deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes Arben Imami për përfshirje në trafik kombëtar armësh dhe tjetërsim korruptiv të pronave të ushtrisë shqiptare. 

“Denoncojmë Ministrinë e Mbrotjes dhe drejtuesin e saj Arben Imai për pazare dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar armësh. Prej sot do shfaqim dosjen e plotë të korrupsionit nga Ministria e Mbrojtjes. Prej 3 vitesh nën drejtimin e Arben Imamit ushtria shqiptare është zhveshur nga pronat e paluajtshme në pronësi të saj. Përmës një procesi jo transparent janë shitur me vlera qesharake objekte dhe troje të divizioneve, depove të armatimit, poligoneve të qitjes, pa asnjë ligj duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërinë”,- denoncoi Balla. 

Deputeti socialist akuzoi ministrin Imami se po zhvat pronat e ushtarakëve në errësrë të plotë, duke mos marrë në konsideratë nevojat e Forcave të Armatosura, ndërkohë bëri me dije se nesër do të bëjë publike mënyrën e tjetërsimit të pronave nga ministri Imami. 

“Në një errësi të plotë ministri Imami ka kryer dhe po kryen proces zhvatjeje të pronave. Janë plot 70 milionë objekte dhe troje, prona të ushtrisë që Arben Imami po i shpronëson nga ushtria në drejtim të privatëve. Bisht Palla, Kalaja e Alipashës, Shkolla e Marinës që po ju jepen privatëve, rana e hedhun në Shëngjin, Durrës, Kavajë, Fier dhe Vlorë… Në këtë proces jo transparent dhe të paligjshëm nuk janë marrë në konsideratë nevojat e Forcat e Armatosura. Pronat shumë mirë mund të përdoreshin për të pastrehët si nuk u morën parasysh nevojat e tyre apo të ish- të përndjekurve. Prej nesër do u tregojmë qytetarëve shqipatrë këto prona të tjetërsuara, nga ky proces antikombëtar i drejtuar nga Arben Imami që do e kishte zili dhe ushtria më e egër”,- theksoi deputeti Balla.

Akuzat e sotme të deputetetit Taulant Balla, vijnë pas denoncimeve për disa ditë rresht të kolegut të tij Erjon Brace, i cili akuzon për skandalin të tregtimit të armëve ushtarake, duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, si dhe hetim të kontratave me shtetasin serb Slobodan Tesiç, i cili rezulton i skeduar në listën e zezë të OKB-së. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 04 October 2012 20:06

Tiranë -Kryeministri Sali Berisha nisi një konferencë për shtyp me mediat rreth orës 18:00 të pasdites, ndërsa u tregua i hapur të përgjigjet para gazetarëve për cdo lloj pyetje dhe për cdo lloj cështje. Greva e ish-të përndjekurve, takimet me nxënësit e shkollave, buxheti, të ardhurat nga privatizimet, statusi në BE ishin disa nga temat që kryeministri preku në këtë konferencë.

Ai u ndal të komentojë ndër të tjera edhe akuzat e vazhdueshme të Partisë Socialiste për Ministrinë e Mbrojtjes, e ministrin Imami lidhur me shitjen e armëve kompanive të dyshmita serbe, e njerëzve që bëjnë pjesë në listën e zezë të OKB-së, sic pretendojnë socialistët. Për Berishën kjo është një fushatë e organizuar shpifjesh, ndërsa akuzoi opozitën se është e përlyer në trafiqe të shumëllojshme. “Është një fushatë e organizuar, e strukturuar shpifjesh, trillimesh banale ndaj një institucioni që përfaqëson vendin me dinjitet edhe në zonat më të nxehta ku vendi operon. Në rast se e keni ndjekur për 2 muaj rresht shpifën dhe trilluan se është përgjuar opozita e amabasadat dhe nuk sollën dot dhe as një fakt të vetëm. E vërteta është krejt tjetër, këtyre iu djeg shumë tregtia transparente se kanë histori lyerjesh dhe përlyerjesh në trafiqe, të përfolura dhe të denoncuara, të shumllojshme”, komentoi ai. 

