Lajme Shqip Sunday, 23 February 2014 16:35

Eugenia Timoshenko, vajza e ishkryeministres së Ukrainës YuliaTimoshenko ka falemnderuar rininë, studentët dhe të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen nëprotestat masive në Kiev, kudër diktatorit pro-rus Yaunkovich.

Në protestat të cilat filluan që nga nëntori i vitit të kaluar morën pjesë edhe shqiptarë të Ukrainës.

Eugenia Timoshenko në një intervistë për agjencinë informative “Presheva Jonë”, ka falemenderuar për angazhimin e shqiptarëve për lirimin e nënës së saj.

E bija e ish kryeministres së Ukrainës, Evgeniya Timoshenko është shprehur se:

“Nëna ime ishte viktimë e hakmarrjes politike e regjimit të ish presidnetit Yaunkovich. Ajo ka vuajtur si shqiptarët në burgjet e Serbisë”, deklaron Eugeniadhe i bëri apel komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për të marrë masa ndaj diktatorit të fundit të Evropës në Ukrainë, të cilin e bën përgjegjës për dhjetar viktima në protestat e ditëve të fundit në Kiev.

Gjykata Supreme e Ukrainës kishte refuzuar apelin e ish kryeministres JuliaTimoshenko, kundër dënimit shtatëvjeçar nën akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare. Timoshenko është burgosur që në muajn tetor të vitit 2011. /albeu.com/