Tag Archives: thevoiceofalbania2012
|

Tirane – Venera është fituesja e edicionit të dytë të “The Voice of Albania”. Në një garë shumë të fortë me Jozefinën, Matejin dhe Mjellmën, vajza nga Struga e Maqedonisë u shpall zëri më i mirë.
“Kjo është një ndër surprizat më të mbukura të miat. Jam shumë e lumtur. Nuk kam fjalë. Këtë sukses ia dedikoj të gjithë atyre që janë fansa të zërit tim, të gjithë atyre që më kanë mbështetur duke mos u kursyer për asnjë moment, familjes time, të afërmve të mi, gjyshit dhe gjyshes time si dhe xhaxhait tim i cili nuk jeton më”, deklaroi mes emocionesh fituesja Venera.
Spektakli i së premtes mbrëma ishte i jashtëzakonshëm në ekranin e Top Channel, ku edhe vetë 4 trajnerët performuan me konkurentët, ndërsa nuk mungoi edhe dueti i Sidrit Bejlerit dhe Elton Dedës.
Ishte publiku në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që votoi për të preferuarit e tij duke shpallur fituesin e këtij edicioni, Venerën.
Kështu përfundoi edhe rrugëtimi prej 17 javësh i spektaklit më të madh të zërave të rinj të muzikës shqiptare, duke nxjerrë talente që do të vijojnë rrugën e gjatë të muzikës.(T.CH/LajmeShqip.com)
|

Menjëherë pasi u shpall fituese e edicionit të parë të “The Voice of Albania”, shqiptarja e Kosovës Rina Bilurdagu është përballur me një seri fyerjesh nga shqiptarët e Shqipërisë, të cilët kanë postuar komente në faqen zyrtare të “The Voice…” në rrjetin social “Facebook”.
Shumica e komenteve kanë qenë fyese ndaj Rinës dhe kombësisë së saj nga Kosova. Me qindra komente e kanë cilësuar Rinën si “një kosovare e cila nuk di të këndojë” dhe si një “person që përpos hundës së madhe nuk ka asgjë tjetër”.
E menjëherë pas këtyre komenteve, ka reaguar njëri prej mentorëve. Ka qenë Elton Deda ai që i pari i ka quajtur këto komente raciste.
“Duke lexuar komente raciale drejtuar të njëjtës racë, me dhimbje konstatoj se fisnikëria e kombit është në zhdukje e sipër. “The Voice of Albania” i ka shërbyer bashkimit dhe jo përçarjes. Thirrini mendjes sa nuk është vone!”, ka shkruar Deda në faqen e “The Voice” në “Facebook”.
Menjëherë pas këtij postimi kanë vërshuar komentet nga kosovarët dhe shqiptarët të cilët kanë filluar një “luftë” mes vete duke shkruar se kush e ka merituar dhe kush jo.
Rina Bilurdagu u shpall fituese të premten mbrëma pasi kishte kaluar 17 javë të emisioneve. E dyta doli Marsela e cila po mbrohet më shumë nga shqiptarët e Shqipërisë. (LajmeShqip.com)
|

Ka përfunduar pas 17 javësh, emisioni i talenenteve në Top Channel, duke nxjerrë kështu edhe fituesen. Është Rina ajo që ka triumfuar në edicionin e parë të “The Voice of Albania”. Rina ka qenë pjesë e ekipit të Alma Bektashi . Ajo është shprehur e lumtur që ka fituar këtë garë. Marsela, pasi që ishte kthyer nga Italia për t’u bërë pjesë e “The Voice”, me fitimin e kësaj gare ka përfituar edhe një kontratë dy vjeçare me kompaninë diskografike “Universal” në Athinë.
E dyta ka dalë Marsela që ka qenë pjesë e ekipit të Elton Dedes, ndërsa dy finalistët e tjerë që janë renditur në vendin e tretë dhe të katërt janë Lundrimi dhe pesëmbëdhjetë vjecarja Enrika.
Përndryshe nata finale ka qenë jashtëzakonisht interesante dhe më përplot muzikë e zë nga këngëtarët. Sipas organizatorëve “The Voice of Albania” edicioni i dytë do të nisë së shpejti. (LajmeShqip.com)