Kryeministri Berisha shtoi më tej se dokumentat e publikuara nga deputeti Brace përbëjnë sekret shtetëror, prandaj sic tha ai, “Botimi i dokumentave të klasifikuara për llogari të atyre që i paguajnë, ata që e bëjnë kryejnë vepër penale, do përgjigjen para ligjit. Tregtia e armëve është legjitime. Ata që veprojnë për llogari të grupve të trafikut, do përgjigjen para ligjit”, tha ai.

Ish-të burgosurit do marrin c’ju takon me ligj, PS iu tregoi brrylin
Duke folur për grevën e të burgosurve politikë Berisha tha se të gjitha gjërat që i takojnë me ligj të gjithë ish-të burgosurit do t’i marrin, ndërsa nuk nguroi ta cilësojë atë si grevë politike. Berisha komentoi se në një vend demokratik lejohen protestat, ndërsa tha se gjatë gjithë kohës që partia e tij ka qënë në qeveri e ka mbështetur dhe dëmshpërblyer këtë kategori. “Shqipëria vend i lirë, në këtë vend janë të garantuara protestat paqësore. Për sa i përket kapitullit të të përndjekurve politikë që në themelim të saj kjo parti i ka ata aleatë të saj dhe në epiqendër të vëmendjes”, tha Berisha, ndërsa akuzoi të majtët që në 8 vjet qeverisje nuk bënë asgjë për ish-të përndjekurit politikë.

“Në 8 vjet PS i privoi nga të gjitha të drejtat ligjore. Nuk mund të shkruani ju gazetarët as një fakt të vetëm, ndihmë, dëmshpërblim që PS i dha kësaj shtrese të martirizuar. Di që 4 a 5 i bëri konsuj e ambasador për të thënë që i kemi ndihmuar, ndërsa të tjerëve ju tregoi brrylin”, komentoi Berisha. 

Berisha komentoi më tej se qeveria e tij ka hartuar një kuadër të plotë ligjor për këtë kategori. “Kur erdhëm në pushtet hartuam një kuadër ligjor unik në mbarë Europën dhe Botën. Kurrë nuk do gjeni një kuadër ligjor të tillë, e kanë përcaktuar vetë ata. Ka faturë të madhe, por është i drejtë, dëmshpërblimi për ditën e ndëshkimit. Ne parashikojmë dëmshmpërblim të plotë për vitet e burgut, ekzekutimin dhe format e tjera, kemi shpërndarë miliarda lekë, gjatë këtyre viteve, kjo është e vërteta. Kjo shpërndarje, janë mbi 11 mijë dosje, për secilën prej këtyre dosjeve është dhënë kësti i parë, vazhon dhënia e këstit të dytë, është marrë një vendim me këkresën e tyre që të kenë përparësi ata që janë mbi 65 vjec, është marrë edhe një vendim që t’ju jepet e gjithë shuma atyre që janë mbi 85-vjec”, shtoi ai. 

Kryeministri tha më tej se të gjithë ata që kanë hyrë në grevë e kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit, ndërsa tha se një gjë e tillë nuk ka qënë e mundur për ata që s’kanë dorëzuar në kohë, sic përcakton ligji dokumentacionet. “Unë kam respekt për cdo lloj kundërshtie politike ndaj meje, kur këta përdorin kamerat dhe thonë s’kemi marrë asnjë këst, thonë një të pavërtetë të madhe. Unë sot ju them se në mënyë absolute kanë marrë këstin e parë, në përputhje me ligjin edhe të dytin, ligji thotë që duhet të jenë mbi 65 vjec. Kush ka dorëzuar dokumentat në afatn ligjor kanë marrë atë që ju takon, ata që s’kanë dorëzuar dokumentat s’kanë marrë asgjë”, komentoi ai më tej. 

Takimet në shkolla, Berisha: Biseda me nxënësit interesant jo fushatë, do vijojë
Duke iu referuar akuza se kryeministri po përdor një retorikë të ashpër politike me nxënësit gjatë ceremonive të përurimit të shkollave të reja në vend, Berisha vlerësoi se bashkëbisedimi me ta ishte më interesanti, pasi bëhet fjalë për ëndrën jo vetëm të vendit, por ëndrrën e të ardhmes së tyre Europiane. “Diskutimi me të rinjtë është nga më interesantët dhe aspiruesit në jetën time. Unë nuk kam deklaruar se Edi Rama po trillon kur flet për 1 milionë të papunë. Unë nuk ju kam deklaruar se Edi Rama po dezinformon kur thotë se ka një kolaps të biznesit të vogël. Unë kam përzgjedhur të diskutoj një gjë shumë të madhe për ta dhe vendin. Ëndrrën e tyre. Pasi ëndrrat më të pastra i kanë ata. I them Ramës mos u shqetëso fare, në takimet e mija me ta nuk do ketë temë tjetër përvec ëndrrës së tyre evropiane. Sot ata janë shumë larg nga ajo që ne mund të mendojmë me ta. Sot ata në atë moshë kanë një dialog që ne se kemi pasur. Kush mërzitet të fikë televizorin”,- deklaroi Berisha. 

