Tag Archives: topi i arte 2013
|

Ylli i Bayern Munchen, FranckRibery akuzoi rezultatin e votimit për “Topin e Artë 2013” duke këmbëngulur se sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldonuk meritonte ta fitonte çmimin, pasi portugezi nukngriti asnjë trofe vitin e kaluar. Fillimisht Ribery reagoi me qetësi pas ceremonisë së FIFA-s në Zyrih, ndërsa iu desh të pranonte vendin e tretë në votim pas Ronaldos dhe yllit të Barcelonës Lionel Messi, duke deklaruar se çmimi prestigjioz individual nuk ishte një ndër objektivat e tij.
Gjithsesi tani francezi ngre zërin për të shprehur gjithë pakënaqësinë e tij, ndërsa beson se ai duhet ta kishte fituar “Topin e Artë” pas sezonit së jashtëzakonshme me Bayern Munchen.
“Fitova gjithçka që ishte në lojë për t’u fituar me Bayernin dhe individualisht.Ronaldo në krahun tjetër nuk fitoi asnjë gjë. Nuk jam i dëshpëruar që nuk fitova, por kjo të lëndon disi. Unë meritoja të fitoja “Topin e Artë”. Ishte e qartë se Ronaldo do ta fitonte, afati përfundimtar i votimit u shty për dy javë. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. S’kishte të bënte me futbollin. Ishte një vendim politik”, ka thënë francezi.
Por kritikat e Ribery ndaj FIFA-s nuk mbarojnë këtu pasi ngriti gishtin e akuzës edhe për 11-shen më të mirë të vitit nga FifaPro World XI, ku bënë pjesë vetëm 3 futbollistë të Bajernit ndërsa 4 i përkisnin Barcelonës.
“Ka vetëm 3 futbollistë të Bayernit aty. Kjo është çmenduri. Thomas Muller meriton të jetë aty, dhe po ashtu edhe David Alaba, Bastian Schweinsteiger dhe Arjen Robben. Ne fituam 5 tituj dhe bëmë historinë. Pastaj aty ndihet edhe mungesa e futbollistëve të Borusias së Dortmundit, ku janë Mario Gotze dhe Robert Lewandowski. Kjo është vërtet e pamundur”, përfundoi Ribery, shkruan albeu.
Si rastësisht Gotze la “Signal Iduna Park” për të shkuar në “Allianz Arena” verën e kaluar, ndërsa Lewandowski do të bashkohet me skuadrën e Pep Guardiolës në fund të sezonit aktual.
|

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013 duke fituarçmimin ‘FIFA Topi i Artë’.
Viti 2013 ishte fantastik për Cristiano Ronaldon, i cili individualisht ishte padyshim lojtari më i mirë.
Megjithatë, portugezi nuk arriti të fitojë asnjë trofe me klubin e tij, Real Madrid, prandaj kjo ia zbehte paksa gjasat për tafituar çmimin. Ai ishte fantastik edhe me kombëtaren e Portugalisë, të cilën e kualifikoi në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Brazil. Të mos harrojmë se gjatë sezonit të ri (2013/2014), CR7 ka thyer një sërë rekordesh.
CR7, Lionel Messi dhe Franck Ribery ishin në listën e ngushtë të kandidatëve për ta fituar çmimin prestigjioz individual.
Për Leo Messin, viti që kaloi nuk ishte edhe aq i mirë, veçanërisht për shkak të dëmtimeve që pësoi disa herë, por kurdo që ka luajtur është treguar vendimtar për skuadrën. Ai fitoi titullin e La Ligas me Barcelonën ndërsa fitoi edhe Superkupën e Spanjës. Messi ishte edhe golashënuesi më i mirë i sezonit 2012/13 në La Liga dhe njëherësh më i miri në Evropë dhe e ka fituar ‘Këpucën e Artë’.
Franck Ribery ndoshta nuk ka shënuar shumë gola dhe ndoshta nuk është individualisht futbollisti më i mirë në botë, por ai e ndihmoi Bayern Munichun të fitojë tripletën sezonin e kaluar, ndërsa ka vazhduar të shkëlqejë me fanellën bavareze edhe në sezonin e ri. Francezi u shpall futbollisti më i mirë në Evropë sipas UEFA-s.
Messi është fituesi rekorder i Topit të Artë, të cilin e ka fituar katër herë radhazi.
Futbollistja më e mirë e vitit u shpall portierja gjermane, Nadine Angerer. Ajo pati konkurrente brazilianen Marta dhe amerikanen Abby Ëambach./albeu/
|

Luiz Felipe Scolari zbuloi votat për “Topin e Artë 2013”. Trajneri i kombëtares braziliane bëri të ditur se vota e tij e parë shkoi për Cristianon Ronaldon. 65-vjeçari u shpreh se ylli portugez i Real Madrid meriton të fitojë këtë vit trofeun më prestigjioz individual, për shkak të rendimetetit që po tregon.
I dyti në listën e teknikut të Seleçaos renditet argjentinasi i Barcelonës Lionel Messi dhe i treti francezi i Bayern Munchen Franck Ribery.
Scolari dhe Ronaldo kanë punuar bashkë gjatë kohës kur braziliani drejtonte kombëtaren e Portugalisë. /albeu/
|

Gareth Bale ka favorizuar Cristiano Ronaldon për të fituar “Topin e Artë” dhe e ka quajtur atë si “lojtari më i mirë në botë”. Ronaldo në fitoren 5-0 kundër Almerian shënoi golin e tij të 25-të për Real Madridin këtë sezon.
Ai gjithashtu ka qenë në formë të jashtëzakonshme për shtetin e tij, kur shënoi tre gola kundër Suedisë për t`ia siguruar Portugalisë një vend në Kampionatin Botëror, shkruan almakos.
“Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë dhe askush nuk i afrohet atij”, ka thënë Bale për Ronaldon. “Ai e meriton atë çmim [Topin e Artë]. Ai me formën e tij dhe golat e shënuar e ka treguar këtë, veçanërisht për Portugalinë. Ai tregoi se çfarë lojtari botëror është”.
“Prejse kam arritur këtu ai ka qenë i pabesueshëm. Golat që ka shënuar ai janë të rëndësishëm këtë sezon”.