Lajme Shqip Tuesday, 13 August 2013 14:09

Skuadra e Kukësit, që po shënon suksese në Europa League, po përgatitet ta bëjë një tranferë të madhë  gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra bardh e kaltër po synon që ta transferoj në radhët e veta sulmuesin me eksperiencë, Shefku Kuqin, i cili aktualisht është futbollistë i lirë.
“Shefki Kuqi, lojtari nga Kosova kërkohet nga FK Kukesi”, shkruan në faqen zyrtare të ekipit shqiptar, në rrjetin social facebook.

Shefku Kuqi, para disa ditësh në një intervistë për Express, pati deklaruar se synon që karrierën ta vazhdoj vetëm në futbollin anglez.

“Kam pasur oferta nga disa liga të ndryshme, por i kam refuzuar ato. Unë do të luaj veç në Angli. Mund të luaj edhe në ndonjë ligë tjetër, veç nëse marr ofertë të bëhem trajner edhe lojtar”, kishte deklaruar Kuqi, i cili është afër të pajiset me licencë të trajnerit.

Kuqi, në vitin 2000 nga ekipi finlandez FC Jokerit ishte transferuar te Stockport County.
Që nga ajo kohë Kuqi ka luajtur edhe për: Sheffield Ëednesday, Ipsëich Toën, Blackburn Rovers, Crystal Palace, Fulham, Sëansea City, Derby County, Neëcastle United dhe Oldham Athletic.

 
Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 09:00

Lorenz-Gunther Kostner është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares. Gjermani 59-vjeçar mësohet se dje ka qenë në Tiranë për të biseduar për detajet e kontratës së tij, por nuk bëhet e ditur ende nëse është arritur ndonjë akord me presidentin Duka.

Kostner ka drejtuar shumë skuadra në karrierën e tij, por përgjithësisht të nivelit të ulët. Karrierën si trajner e ka nisur më 1982-1986 te FC Bajern Hof, për të vazhduar më pas me SSV Reutlingen, SC Frajburg, KSV Hesen Kasel, Shtutgarter Kikers, SpVgg Unterhahing, FC Këln, Karlsruher, Hofenhajm, Rot-Vajs Esen dhe në tri vitet e fundit, skuadrën e dytë të Volfsburg.

Thuhet se Duka ka pasur tratativa me këtë trajner këtë fundjavë dhe nuk është çudi që ai të marrë drejtimin që në ndeshjen miqësore që Shqipëria luan ndaj Azerbajxhanit këtë fundjavë.

Sakaq, kandidat kryesor mbetet edhe slloveni, Matjazh Kek. Ky i fundit ka shprehur dëshirën për të marrë postin e trajnerit të Kombëtares shqiptare, por ka sqaruar disa ditë më parë, në një intervistë për mediat e vendit të tij, se nuk është kontaktuar asnjëherë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Gjithsesi, Kek shihet si person i pranueshëm nga presidenti jo vetëm për CV-në që ka, por edhe për anën financiare.

 
Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 07:45

Tifozat Kuq e Zi kanë deklaruar me anë të një deklarate për shtyp se do të braktisin ndeshjet e kombëtares shqiptare për një afat të pacaktuar. Shkak është bërë telenovela e Federatës Shqiptare të Futbollit me zgjedhjen e trajnerit të kombëtares.

“Tanimë që “telenovela e stisur dhe e gënjeshter” për trajner shqiptar përfundoi vlen të theksojmë kronologjinë e ngjarjeve në lidhje me përzgjedhjen e trajnerit dhe përfundimet e eliminatoreve. Përpara mbi 1 muaj theksuam për opinionin publik një numer faktesh të cilat u vërtetuan edhe një herë nga përfundimi i përralles për zgjedhjen e Besnik Hasit si trajner.

Hasi si profesionist i vërtetë, si ish-lojtar i kombëtares kërkoi kontratë 4 vjeçare dhe staf perendimor.

Pikërisht çfarë kërkohet në mënyre që të pergatitesh një grup lojtaresh për të synuar kualifikimin! dhe jo gënjeshtren e radhes që përfundon me vendin e parafundit në grup. Ky kusht tepër profesional i kërkuar nga ana e tij nuk u miratua.

Me keqardhje pra u vërtetua qëndrimi yne se faji nuk është i trajnerit apo i kombëtares! Për më tepër, refuzimi që ju bë kërkesave të Hasit, ka ndikuar në opinion dhe forcuar përshtypjen mjerane se gjoja “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”. Shqipëria dhe kombëtarja do të bëhet edhe për inat të atij qe zgjedh trajnerët.

Për ta forcuar qëndrimin tonë, në mënyre që të gjithë të vetedijesohen për faktin se problemi nuk janë trajneret apo lojtarët, Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë ndeshjet e Kombëtares A deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e Tifozave Kuq e Zi.