“Fushata fillon sipas kodit midis datës, nga 10 -15 maj ndaj gjer atëherë nuk bëhet fjalë për fushatë elektorale. Ju garantoj se unë do respektoj fushatën. Për herë të parë në historinë e këtij vendi unë dekretova përjashtimin e të gjitha mjeteve të administratës në fushata dhe kjo ndodhi. Se të kujtohet ty, kur unë mora makinë me qera dhe kundërshtarët me thanë ke blerë makinë të rej. Kjo do të ndodhë edhe ne fushatën e ardhshme. Unë mbetem i angazhuar në këtë zotim”,- shtoi Berisha.

Statusi, Berisha: Rama do pazare, as Shesheli me Millosheviçin nuk e bënin
Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga marrja e përgjigjes së progres-raportit të bërë nga Shqipëria për rrugën e saj Europiane, kryeministri Berisha theksoi se ai është një proces i cili bazohet tek meritokracia. Numri 1 i ekzekutivit akuzoi kreun e opozitës Edi Rama se po përpiqet të bëjë pazare me statusin në një moment vendimtar, ashtu sic bëri me liberalizimin e vizave. “Unë marr këtë proces si proces të merituar. Se cili do jetë vendimi nuk mund të them, por si qeveri dhe personalisht bëj gjithçka për të përmbushur ato detyrime që rrjedhin nga ky proces që i bën qytetarët shqiptarë më të lirë dhe të begatë. Ndaj i besoj këtij procesi, natyrisht ky është një proces jo vetëm i angazhimit qeveritar, por sic është bërë i ditur kërkon angazhimin e të gjithë faktorëve politikë, nuk është sekret për askënd se në Shqipëri si në asnjë vend të Europës, as Shesheli as partia e Milloshevicit nuk janë ngritur dhe kanë bllokuar reformat sic ka bërë grupi i neobllokmenëve. Në vitin e parë qëndruan jashtë Kuvendit. Vitin e dytë u organizua përpjekja për të rrëzuar qeverinë si në asnjë rast tjetër dhe u rrethua KQZ, për të marrë mandat me dhunë. Unë bënë përpjekje më të papranueshme për bllokimin e vizave me vallen e famshme hap kutitë të cliroj vizat. Këto në gjeografinë politikë të europës nuk ekzistojnë.”,- deklaroi Berisha. 

Kryeministri Berisha duke ju referuar ‘mollës së sherrit’ e cila nga nxehur gjakrat mes palëve politike, shprehu vullnetin për të zbatuar cdo vendim gjykate, por duke shtuar se Rama do të ndikojë Gjykatën e Lartë me cështjen e Qarkut të Fierit. “Cfarë kërkon ai që ato që ka hedhur poshtë Gjykata e Lartë ti hedh poshtë. Rama kërkon mocionin aktual të qarkut të Fierit, pasi 50 këshilltarët nuk të votojnë ty, por ai kërkon tek unë pazar, sic bënte hap kutitë të liberalizohen vizat. Jam i vendosur të respektoj cdo vendim gjykatash, por parime themelore nuk shkelen. Në ligjet për vendorët në dy nene, sanksionohet të drejtën e këshillave të bashkive dhe komunave për të zgjedhur dhe shkarkuar përfaqësuesit në këshillin e Qarku. Ai përdor këto si pretekst.”,- theksoi Berisha. 

