Lajme Shqip Wednesday, 01 January 2014 13:49

Mbi 25 drejtues automjeteshjanë penalizuar nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë orëve të para të vitit 2014, duke u hequr leja e drejtimit.

Operacioni i policisë ka zgjaturnga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit dhe gjatë kësaj kohë janë konstatuar mbi 25drejtues automjetesh, të cilët kanë konsumuar pije alkoolike tej normave të lejuara. /albeu/

 
Lajme Shqip Friday, 27 September 2013 13:16

Dy të rinj janë gjetur të vdekur në banesat e tyre në Tiranë ditën e sotme. Burime të policisë kanë thënë se 18 vjeçari Redlan Krasniqi është gjetur i vdekur paraditen e sotme në banesën e tij në rrugën “Karl Gega” në Tiranë.

I riu dyshohet se mund të ketë vdekur si pasojë e rrymës elektrike që mund ta ketë zënë. Ndërkohë një tjetër viktimë është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.

Policia ka thënë se shkaqet e vetëvrasjes së 27 vjeçarit Ermal Zaimi ende nuk janë zbardhur, por sipas të dhënave i riu vuante nga depresioni dhe kishte tentuar të vetëvritej edhe njeherë tjetër më parë.

 
Lajme Shqip Saturday, 17 August 2013 19:35

Tiranë – “Janë shtetase, të cilat kanë një arsim të caktuar, mund të kenë një profesion dhe këtë e përdorin si profesion të dytë. Në rastet që janë evidentuar prostituta e luksit mund të jetë ajo lloj kategorie femrash, e cila është e mirëarsimuar, ka një përvojë të caktuar në aktivitetin që ka ushtruar, ka një lloj instruktimi nga tutorimbi mënyrën e sjelljes, duke i dhënë edhe detaje të klientitçfarë pozicioni shoqëror ka”, thotë Elton Shima, specialist i antitrafikut.

Kjo frazë e policisë së Tiranës përshkruan ato femra për të cilat francezët i quajnë ‘Pute De Luxe’ dhe anglezët “High-Priced Call Girls”. Ketij fenomeni nuk i ka shpëtuar edhe Shqipëria, per disa femra qe edhe pse kane nje pozite shoqerore te caktuar, ushtrojne edhe kete profesion perballe çmimeve ekstra, dhuratave teper te shtrenjta apo perfitimeve te tjera materiale.

Prostitutat e luksit apo prostitutat elitare qarkullojne per nje rreth te mbyllur klientesh, siç mund te konsiderohen disa raste te evidentuara me kliente biznesmene apo edhe vizitore te huaj te rangjeve e profesioneve te ndryshme, raporton Top Channel.

“Ndër rastet më të përhapur ose fenomeni i cili është më i dukshëm, është kur menaxherët e lokaleve, hoteleve apo të gjitha shërbimeve të tjera për të siguruar të ardhura më të mëdha në aktivitetin e tyre të ligjshëm, në aktivitetin e tyre tregtar, përveç ofrimit të shërbimeve të ligjshme i ofrojnë klientëve të tyre, të interesuar për kryerjen e marrëdhënies seksuale kundrejtpagesës me personel i cili ofrohet si balerinë, këngëtare”, thotë Shima.

Referuar rasteve të referuara në Tirane, ai shprehet se tutori fillimisht kryen ndermjetesimin e klientit me prostituten.

“Tutori fillimisht kryen ndermjetesimin e klientit me prostituten. Tutori i propozon klientit, duke e pyetur nëse ka dëshirë për kryerjen e marrëdhënievekundrejt pagesës me prostitutën. Duke iu referuar rasteve, apo hetimeve të mëparshme që ka patur,çmimet për rastet kur femrat kryejnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës kanë qenë nga 50 euro, deri në 250 euro, por ka patur raste edhe 400 euro. Këtu flasim për kategorinë e femrave që në njëfarë mënyrë mund të quhen prostituta luksi, por që në bazë të ligjit konsiderohen njësoj si prostitutat e tjera”, tha Shima.

 
Lajme Shqip Saturday, 27 July 2013 11:45

Tiranë – Një person i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes sot në kryeqytet.

Mësohet se shtetasi Pëllumb Xhabej, 50 vjeç ka rënë nga kati i katërt i një pallati, në zonën e Shallvareve dhe ka ngecur në tendën e një dyqani poshtë pallatit, duke shpëtuar kështu jetën.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, zjarrfikëset dhe një autoambulancë për t’i ardhur në ndihmë.

Edhe pse nuk dihen arsyet e rënies së tij, policia bën me dije se 50-vjecari është dërguar me autoambulancë në spital për një kontroll mjekësor, pasi rënia nga largësia mund t’i ketë shkaktuar shembje. Gjithahstu ai ka marrë edhe plagë të lehta në trup.

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 03 July 2013 17:22

Tiranë – Të 85 pasagjerët e linjës Tiranë-Vjenë janë vënë në panik gjatë udhëtimit të kryer mesditën e djeshme me avionin e linjës Austrian Airlines në bordin e OS 848 Airbus.

Gjetja e një letre kërcënuese, se në bordin e avionit ndodhej një bombë, ka alarmuar stafin e avionit, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet e sigurisë, ndërsa avioni ndodhej 20 min larg aeroportit të Vjenës. 
Në pamundësi për të ndërhyrë, autoritetet austriake kanë krijuar një pistë uljeje emergjence për avionin, i cili mbërrinte nga Tirana dhe pasi kanë kontrolluar me imtësi çdo pasgjer, bagazh dhe ambjentet e avionit ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë lëndë plasëse, raporton Shqiptarja.
Ngjarja konfirmohet për mediat austriake nga zëdhënsi i kompanisë austriake, William Baldia, ndërsa policia e Rinasit, e kontaktuar nga “A1Report”, pranon që ka pasur një kontroll të veçantë mbi këtë linjë, pasi është e njëjta, ku 3 javë më parë u dha sinjali për një bomë, por nuk u gjet asgjë, qoftë edhe letra kërcënuese, që kanë gjetur autoritetet austriake.
Aktualisht kanë nisur hetimet, ndërsa linjat me Turqinë janë kthyer në precedentin e dytë për autoritetet shqiptare, duke alarmuar jo vetëm policinë këtu, por dhe homologët europianë, siç ka ndodhur ditën e djeshme në hapësirën ajrore austriake.

 
Lajme Shqip Sunday, 16 June 2013 14:35

Tiranë – Hapet tuneli i Krrabës, një segment i rëndësishëm i autostradës Tiranë-Elbasan, e cilësuar pas rrugës së kombit, si vepra e dytë më e madhe publike në Shqipëri.

Në ceremoninë e inagurimit të tunelit, kryeministri  Sali Berisha theksoi se sot u realizua ëndrra e shqiptarëve.

“Sot është dita e krenarisë kombëtare, sepse sot më 16 qershor realizojmë ëndrrën e gjeneratave të tëra, që ëndërronin që një dita Tiranë të ishte më afër tyre. Autostrada është projekti më i rëndësishëm rrugor i projektit Korridorit 8, portë e të cilit është Shqipëria”, theksoi Berisha.