Lajme Shqip Monday, 23 June 2014 14:00

Shefi i Eulex-it, Bernd Borchardt dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff kanë qëndruar sot në mëngjes për rreth një orë në Qeverinë e Kosovës. Nga kabineti i kreut të qeverisë kanë konfirmuar takimin e tyre me kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi, duke mos dhënë më shumë detaje.

Derisa për temat e këtij takimi kanë thënë se do të deklarohen, më vonë gjatë ditës.

Vizitat e Cliffit dhe Borchardit në Qeverinë kosovare vijnë një ditë pas trazirave në Mitrovicë. /Klan Kosova/

 
Lajme Shqip Sunday, 29 December 2013 15:19

Kryeministri Thaçi kurrë nuk e takuan homologët e tij anglezë e italianë e as presidentët e Francës dhe Italisë.

Në këtë vazhdë hynë edhe presidentja e vendit Atifete Jahjaga.

Gjatë këtij viti por edhe gjatë gjithë mandatit të tij, kryeministri i Kosovës nuk ka arritur ta takohu homologun e tij David Cameron, pavarësisht se ky i fundit ka tri vite që e udhëheq qeverinë britanike.

Kreu i ekzekutivit kosovarë nuk është takuar as me homologun e tij italiane, Enrico Leta, e as me presidentët francezë e italianë, përkatësit Francois Hollande dhe Giorgio Napolitano. Madje Thaci nuk mbahet mend të ketë zhvilluar vizita zyrtare në Zvicër, aty ku ka jetuar e studiuar disa vjet gjatë viteve të 90-ta.

Analistë të ndryshëm kanë thënë që mos takimet e kryeministrit në këto vende lidhet me shkallën e lartë të korrupsionit në vend dhe me raportin e Dick Martit.

“Nuk duhet të fokusohemi në takime sa për ‘sy e faqe’ sepse zotëri Thaçi vazhdimisht po shkon në SHBA, ndërsa Kosova vazhdimisht po dobësohet, e kjo duhet të ndryshohet. Pastaj duhet të shikohet se mos ndoshta liderët evropianë nuk po takohen me ata kosovarë për shkak të dyshimit të përfshirjes se kryeministrit në korrupsion, apo mungesën e legjitimitetit të presidentes Jahjaga”, ka thënë analisti Shpend Kursani, për Zëri.

“Është e rëndësishme që e tërë shoqëria të merren me shkaktarin e keq të Kosovës, nuk mjaftojnë vetëm takimet, por duhet të pranohet që të ndryshohet imazhi i Kosovës si shtet ku lulëzon korrupsioni, të kërkohet që të kryhen hetimet në lidhje me raportin e Dick Martit. Me një fjalë duhet të punohet që të ndryshohen rrethanat që po i japin imazh të keq vendit”, ka thënë nga ana tjetër analisti i KIPRED, Ardian Arifi. /Tribuna/ 

 
Lajme Shqip Thursday, 26 September 2013 21:48

Minsitri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka bërë të ditur përmes profilit të tij në rrjetin social Twitter, se shteti i Tajlandës e ka njohur Republikën e Kosovës.

 

“Falemnderit Tajlandë për marrjen e vendimit për të njohur Kosovën”, ka shkruar ai.

 

Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë konfirmimin për njohjen e pavarësisë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Tajlandës, Surapong Tovichakchaikul, gjatë një takimi në New York.

Ky shtet aziatik ka një popullsi prej rreth 67 milion banorë. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 24 September 2013 10:39

 

Fatmir Limaj pati buzëqeshur fort në nëntor të vitit 2007 kur ecte prapa Hashim Thaçit në Sheshin 21 në Prishtinë. Kënga që dëgjohej në sfond ishte ‘The final countdown’ e hit grupit ‘Europe’. Numërimi mbrapsht për ndarjen e këtyre dy njerëzve fillon gati katër vjet më vonë. Fundi duket se është tani.

Njerëzit kryesor të PDK-së në atë kohë po vinin të dilnin para turmës që i priste për ta festuar fitoren e parë të PDK-së në zgjedhjet nacionale. Limaj kishte humbur për pak garën në Prishtinë por i gëzohej faktit se do të bëhej ministër. 