Reklamat shtetërore, qeveria i ndau vetëm për 3 TV kombëtare
Kryeministri Birisha duke theksuar se qeveria e tij 4 deri 6 herë më pak shpenzime për reklama se qeveritë e rajonit, theksoi se ajo i ka shpërndarë reklamat e saj vetëm në 3 TV Kombëtare. “Qeveria ime është e detyruar me Kushtetutë, të informojë qytetarët shqiptarë dhe nëse ka një gjë që e ka lënë mangut është reklama dhe informimi mediatik në shtypin e shkuar dhe mediat elektronike, ne kemi shpenzuar 4 deri 6 ehrë më pak se cdo qeveri e rajonit. Ne i jemi përmbajtur parimit 3 TV Kombëtare, po të kishim para absolutisht secilit prej jush do i jepnim, fryma është e ndarjes së barabartë. Qeveria nuk sulmon asnjë media, respekton cdo media”,- deklaroi Berisha.

Prokuroria, Berisha: I takon presidentit, kam besim tek Nishani
Teksa mandati i kryeprokurores Ina Rama po shkon drejt fundit, shefi i qeverisë theksoi se kreu i ri i organit të akuzës i takon me Kushtetutë Presidentit të Republikës.
“Unë duhet të siguroj qytetatër shqiptarë, se kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë ligjet e vendit, pavarësinë dhe ndarjen e institucioneve të vendit, kam besim të plotë tek trajtimi dhe mënyra e ushtrimit të kompetencave nga ana e presidetiti. Sic e dini Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti dhe votohet në Kuvend. Nuk kam asnjë koment tjetër përvec besimit se zoti Nishani do zbatojë me përpikëmëri ligjet dhe Kushtetutën e vendit, që është votuar në Parlament. ”, – theksoi Berisha. 

Zgjedhjet, Berisha: Lajtmotivi i Ramës, të bashkojë fundërrimat kundra meje
Duke iu referuar zgjedhjeve të 2013, sipas kryeministrit Berisha, opozita e ka bërë zgjidhjen e saj thirrjet e fundit kundra qeverisë, ndërkohë shtoi se edhe këtë radhë do marrin disfatën.“Ju e dini se problemi i zgjedhjeve të qershorit Rama e ka zgjidhur, fundërrina bashkoheni të mundim Berishën, të ndalemi tek ky lajtmotiv që kanë zgjedhur, e para kjo është fyerje shumë e rëndë e së matjës, nëse dilet me moton të bashkohemi me cdo fundërrimë të mundim Sali Berishën, imagjinoni se cfarë kënete do ketë përballë Berisha. Së dyti me duhet të them se këta nuk do kenë disfatën, por fshesën. 

Kryeministri Berisha theksoi se i takon financimit kodi elektoral ka rregulla transparente, ndërkohë vlerësoi se beteja do jetë shumë e bukur, pasi PD qëndron me kuotat më të larta të mbështetjes ndër vite sipas tij. “Nga një anë kam thirrjen e tyre bashkohuni kundër Berishës, nga ana tjetër kam Partinë Demokratike në kuatoat me të larta në historinë e saj. Beteja që vjen do jetë betejë e shkëlqyer e bukur, më vjen keq që kundërshtari im i lejon vetes, motive nga zëdhënësit e saj më besnikë, e fyen të majtën që i thotë të bashkohemi me cdo fundërrimi, duke i thënë bashkohuni me Berishën. Kodi i ri ka përcaktaur rregulla me transparente sa i përket financimit. Më detyrove të bëj analizë të hershme të një problemi, por nuk mund të mos bëhem edhe njëherë avokat i së smajtës. Mbase nuk më takon, por kur fyen të majtën duhet t’aa transmetoj”,- tha Berisha. 

Të ardhurat e privatizimeve, destinacion qytetarin
Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se, të ardhurat e privatizimeve do të kenë si destinacion kryesor qytetarin. “Ato do të shndërrohen në rrugë, shkolla, ujësjellës, kanalizime, në rritje të re të rrogave dhe pensioneve, politikë kjo konstante e jona”, u shpreh Kryeministri. “Shqiptarët e kanë të qartë, ne nuk i largohemi detyrimit tonë. Ato do të shndërrohen në mbështetje të fuqishme të biznesit dhe zhvillimit rural. Të mos harrojmë që investimet kolosale janë bërë në Shqipërinë rurale”, tha Berisha.

