Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 12:25

Prishtinë –  Kryetari i trupit gjykues Horst Bridel tha se vendimi i shkallës së parë ka qenë i drejtë dhe pas shqyrtimit të të gjitha ankesave të palës mbrojtëse, i ka hedhur poshtë ato.

Avni Hajdarit, i është shqiptuar dënimi prej 19 vjet burg dhe 250 mijë euro gjobë, Shpëtim Ademajt prej 17 vjetësh burgim, si dhe 200 mijë euro gjobë, Ismail Krapi dhe Shaip Selmani do të mbajnë nga 8 vjet, Fatmir Pajaziti 7 vjet; Xhemail Halilaj është dënuar me dy vjet burgim- me kusht si dhe Blerim Ademaj me 5 vjet burgim.

Ata u shpallën fajtorë sepse në natën mes 14 dhe 15 tetorit të vitit 2009, një grup prej 18 kosovarësh ishte trafikuar dhe kishin pësuar derisa po kalonin me barkë përmes lumit Tisa ndërmjet Serbisë e Hungarisë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 17:39

Prishtinë – Me 66 vjet burgim, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka dënuar të pandehurit, të cilët ishin përfshirë në tragjedinë e lumit Tisa në vjeshtën e vitit 2009, dhe në të cilën patën humbur jetën 15 persona, në mesin e tyre 7 fëmijë.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, sot ka dënuar Avni Hajdarin me 19 vjet burg dhe 250 mijë euro gjobë, Shpëtim Ademajn 17 vjet burg, si dhe 200 mijë euro gjobë, Ismail Krapi dhe Shaip Selmani nga 8 vjet, Fatmir Pajaziti 7 vjet; Xhemail Halilaj është dënuar me dy vjet burgim – me kusht si dhe Blerim Ademaj me 5 vjet burgim, ndërsa Rabit Ajvazi është liruar për munges të provave. Avokati mbrojtës i Avni Hajdarit, i cili është dënuar me burgim prej 19 – vjetësh, Bajram Tmava tha se këtë vendim do ta apeloj për shkak të shkeljës së procedurave ligjore. Prindërit e Ilir Agushit nga Zhegra dënimin e cilsojnë si jo të mjaftueshëm.

Ky grup, sipas aktakuzës, akuzohet se ka gjetur persona të interesuar për emigrim në shtetet perëndimore me të cilët ishin marrë vesh të paguanin nga 3 mijë euro, nga gjashtëmijë e treqind deri në tetë mijë euro për familje, për të shkuar në shtete të BE-së në mënyrë ilegale në bashkëpunim me persona të ndryshëm në Serbi. Në tragjedinë e lumit Tisa, në vjeshtën e vitit 2009, patën humbur jetën 15 persona, në mesin e tyre 7 fëmijë.