Lajme Shqip Wednesday, 22 January 2014 11:24

Nuk të jep përshtypjen e një Don Zhuani, Arben Tollia i cili është dënuar për përdhunim nuk e pranon këtë akuzë. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare nga qelia ai nukpranon të ketë përdhunuar asnjë femër, pasi sikurse thekson, të gjitha kanë pranuar me dëshirën e tyre marrëdhënien me të.

“Nga gjithë këto femra që kam pasur, kam prekur dikë në ‘tela’ shumë. Njëra prej tyre ka qenë femër me pushtet. E dija që e kishte këtë pushtet, por pranoi vetë të rrinte me mua. Më kanë akuzuar se kam përdhunuar një femër kur dola me leje nga burgu. Le ta vërtetojë prokuroria dhe le të më dënojë përjetë”, – thotë ai.

Dyshohet se ai ka kryer marrëdhie me dhjetra femra përmes mashtrimit.