Në lidhje me buxhetin 2013, Kryeministri theksoi se, “buxheti 2013 do të jetë më i madhi në histori. Shqipëria do të vijojë axhendën e saj për të qenë një vend i zhvilluar brenda vitit 2017. Buxheti do të garantojë rritje makorekonomike. Buxheti mbetet një megabuxhet që vendi nuk e ka njohur më parë”. Sipas Kryeministrit, gjithçka synojmë është nxitje e rritjes ekonomike dhe të punësimit. “Qëllimi përfundimtar i të gjitha reformave tona, është punësimi. Dhe kjo po funksionon. Nuk them se nuk ka të papunë, por papunësia po ulet sipas të gjitha statistikave”, tha kreu i qeverisë.

FMN nuk ka vënë në diskutim rritjen ekonomike në Shqipëri
“FMN nuk ka vënë në asnjë rast në diskutim rritjen ekonomike të shpallur në Shqipëri, por në shumë raste ka korrigjuar parashikimin e saj”, deklaroi sot Kryeministri Sali Berisha. Berisha tha se, “ka një histori 6 vjeçare të një diskordance madhore mes parashikimit të FMN-së dhe rritjes së vërtetë ekonomike në Shqipëri”. “FMN është një institucion shumë serioz, gjigand dhe shumë i rëndësishëm me vështrim global, i cili nuk pretendon të ketë monopolin e të vërtetës, por ka meritën që kur nuk parashikon saktë e korrigjon”, tha Berisha. Ai theksoi se “nuk është qeveria shqiptare që ka korrigjuar aq shumë parashikimin e saj, por FMN ka korrigjuar parashikimin e tij për Shqipërinë”. “FMN nuk ka vënë asnjëherë në diskutim rritjen ekonomike të shpallur, sepse në çdo rast është e ftuar të marrë dokumentacionin dhe ta shqyrtojë dhe ka patur raste që e ka bërë këtë. Midis parashikimeve të FMN-së dhe rritjes konkrete në Shqipëri ka patur dallime disa herë”, tha Berisha.

Përsa i përket taksës së biznesit, Berisha kujtoi se “kjo taksë sot është 67 mijë lekë ndërsa Edi Rama e kishte vendosur 147 mijë lekë”. “Sot ne morën një vendim që kushton shumë më tepër për buxhetin siç është heqja e TVSH-së për makineritë. Kjo për buxhetin do të thotë 3 herë më shumë humbje, por në fakt kjo masë nxit punësimin, inkurajon sipërmarrjet dhe instalimin e ndërmarrjeve prodhuese”, tha Berisha.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 04 October 2012 16:20

Tiranë – Deputeti socialist Erjon Braçe akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se ka vene ne punë Kombinatin Ushtarak të Poliçanit, jashte objektit të tij të punës, që sipas Braçes është ai i demontimit të municioneve.

Sipas Braçes, Kombinati ka importuar lende te para dhe ka prodhuar municione per llogari te tregtise me nje kompani serbe.  “Sipas dokumentave të nënshkruara nga vetë drejtori i Kombinatit të Poliçanit, prej shumë vitesh, prej të paktën 10-12 vjet, Kombinati ka marrë një tjetër profil, atë të demontimit të predhave dhe të municionit, pra të demontimit, kryesisht të predhave të topave, mortajave, që kanë një kalibër shumë të madh dhe përbëjnë rrezik për popullsinë.

Ky proces natyrisht që është financuar nga partnerët tanë më të rëndësishëm nga DASH, nga NATO dhe agjenci të tjera, por ministri Imami ministria e Mbrojtjes, ndërrmarrja MEICO dhe të tjerë zyrtarë të korruptuar po tentojnë dhe i kanë dhënë Kombinatit të Policanit në mënyrë të kundraligjshme edhe profilin e prodhimit të municioneve. Kemi një set dokumentash që provojnë një marrëdhënie të re të kompanice ‘UNIMESCO’, kompani me lidhje të forta me zyrtarë brenda Ministrisë së Mbrojtjes, e cila importon barut në Çeki, importon kapsolla në Bosnje, për llogari të Kombinatit të Poliçanit dhe të prodhimit në Kombinatin e Poliçanit të fishekëve për pistoleta. Dhe pastaj akoma më tutje, Kombinati i Poliçanit ka hyrë në një marrëdhënie eksporti të këtyre municioneve të reja, të krijuara përmes marrëdhënies ne kompaninë UNIMESCO të shitjes së tyre në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Kosovën”, u shpreh Braçe.