Kur u formua qeveria e re nga PDK-ja dhe LDK-ja, Limaj mori një nga ministritë me më së shumti para, atë të Transportit dhe Telekomunikacionit.
E nisi me hov të madh punën në MTPT duke shtruar shumë rrugë, deri në projektin për autostradë Prishtinë – Durrës, kontrata e të cilit u kontestua shumë nga ana e shoqërisë civile dhe partive opozitare.
Thaçi mbronte punën e tij, e edhe Limaj të qeverisë. Madje në një rast, Kryeministri Thaçi ia shkarkoi një zv. ministër Limajt, Naser Osmanin (LDK), i cili tha në Kuvend ‘t’psh**i në Qeveri!’ e Limaj u rrok keq me fjalë me të. Pak orë më pas Thaçi e shkarkoi Osmanin.

Por miqësia mes ‘Gjarprit’ dhe ‘Çelikut’ do të merrte teposhtën në vitin 2010 kur EULEX-i i hyri me të madhe ministrisë që drejtohej nga Limaj, pasi po e hetonte atë për korrupsion e akuza të tjera. 
Thaci nuk foli shumë. U takua me shefin e EULEX-it në atë kohë dhe u pajtuan që këtë punë të ia lënë në dorë drejtësisë. E Limaj, tha se ‘nëse edhe një cent dëshmohet se është marrë nga ai ose dikush i afërm i tij, atëherë do të jepte vetëm ai përgjegjësi’.
Në publik kishin dalë fjalë se Limaj nuk i fliste Thaçit pasi kishte llogaritur në mbrojtje më të madhe publike  nga shefi.

Në vitin 2011, qeveria PDK dhe LDK u rrëzua dhe sërish PDK-ja doli e para. Limaj nuk u bë ministër, dhe për këtë, fajtori kryesor ishin ambasadat e huaja.
Pas kësaj Limaj lëshon më haptas idhnimin e tij, duke kritikuar Qeverinë në të cilën s’ishte ai, shpesh në media e shpesh në Kuvend. 
Limaj dhe Thaçi më s’po shiheshin bashkë dhe nuk dilnin as në përurim rrugësh. 

Kur po afrohej fundi i vitit 2012, në shesh dalin përgjime telefonike të Adem Grabovcit, që ishte dikur Zv. ministër i Limajt, me kreun e PDK-së Thaçin, Kadri Veselin, Vlora Çitakun e Sami Lushtakun. 

Thaçi në njërën nga to i quan ‘banditë’ ekipin e Limajt në Malishevë. Fjalë jo bash të hijshme u folën edhe për Jakup Krasniqin. Edhe ky nga ai moment filloi të ndahej nga kolegët e partisë.
Limaj nuk dilte shumë në publik përgjatë gjithë këtyre muajve. Gjykata e vendoste atë ose në paraburgim, ose arrest shtëpiak. 

Kur gjykata e shpalli të pafajshëm, të martën e kaluar, Çeliku doli dhe takoi qytetarët. Të gjithë e pritën një javë dhe spekuluan për të ardhmen e tij në PDK.

Sot ai buzëqeshi në Palestrën Sportive në Malishevë. Thaçi nuk ishte aty. Limaj tha se ‘njerëzit duhet të votojnë për ndryshime demokratike në Kosovë’. Deklarativisht e tha se e mbështet në Malishevë, Iniciativën Qytetare të dalë nga PDK-ja. “The final countdown” nuk u lëshua. Ndoshta sepse ai ka përfunduar tashmë. /reporteri/

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 August 2013 23:39

 

Pierre Pean, gazetar hulumtues francezë, ka publikuar librin “Lufta e “drejtë” për një shtet mafioz.

Ai dha një intervistë për mediat në Serbi rreth përmbajtjës së këtij libri.

