Lajme Shqip Thursday, 24 April 2014 11:09

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është shënuar dridhje e tokës me epiqendër në periferi të qytetit të Vushtrrisë. Dridhja e tokës është ndjerë nga qytetarët e VushtrrisëSipas Qendrës Sizmologjike të Mesdheut, në orën 04:46 sipas orës lokale, është shënuar një dridhje e tokës e intensitetit 2.9Shkallë të Rihterit dhe epiqendra e saj ka qenë 3 kilometra në veri të qytetit të Vushtrrisë.Në vjeshtën e vitit kaluar në rrethinën e Vushtrrisë janë shënuar termite të shpeshta dhe me intensitet të lartë dhe me epiqendër në veri të Vushtrrisë./veriu/

 
Lajme Shqip Monday, 18 November 2013 16:18

Prishtinë- Tërmeti që u ndie në Kosovë në orën 14 e 15 minuta kishte një forcë 4.7 shkallë të Rihterit. Nuk raportohet për dëme. Por, qytetarët u trembën, meqë dridhja ishte e fuqishme. KTV citon Shemsi Mustafën nga Agjencia Gjeologjike e Kosovës, divizioni sizmik, të ketë thënë  se tërmeti ka qenë me forcë dhe magnitudë 4.7 shkallë të Rihterit. Mustafa ka thënë se epiqendra është 31 kilometra në veriperëndim të Prishtinës, saktësisht në mes fshatrave të Vushtrrisë, Vesekofc e Bozhlan. Edhe dy ditët e kaluara Kosova ishte goditur nga tërmete të lehta.

 
Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 20:14

Shkup – Me rastin e shënimit të 48 – vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup, më 26 korrik 1963, nesër në varrezat e qytetit në Butel, delegacione të vendit dhe nga jashtë, do të vendosin lule para përmendores së viktimave nga tërmeti. Në qendrën tregtare “Soravia” do të fillojë aksioni tradicional i dhurimit të gjakut në Kryqin e kuq, e cila do zgjasë nga ora 9 deri në 17, ndërsa në lagjen Çento, në ora 18 do të zbulohet skulptura në parkun “Suomi”. Në muzeun e qytetit të Shkupit do të hapet ekspozita me titull “Takim i solidaritetit 1964-1973″.

Më 26 korrik 1963, në ora 5 e 17, Shkupi ishte rrënuar nga tërmeti prej 9 shkallësh, sipas Merkalievit (6.1, sipas Rihterit), ndërsa dridhje të vogla ka pasur deri më ora 5 e 43 minuta. Tërmeti në Shkup ishte ndjerë në hapësirë prej rreth 50.000 katrorë në kilometër. Nga dridhja u shkatërruan 15.800 banesa, ndërsa u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 njerëz mbeten pa kulm mbi kokë, ndërsa në gërmadha jetën humbën 1.070 qytetarë dhe u lënduan mbi 4.000 të tjerë.

 
Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 08:40

Nju-Jork – Një tërmet me intensitet prej 6, 2 ballëve i goditi sot Ishujt e Solomonit, në pjesën jugperëndimore të Oqeanit të Qetë.

Siç kumtoi Instituti amerikan gjeologjik, epiqendra e tërmetit ishte në 54, 4 kilometra nën fundin e Oqeanit të Qetë.

Tani për tani nuk ka viktima eventuale ose dëme të shkaktuara materiale, dhe nuk është dhënë asnjë paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit.

Solomonët janë një arqipelag prej qindra ishujve në Oqeanin e Qetë, të shpërndara në verilindje të Australisë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 09:15

Sindei – Tërmet i fuqishëm me intensitet prej gjashtë ballë, sipas shkallës së Rihterit, është regjistruar sot në Indonezi, njoftoi shërbimi sizmologjik kombëtar i Australisë.

Nuk ka të dhëna për të lënduar dhe dëme të shkaktuara materiale.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në thellësinë e Detit Banda, në pjesën lindore të arqipelagut.

Tërmeti është ndjerë edhe në pjesën veriore të Australisë, që ndodhet 700 kilometra në jug.

 
Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 11:20

Tokio – Tërmeti me intensitet prej 7. 1 ballësh sipas shkallës së Rihterit, sot e goditi të njejtin rajon të Japonisë verilindore, që solli deri në evakuim në centralin bërthamor të dëmtuar “Fukushima”, e cila pësoi dëme të mëdha në tërmetin katastrofik dhe cunamin në mars, njoftuan autoritetet japoneze.

Agjencia meteorologjike japoneze njoftoi se tërmeti ka qenë në thellësi prej 10 kilometra tek bregu verilindor japonez, pak para orës 10, sipas kohës lokale.

Nga agjencia meteorologjike fillimisht është lëshuar paralajmërimi nga cunami, por së shpejti edhe është tërhequr.

“Tërmeti zgjati përafërsisht një kohë të gjatë dhe gradualisht bëhej më i fuqishëm. Pash se librat në rafte po dridheshin, por asgjë nuk ra. I këshillojmë njerëzit të mos shkojnë në afërsi të bregut”, deklaroi një funksionar nga qyteti Ivaki siti.

Tani për tani nuk ka raporte për dëme të shkaktuara materiale ose për lëndime eventuale të personave.

Nga Elektroekonomia e Tokios njoftuan se në centralin bërthamor “Fukushima” janë evakuuar në më shumë lokacione, edhe pse nuk ka pasur shenja direkte për dëmtime të mëtejshme të objektit, ku punëtorët po përpiqen ta vendosin sistemin për ftohje që të stabilizohen reaktorët bërthamorë.

Në kumtesë thuhe se edhe krahas evakuimit, uji ende pompohet në reaktorët që t’i ftohë dhe azoti ende injektohet në dy prej reaktorëve për shkak të mbrojtjes nga shpërthimi eventual i hidrogjenit.