Akuzat e opozitës ndaj Imamit

Deputetët socialistë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, nga foltorja e Parlamentit përsëritën shqetësimet e tyre që lidhet me veprimtarinë, sipas tyre antiligjore, të Ministrisë së Mbrojtjes.  “Por mirë o ministri ynë i Mbrojtjes, bleve pushkë e pistoleta pa zhurmë për këta agjentët që venë në teatrin e luftimit jashtë vendit, por pajisjen e përgjimit prej 1 milionë e gjysmë euro, që bleve, për cilën teatër luftimi brenda vendit e do? Apo të duhet për teatrin e luftës që po bën opozita me këtë bandë hajdutësh që është Qeveria e Saliut”, tha deputeti socialist Gazmir Bizhga.

“Ju nuk mund ta nxirrni dot opozitën shqiptare jashtë institucioneve të shtetit shqiptar, prandaj hapeni bunkerin tuaj, atë që shqiptarët e njohin për Ministri të Mbrojtjes, me qëllim që deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre ligjor! Në të kundërt për shkak të bunkerizimit që i ke bërë kësaj Ministrie dhe për shkak të paaftësisë së njerëzve të tu, po të fluturojnë nga dritarja e këtij bunkeri, madje dokumente të rëndësishme me siglat ‘sekret’ dhe ‘tepër sekret’, që tregojnë për veprime rrënqethëse në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha deputeti tjetër socialist, Pirro Lutaj.

Për herë të parë me detaje ministri Arben Imani i ka dhënë përgjigje akuzave të deputetit Braçe. “Flitet për armatosje të SHIU-t. Sigurisht që SHIU merr armë dhe pajisje mbi bazën e tabelave të organizimit dhe të pajisjeve të miratuara. Bëhet fjalë për një import nga Mali i Zi. Gjeorgjia, që do të duhej të ishte vendi i destinacionit është një vend i rëndësishëm nga pikëpamja strategjike për aleancën. Në kërkesën e tyre pati edhe për një lloj municioni të cilin ne nuk e dispononim. Ndërmarrja ‘MEICO’ me ligj është ndërmarrje import-eksporti, pra që mund t’i blejë, t’i marrë këto në një vend tjetër dhe t’i rieksportojë. Zotërinjtë socialistë besojnë se 200 milionë euro municione dhe armatime. Do të ishte një gjë e shkëlqyer t’i kishim, nuk është kjo situata.Shitjet tona kanë qenë tejet më mediokre dhe më modeste se kjo shifër.Çmimi më i vogël i pasqyruar në dokumentet tona dhe për këtë jam i gatshëm që të shkoj përpara Komisionit Parlamentar është një çmim bazë i përcaktuar nga Komisioni i Çmimeve. ‘Konet’ le të lehin, karvani ecën përpara”, u shpreh Imami.

Zoti Imami tha se nuk ka asnjë njohje me treftarin e armëve Sllobodan Tesiç, që ndodhet ne listen e zeze te OKB-se, duke mohuar që ai të ketë vizituar Ministrinë e Mbrojtjes. Por nga dokumentat zyrtare të publikuara nga deputeti Braçe kompania “Moon Storm Enterprises”, e cila ka lidhur disa kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes,

Në kabllogramin e ambasadës amerikane në Bullgari mësohet se “Moon Storm Enterprises” është pronë e regjistruar në Qipro e Sllobodan Tesiç.

Gazetari i TCH: Zoti ministër, thatë që nuk e njihni Sllobodan Tesiç, ai rezulton se ka firmosur disa dokumenta, Cila është e vërteta?
Imami: E vërteta është që me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me ministrin Imami, ky person nuk ka kontakte.
Gazetari i TCH: Por rezulton që Tesiç ka nënshkruar në kontrata…
Imami: Edhe njëherë po them, që ai të ketë vizituar një….në cilën kontratë, hajde futu…
Gazetari i TCH: …janë disa kontrata që ju keni nënshkruar për Sllobodan Tesiç…
Imami: Nuk është e vërtetë…për kë punon ti?
Gazetari: Për Top Channel
Imami: E kuptova! (T.Ch)

Kush është Tesiç?

