Lajme Shqip Sunday, 19 January 2014 13:55

Beograd- Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka dështuar të dielën në përpjekjet e tij që të rimerr drejtimin e subjektit të tij politik, Partisë Demokratike.

Kryetarët e degëve kanë votuar kundër propozimit të Tadiqit që të përmbysë pasardhësin e tij, Dragan Gjilas, dhe ta kthej veten në krye të partisë.
Gjilas mblodhi 247 vota, kundrejt Tadiqit që mori 127 vota, gjatë debatit 12 orësh që u zhvillua në Novi Sad.
57 vjeçari Tadiq, ka qenë president i Serbisë dhe lider i partisë gjatë viteve 2004-2012.
Kritikët thonë se ai ka dobësuar institucionet shtetërore, gjatë kohës së tij në krye të shtetit, meqë tërë kohën u mundonte që të konsolidojë pushtetin e tij.
Tadiq kishte akuzuar Gjillasin se është i paaftë në krye të partisë, dhe se e ka sjell këtë subjekt politik në prag të shkatërrimit.
Me këtë dështim të tij, Tadiq vlerësohet se edhe ka humbur rastin për t’u rikthyer në politikë./REL/