Lajme Shqip Wednesday, 20 November 2013 13:12

Vushtrri- Edhe dy tërmete me intensitet më të ulët janë regjistruar në afërsi të Vushtrrisë, në mëngjesin e së mërkurës, raporton Qendra Seizmologjike e Mesdheut, në ueb-faen e saj.I pari, një dridhje e fuqisë prej 2.8 shkallë të Rihterit, është regjistruar në orën 05.31 minuta të mëngjesit, 10 kilometra në veri të Vushtrrisë, ndërsa i dyti me fuqi prej 2.5 shkallësh, është regjistruar në orën 10.24, 7 kilometra në verilindje të Vushtrrisë. 

Dridhjet e tokës e kanë goditur rajonin e Vushtrrisë gjatë ditëve të fundit, ndërsa të hënën është regjistruar dridhja me fuqinë më të madhe deri më tash – 4.8 shkallë të Rihterit./Koha Ditore/ 

 
Lajme Shqip Sunday, 17 November 2013 17:19

Prishtinë- Sot rreth orës 9:15 në Prishtinë është dëgjuar një tërmet i vogël.

Tërmet po ashtu ka pasur edhe në disa komuna të Kosovës.

Sipas lexuesve të zëri.info, në Vushtrri tërmet ka pasur rreth orës 9:05, në Skenderaj rreth orës 9:10 dhe në Podujevë rreth orës 9:13 minuta

Vushtrria po goditet fuqishëm por pa dëme materiale për dy ditë radhazi pasi që edhe të shtunën rreth orës 9:00 ka pas dridhje të tokës.

Epiqendra thuhet se ka qenë në Mitrovicë. Dridhjet janë ndiher më shumë në pjesën veriore të vedit. /Zëri/