Sllobodan Tesiç ka lindur me 21 dhjetor të vitit 1958. Ka kombësi serbe dhe një pasaportë me numër 004362756. Ekziston një listë e gjate krimesh të lidhura me këtë person, i cili ka furnizuar me armë Irakun dhe Liberinë, regjime terroriste duke shkelur embargot e armeve të OKB-së. Në vitin 2005 u përpoq të hynte në Bullgari, por duke iu referuar rezolutës 1521 e Këshillit të Sigurimit që e përfshinte në listën e zezë, ai u kthye në Serbi. ‘Moon Storm Enterprises’, kompania e lidhur me të- ishte regjistruar në Qipro. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 01 October 2012 12:50

TIRANE – Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijoi edhe sot akuzat në drejtim të ministrit Imami, se ka shkelur rëndë politikat e Sigurisë Kombëtare, duke i shitur Malit të Zi sasi të mëdha municionesh.

Duke iu referuar dokumenteve zyrtare, Braçe tha se aty figuron që Shqipëria ka bërë tregti edhe për armë që nuk gjendeshin në depot e ushtrisë, duke i blerë ato në një shtet tjetër.

“Kjo dosje dokumenton transaksionin më të madh. Në qendër është sërish kompania MEICO, por këtë herë për mallra të cilat nuk ishin në depot e ushtrisë. Ndërmarrja MEICO, duke u ndodhur në kushtet e mosplotësimit të kërkesës Raketa Zolia, është detyruar për t’i blerë në një shtet tjetër. Vetëm emri është i Shqipërisë në këtë transaksion, në mes të këtij pazari sllav.”- u shpreh Braçe, duke theksuar se asnjë nga dokumentet e publikuara prej tij nuk ka siglën që i klasifikon si sekrete shtetërore.

Në fund të deklaratës së tij, deputeti Braçe kërkoi vëmendjen e Prokurorisë, për të hetuar, sipas tij, krimet që burojnë nga Ministria e Mbrojtjes, dhe që kanë përgjegjës ministrin Arben Imami. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 29 September 2012 16:32

TIRANË- Tregtarët serbë të armëve janë të preferuarit e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë në shitjen e armatimeve të tepërta që ka Ushtria Shqiptare dhe qe kapin vlerën e 200 milionë dollarëve.

Ky është denoncimi i radhës që PS bëri nëpërmjet deputetit Erion Braçe, i cili duke iu referuar dokumenteve zyrtarë, zbuloi këtë partneritet të fortë dhe dominues siç e quajti ai.

“Ka një komision të posaçëm për kategorizimin e kontixhentit të armëve, teknikës, pajisjeve, municioneve dhe lëndëve plasëse të hequra nga përdorimi. Ai drejtohet nga dy njohje të vjetra për çdo ushtarak dhe për çdo shqiptar që ka ndjekur me vëmendje ekspozimin dhe angazhimin e tyre në çështje shumë sensitive për Shqipërinë. Kryetar, kundëradmiral Kristaq Gerveni, Zv Kryetar- Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, funksione këto të mbajtura nga 2010 deri në fund të 2011, periudhë të cilës po i referohem. ‘Torta’ e madhe e pasurisë së Ushtrisë, veçanërisht gjatë viteve 2010, 2011 e në vijim është ndarë mes 3 kompanive. E para, ‘Montenegro Defence Industry’, e dyta, ‘UNIMESCO’, e treta, ndërmarrja shtetërore ‘MEICO’. Dy kompanitë e para kanë krijuar duopolin e fortë, nisur nga sasitë e kontraktuara dhe vlera e tyre. Disponueshmëria e Ministrisë së Mbrojtjës ndaj tyre ka qenë shumë e fortë, madje me shkrim, e dokumentuar”, tha Braçe.

Por cili është ‘backgroundi’ i këtyre kompanive të cilave i është dhënë drita jeshile duke tregtuar materialet e tepërta të Ushtrisë Shqiptare, të cilat, siç tha deputeti Braçe, janë pjesë e pasurisë kombëtare?

