Lajme Shqip Thursday, 14 November 2013 00:07

Arsene Wenger mund të ketë pasur dhimbje koke nga humbja e Arsenal-it në Old Trafford të shtunën, por rezultati i ka sjellë më shumë dëme një tifozi në Uganda.

Topçinjtë e kanë lënë pa shtëpi Henry Dhabasani-n pasi kishte vënë bast shtëpinë për rezultatin e ndeshjes me tifozin e Manchester United, Rashit Yiga. Në të kundërt, Yiga do t’i falte atij makinën e re si dhe bashkëshorten.

Sidoqoftë ishte Dhabasani që humbi pasi Djajtë e Kuq fituan me gol të Robin Van Persie në pjesë të parë. Basti nuk ishte thjeshtë me fjalë, por dy tifozët e kishin bërë këtë gjë edhe me noteri, ku tifozë të tjerë ishin si dëshmitarë, shkruan shekulli. 

“Uganda Observe”, raporton se Dhabasani, që kishte tri bashkëshorte dhe pesë fëmijë, i ra të fikët në fund të ndeshjes si rezultat i budallallëkut të vet. Ai u dëbua të hënën pas disa tifozë e Djajve të Kuq sulmuan shtëpinë e tij dhe e hodhën atë dhe familjen e tij në rrugë.