“Shërbimi inteligjent, duke vepruar në mënyrë të fshehtë nga Ushtria e Francës, ka trajnuar anëtarë të UÇK-së, por duhet thënë se inteligjenca ushtarake, ishte e orientuar pro Serbisë”, shkruan Pean në librin e tij, “Kosova – lufta e “drejtë” për një shtet mafioz”, ka thënë Pean për mediat në Serbi raporton portali reporteri.net.

Shërbimi i inteligjencës, sipas tij, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij.

“Në të njëjtën kohë, stafi i Ushtrisë, nuk ishte në të njëjtën linjë. Ata sikurse ka ndodhur tradicionalisht, ishin në anën e serbëve, gjë të cilën e dëshmoi edhe me respektimin e përpiktë të marrëveshjes së Kumanovës dhe implementimin neutral të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”, thotë Pean. 
Në librin e tij, ai përmend edhe dallimet mes francezëve dhe anglo-saksonëve në luftën e Kosovës. Ai thotë se francezët dhe britanikët, për këtë edhe kanë shkëmbyer të shtëna me armë mes vete. Kjo sipas tij ka ndodhur se këto dy palë kanë pasur konflikt në interpretimin dhe implementimin e Rezolutës 1244. 
“Në interpretimin Anglo-Sakson”, kur ushtarët e UÇK-së vrisnin, kjo interpretohej si hakmarrje, dhe mund të falej. Por krejt kritere tjera u përdorën për serbët. Pra Anglo-Saksonët, u sollën krejtësisht ndryshe nga francezët”
“Koloneli Logar, komandant i forcave speciale franceze, në atë kohë, u detyrua të kërcënojë se është i gatshëm të hap zjarr në forcat speciale britanike. Ju mund të imagjinoni, se ata ishin në prag të një incident shumë serioz “, thotë gazetari francez. 
Kur flet për konfliktin mes KFOR-it francez dhe ushtarëve të UÇK-së, Pean thotë se ushtarët francez implementuan rrugën neutrale të Rezolutës 1244, gjë të cilën nuk e bënë të tjerët. Në Deçan ai thotë se u vranë 10 deri në 15 ushtarë të UÇK-së nga ana e forcave franceze, ndërsa në pjesët nuk vepronin ushtarët Anglo-Sakson nuk u vras asnjë. 
“Pra, francezët implementuan në mënyrë të përpiktë Rezolutën 1244, ndërsa Anglo-Saksonët, implementimin e rezolutës që nga fillimi e bënë në mënyrë të paragjykuar, në kontekst për pavarësinë e ardhshme të Kosovës, e cila nuk thuhej me asnjë fjalë në Rezolutë”, thotë ai. 
Kur pyetet për politikën e shtetit të Francës në vitin 1999, Pean potencon se presidenti i atëhershëm i Francës, Jacques Chirac tentoi deri në fund që të pengojë bombardimin e Jugosllavisë, por ai donte që të fuqizonte rolin e Francës në NATO, dhe me ngulje këmbë edhe më tutje, do të mund të ofendonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Kosova, sipas tij, ishte një shembull i mirë se si politika franceze u përkul ndaj asaj Anglo-Saksone, që është Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

(reporteri.net).

 

 

 

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 25 June 2013 11:08

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar emërimin e komandantit të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq.

Vendimi ka ardhur në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore , në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaçi, po ashtu i ka uruar mirëseardhje zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi, duke e çmuar lartë sjelljen e tij me organet e drejtësisë, raporton RTK. 

Bukoshi është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion para disa ditëve nga një trup gjykues i EULEX-it, që ishte pjesë e një procesi të njohur si rasti Tolaj dhe të tjerët.

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 May 2013 23:56

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani përmes një kumtese shtypi njoftoi se ka vendosur që të mos marrë pjesë në Samitin e Ohrit që mbahet me 1 dhe 2 qershor të këtij viti.

Presidenca e Shqipërisë shprehu zhgënjimin e saj me vendimin e autoriteteve maqedonase për të mos ftuar Kosovën që të jetë pjesë e samitit.

