Lajme Shqip Wednesday, 30 May 2012 16:47

Aktorja 39 vjeçare hollivudiane ka mrekulluar me pamjen e saj gjatë një fundjave në plazh me familjen e saj.

E veshur me një kostum plazhi të lehtë, ylli i serialit Beverly Hills, Tori Spelling është parë në momente familjare teksa ecte me vajzën e saj 7 muajshe dhe gjithashtu teksa shkëmbente puthje dhe përkëdheli me bashkëshortin e saj Dean. Të dy prindërit janë parë duke përkëdhelur edhe fëmijët e tjerë, Liam 5 vjeç dhe Stellën 4 vjeç.

Tori mbeti shtatzënë për herë të katërt vetëm një muaj pasi kishte sjellë në jetë vogëlushen Hattie. Përpara disa ditësh bashkëshorti i saj Dean është shprehur në një intervistë duke thënë:

“Është e çuditshme sesi njerëzit fajësojnë vetëm burrin në të tilla raste. Është njësoj sikur të të thonë ‘Hiqi duart nga gruaja jote’! Por në fakt faji nuk është vetëm i imi që Tori ngeli kaq shpejtë shtatzënë, sepse edhe tango për t’u kërcyer kërkon dy veta…”

Ndërsa vetë Tori nuk ka nguruar që të rrëfehet e të thotë:

 “Asnjëherë nuk ndihem e lumtur si atëherë kur jam shtatzënë. Dhe në këtë periudhë Dean nuk m’i ndan duart! Shpesh herë më thotë ‘Ti je gruaja shtatzënë më seksi’ dhe mua kjo gjë më bën shumë të lumtur. Literalisht do të bëja 10 fëmijë po të mundja.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 11:22

Tori Spelling, ish aktorja e filmit të famshëm Beverly Hills 90210 ka lindur fëmijën e saj të tretë.
38 vjeçarja me bashkëshortin Dean McDermott, 44, u bënë prindër për herë të tretë me vogëlushen Hattie, ditën e hënë.

Disa orë pas lindjes, Tori ka postuar në profilin e saj në Twitter njoftimin sëbashku me fotografinë e këmbës të së sapo lindurës, “Familja jonë është shumë e lumtur të njoftojë që më 10/10/2011 vogëlushja jonë Hattie Margaret McDermott erdhi në jetë në orën 7:08 të mëngjesit”.

Tori ka edhe dy fëmijë të tjerë, Stelën 3 vjeçare dhe Dean 13 vjeç me ish burrin e parë Jack.
Çifti nuk ka dashur që ta mësoj gjininë e foshnjës dhe kanë pritur deri në lindje për të mësuar se çfarë ishte. Bashkëshorti i saj Dean, ka thënë përpara disa kohësh “Ne mendojmë se do të jetë surpriza më e madhe. Sa herë në jetë të rastis një surprizë e tillë? Ne do të jemi të bekuar çfarëdo që të jetë. Ne duam vetëm që të jetë një bebe e shëndetshme”.

Por Tori Spelling nuk dëshiron ta lër me kaq. Ajo shpreson që të jetë në gjendje dhe me fat për të patur edhe një fëmijë të katërt. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 13:06

Nёse do tё kthehej koha mbrapsht, Tori Spelling nuk do ta bёnte gjoksin e saj. Pёr tё folur haptazi pёr kёtё gjё, ёshtё vetё aktorja qё rrёfehet gjatё njё interviste nё ‘Good Morning America’ pёrpara disa ditёsh.

“Po, nё fakt unё e kam zmadhuar gjoksin artificialisht… nё epokёn kur isha 20-vjeçe. Po ta kisha ditur qё do tё ndikonin nё prodhimin e qumёshtit, nuk do t’i kisha bёrё… Mё pёlqen tё jem njё nёnё. Jam nё pritje tё fёmijёs sё tretё dhe kam dёshirё tё kem prap tё tjerё. Ky ёshtё roli im nё jetё. Ky gjoks tani nuk ka mё asnjё vlerё.”, ka thёnё ajo.

Por po ta shohёsh Torin mirё, mё shumё se njё herё e ka bёrё ajo gjoksin? (LajmeShqip.com)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 17:06

Tori Spelling, aktorja e ‘Beverly Hills’ aksidentohet me makinё nё tentativё pёr t’i shpёtuar paparacёve.

Ka qёnё duke i çuar dy fёmijёt e saj nё shkollё, kur ka kuptuar qё po ndiqej nga njё fotograf. Nё tentaivё pёr t’i shpёtuar fotografitё, ajo ёshtё pёrplasur me murin qё rrethon oborrin e shkollёs.

Tori 37-vjeçe, e cila tani ёshtё shtatzёnё dhe pret fёmijёn e saj tё tretё me burrin e saj, Dean McDermott 44-vjeçar ёshtё trembur aq shumё sa ka shkuar menjёherё pёr t’u vizituar nё spital.

Fatmirёsisht ajo i shpёtoi mw tw keqes, por inatin me fotografin e ka mbajtur gjatё, tё cilёn e ka theksuar edhe nё profilin e saj nё Twitter.

“Fotografi nuk shqitej! Edhe kur unё u pёrplasa, ai e kishte mendjen tё mё fotografonte vetёm mua. U afruan rreth dhjetё prindёr aty qё e pёrzunё!”, thekson aktorja, Tori Spelling.