“Kompania ‘Montenegro Defence Industry’ është dega malazeze e të famshmes ndërmarrje të madhe serbe ‘YGOIMPORT’. Siç rezulton nga dokumentet shtetasi Zoran Damjanoviq është personi që i përfaqëson të dyja kompanitë si shoqëri tregtare, por edhe në marrëdhënie me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ‘MEICO-n’ Nga një kërkim i thjeshtë rezulton se ‘MDI’ ka pasuar një tjetër kompani që operonte rëndë në tregtinë e armëve e municioneve në Ballkan, ‘TARA-n’. Tek ‘TARA’ i gjeje të gjithë, nga emrat më të përmendur të trafikut të armëve në botë deri tek lidhjet mes kompanive që të sjellin në transaksionin që i parapriu e më pas u zbulua me Gerdecin. Kompania ‘UNIMESCO’ është më e njohur për ju për shkak të skandalit që shpërtheu në mënyrë sporadike muaj më parë e që tani, nën dritën e dokumenteve zyrtare rezulton i provuar, si konflikt i pastër interesi i zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, favorizim për këtë shkak në mallra e çmime në një seri kontratash, mbyllje sysh në dokumentacionin e pamjaftë në raport me kërkesat strikte të ligjit”, tha deputeti socialist.

Sipas Erjon Braçes ky aktivitet ku serbët janë zgjedhur si partnerë në shitblerjen e armëve nga Ministria e Mbrojtës mbart një mori problematikash.

“Lëshimin e kësaj pasurie tek një marrëdhënie shumë e fortë, dominuese me tregtarë serbë të përfshirë dhe pjesëmarrës në linjat me të errëta të tregtisë së armëve; korrupsionin në përcaktimin e çmimeve të armëve, municioneve, eksploziveve të ndryshme e favorizuese për kompanitë e mësipërme, madje dhe në raport me vetë kompaninë shtetërore ‘MEICO’. Në këtë pikë, ja vlen të pyesësh: A e ka ndjekur apo hetuar këtë marrëdhënie Shërbimi Informativ Ushtarak?”, thotë Braçe.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 19 September 2012 16:00

Tiranë –  Aleanca Kuq e Zi ka vijuar edhe sot me denoncimin e atyre që ajo i quan, “Fytura të Krimit” dhe që janë zyrtarë të qeverisë, Berisha.

Sekretari per Mbrojtjen dhe Sigurine Kombetare, Edmir Dumleku  i vendosur përpara ministrisë së Mbrojtjes, prezantoi dosjen për ministrin, Arben Imamin.

Dumleku tha se Imami është një vegël e korrupsionit të Berishës, duke numëruar disa nga shkeljet e tij. Imami bashkë me vartësit e tij,  tha ai, i ka dorëzuar 355.4 metër katrorë det Greqisë, ka shitur 85 anije luftarake, 1060 tanke dhe katër nëndetëse për skrap.

Sipas AK-së, Imami ka privatizuar qindra baza ushtarake për qeveritarët, ka zhdukur 200 avionë, ndërsa të fundit MIG ia ka dhuruar Serbisë.

AK thotë se mbi ministrin, Imami rëndojnë akuza të cilat mund ta çojnë atë deri në 12 vjet burg.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 21 August 2012 17:57

Tiranë – Partia Socialiste reagoi të martën lidhur me emërimin e ish-shefit të Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, në krye të Policisë Ushtarake.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS-së, Taulant Balla, akuzoi Kryeministrin Berisha se po vendos nën komandën e tij institucione të rëndësishme të drejtësisë, sigurisë dhe inteligjencës.

“Çdo ditë që po kalon shqiptarët po shohin se si Berisha po vendos nën komandën e tij institucione shumë të rëndësishme të drejtësisë, sigurisë dhe inteligjencës”, tha deputeti Balla duke iu referuar shkarkimit të Bahri Shaqirit nga posti i drejtorit të SHISH, emërimit të Elvis Çefën si nënkryetar i KLD-së dhe emërimit të Ylli Zylës në krye të policisë ushtarake.

Balla gjithashtu i kërkoi Kryeministrit Berisha të përgjigjet publikisht për lidhjet e tij me trafikun e armëve si dhe për të gjithë urdhrat e dhënë për blerjen dhe vënien në punë të pajisjeve të përgjimit në ministrinë e Mbrojtjes.

“Sot më shumë se kurrë Shqipërisë i nevojitet një rilindje kombëtare që do t`i kthejë institucioneve pavarësinë dhe qytetarëve një shtet ligjor të drejtë, ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit”, deklaroi Balla. (LajmeShqip.com)

12