“Shpreh zhgënjimin lidhur me kushtëzimin destruktiv që i bëhet pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të vendeve të rajonit në Samitin e Ohrit, një veprim i paprecedentë dhe në kundërshtim të plotë me të gjitha marrëveshjet dhe parimet e lartpërmendura; si edhe frymën e dialogut e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në këtë kumtesë shtypi

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 May 2013 16:34

 

Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së parë Ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe planit të zbatimit për këtë marrëveshje u miratua sot pa ndonjë debat nga Qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e ekzekutivit të vendit të mbajtur të martën është miratuar me shumicë votash ky projektligj. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se pas nënshkrimit të planit të zbatimit nga të dyja palët, është paraparë që marrëveshja të ratifikohet nga të dyja shtetet.

 “Ne jemi pajtuar që ditën e enjte kur e kemi nënshkruar planin e zbatimit të marrëveshjes, por që diçka të ratifikohet duhet të jetë e pajtueshme për të dyja palët dhe tani Serbia e ka dhënë pajtimin. Ne sot kemi menduar që ta kalojmë edhe në Qeveri këtë çështje dhe ta procedojmë menjëherë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projektligji.

Ai ka thënë se ky projektligj ratifikon marrëveshjen e parë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo marrëveshje është miratuar nga Kuvendi më 22 prill 2013 përmes rezolutës dhe plani i zbatimit që është përafruar nga dy kryeministrat dhe ky plan i zbatimit është miratuar nga Qeveria.

“Theksoj se edhe marrëveshja e parë janë pajtuar dhe miratuar nga pala tjetër. Marrëveshja e parë ndërkombëtare do ta keni në shtojcën e parë dhe planin e zbatimit që është në marrëveshje. Këto të dyja do të jenë pjesë përbërëse të këtij ligji. Ky ligj i obligon dy republikat ta zbatojnë. Jam i bindur që me miratimin e këtij dhe ratifikimin e tij hapet mënyra e qartë e zbatimit të marrëveshjes të nënshkruar më parë”, ka theksuar Kuçi.

Ndërkohë në rend të ditës ka qenë edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kufijtë administrativ të komunave, ku edhe ky projektligj me shumicë votash është miratuar.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq ka thënë se MAPL në bazë të mandatit propozon ndryshimin e projektligjit për kufijtë administrativë, për dy komunat e reja që do të formohen

Formimi i dy komunave të Hasit, normalisht që parasheh edhe implikime buxhetore.

 

 
Lajme Shqip Monday, 27 May 2013 15:52

Qeveria dhe institucionet e vendit, besojnë në drejtësinë dhe pafajësinë e komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, deklaroi sot kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi.

“Ne kemi prezantuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve. Ne besojmë në drejtësinë por dhe në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së”, tha ai.

Ndërkaq sot në sheshin Nënë Tereza mijëra qytetarë protestuan për lirimin e tyre dhe kërkuan rishqyrtimin e mandatit të EULEX-it.

 
Lajme Shqip Monday, 27 May 2013 14:44

 

Qeveria e Serbisë miratoi mbrëmë planin e zbatimit të marrëveshjës së arritur në Bruksel dhe një ditë më vonë serbët e veriut paralajmëronë themelimin e Kuvendit Krahinor në Kosovë. Kryetar i Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, Marko Jakshiq ka thënë se deri në fund të javës do të formohet Kuvendi i Krahinës autonome të Kosovës.
“Deri në fund të kësaj jave, do të formojmë Kuvendin e Krahinës autonome të Kosovës dhe në të do t’i bartim përgjegjësitë e shtetit te Serbisë. Kjo është e drejta jonë kushtetuese”, ka thënë Jakshiq, për mediat serbe, transmeton Kosovapress..
Ky veprim sipas tij bëhet pasi që serbët e veriut janë kundër marrëveshjës së arritur në Bruksel. “Kështu më nuk ka dhe për këtë, besojë që me këtë vlerësim pajtohen shumica e serbëve të Kosovës se marrëveshja e Brukselit është e papranueshme si dhe vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë. Midis nesh nuk do të mund të gjejnë serbë të cilët do të pranojnë marrëveshjen dhe planin e zbatimit të saj”, ka thënë Jakshiq.