Lajme Shqip Monday, 28 May 2012 13:19

Beograd (PLOTESUAR)- Përkundër faktit që partia e tij humbi në zgjedhje shumicën dhe ai personalisht postin e presidentit, Tadic do të ketë ekzekutivin e vendit.Ai kishte deklaruar se nuk do të merr pjesë në qeverinë e ardhshme si person, historia e tij më pas është dukur si lutje nga shumë faktor për të qenë në krye të qeverisë.

Tadiç në një konferencë për media ka thënë se do të diskuto me partitë për të arritur shumicën në Kuvend, por sipas tij, nuk do të vijë në konsideratë ndonjë koalicion me partinë e presidentit Tomisllav Nikoliç.

Socialistët e Ivica Daciç i kanë dhënë mbështetje demokratit Tadiç për të qenë në krye të qeverisë për shkak të marrëveshjeve të mëhershme. Kjo për Serbinë do të nënkuptonte një bashkëjetesë të presidentit nga një parti tjetër dhe qeverisë së krijuar të paktën nga tri parti të ndryshme. Ky sistem, megjithatë, sipas analistëve do të mundësonte ndarjen e përgjegjësive më të mëdha në mes të shumë partive. Ndonëse i rëndësishëm me Kushtetutë, roli i kryeministrit nuk ka qenë aq i rëndësishëm në Serbi, që pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç. (LajmeShqip.com)

*************************************************

Beograd – Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka rënë dakort të fillojë negociatat për të formuar një qeveri pro-evropiane, hap ky i cili do ta linte presidentin e ri nacionalist pa pushtet të vërtetë.

Tadiç e ka bërë të ditur vendimin e tij mbrëmjen e së dielës. Partia Demokratike e Tadiçit e ka propozuar atë si kandidat për kryeministër pas një takimi tre orësh. Bisedimet për koalicionin pritet të fillojnë së shpejti, kur edhe pritet të mbahet takimi ndërmjet vetë Tadiçit dhe Tomisllav Nikolliçit, i ciili doli fitues në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj.

Nikolliç pritet të detyrohet të emërojë Tadiçin si kryeministër, meqë ky i fundit gëzon mbështetjen e shumicës në parlamentin prej 250 vendesh. Ndonëse Partia përpartimtare e Nikolliçit, ka fituar shumicën e vendeve në Parlament, demokratët e Tadiçit kanë më shumë aleatë në anën e tyre për të formuar kabinetin e ardhshëm.

Pozita e kryeministrit është më e fuqishme në kuptimin ekzekutiv se ajo e presidentit, i cioli nuk mund të hartojë ligje apo të marrë vendime politike. Tadiq ka paralajmëruar se nuk do ta përfshijë partinë e Nikolliçit në qeverinë e tij. (LajmeShqip.com)