12
 
Lajme Shqip Monday, 29 August 2011 08:57

Me La Ligën dhe Champions League, klubi katalunas ka shtuar tashmë dy tituj në raftet e tij në këtë sezon, pasi e fituoi Superkupën e Spanjës dhe UEFA Superkupën.

Lionel Messi ishte i rëndësishëm në fitoren 2-0 ndaj Portos në UEFA Superkupën në Monako, kur ai qëlloi i pari, për ta zhbllokuar rezultatin, ndërsa asistoi për Cesc Fabregas në golin e dytë dhe Guardiola e lavdëroi mesfushorin e vogël.

“Jam shumë, shumë i lumtur. Jo vetëm me 12 titujt që kemi fituar, të cilët janë absolutisht të mëdhenj, por sepse kjo kupë ishte shumë e vështirë për ta fituar”, tha Guardiola, pas fitores në Superkupën e Evropës.

“12 tituj nga 15 të mundshëm do të kishte qenë e paimagjinueshme, por kjo tregon se sa të mëdhenj janë këta lojtarë. Unë kurrë nuk gabova që i lavdërova ata”, tha ai.

“Duke pasur parasysh kohën e sezonit, këta lojtarë kanë luajtur shumë mirë dhe të gjithë lojtarët ishin këtu për njëri-tjetrin, ne të gjithë e dimë që Leo është Leo dhe nuk ka të dytë, edhe me shumë pak trajnim në këtë sezon ai tregoi se mund të jetë vendimtar.”

“Për të fituar të gjithë titujt këta njerëz në tre vitet e fundit kanë bërë shumë gjëra, por një prej tyre është një lojtar i cili mund t’i zvarritsë të gjithë së bashku. Ne e kemi Leon dhe kur ju të shtoni lojtarë të tjerë, atëherë grupi bëhet i mahnitshëm”.

Guardiola tha se përvoja që të luajë në presion të lartë ndeshjet e Ligës së Kampioneve i ka mësuar ata të luajnë ndeshje të shkëlqyera.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, duke pasur parasysh shumë faktorë që mund të ndikojnë në finale. Finale, si ajo e wembleyt nuk ndodhin shumë shpesh”, ka thënë Guardiola.

“Lojtarët e mi janë shumë të besueshëme, ata e kanë përjetuar këtë situatë shumë herë më parë, dhe besimi i tyre vjen me kalimin e kohës.”

“Kemi një gjeneratë të lojtarëve të rinj, por ata janë ende shumë të etur për të fituar dhe për të impresionuar me lojën e tyre”. (LajmeShqp.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 28 August 2011 16:11

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ishte shumë i kënaqur duke e parë Cesc Fabregasn të shënojë gol ne fitoren e tyre në UEFA Superkupë.

Ish-kapiteni i Arsenalit shënoi golin e dytë për  Barcelonën. Rosell tha: “Ai thjesht erdhi, nuk mund ta humbsnim atë”.

Ndërsa Cesc, tha: “Jam shumë me fat që kam ardhur para 31 gushtin, ose do ta kisha humbur të gjithë këtë.”

“Nënshkrimi i tij ishte një masë e mirë nga stafi ynë teknik dhe drejtuesit e përfshirë në transferimin e tij”, përfundoi Rosell. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 13:16

Lionel Messi, i cili qëkur debutoi për Barcelonën ka shënuar në të gjitha kompeticionet, deri mbrëmë i kishte munguar vetëm UEFA Superkupa, mirëpo mbrëmë me një gol që shënoi kundër Portos, ai  arriti gjithçka dhe tani nuk i mungon asgjë.

Messi ka arritur një rekord të ri, pasi bëhet lojtari i cili shënoi në të gjitha garat e mundshme në të cilat një klub garon.

Ai nuk kishte shënuar vetëm në UEFA Superkupë dhe ketë e bëri mbrëmë. Messi jo vetëm që shënoi, për ta zhbllokuar rezultatin, mirëpo ai beri një asist perfekt për Cesc, i cili e ndaloi topin me mjaft klas, për t’ia dhënë Barcelonës avantazhin për 2-0. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 22:57

Sonte nga stadiumi i Monacos, çunat e Pep Guardiolas dolën me edhe një trofe. Barcelona e mposhti Porton, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Evropës, me golat e dy yjeve, Lionel Messit, që shënoi në fundin e pjesës së parë dhe atë të Cesc Fabregasit, që e vulosi fitoren në fundin e pjesës së dytë të lojës.

Përveç klubit aktual, që ia mposhtën ditë më parë, magjistarët e katalunisë, ia mposhtën Mourinhos edhe ish-klubin. Me rezultatin 2:0, katalunasit kësaj radhe e mposhtën klubin me të cilin Mou, si trajner, e kishte fituar njëherë Ligën e Kampionëve.

Brenda krejt pak ditësh, skuadra më e mirë në botë, Barcelona, radhiti dy trofe në vitrinat e saj. Pasi e mposhti Realin e Madridit, në ndeshjen plot tension, të vlefshme për Superkupën e Spanjës, me jo shumë vështirësi sonte “Blaugrana” e mposhti Porton.

Barcelona, me të vërtetë u tregua skuadra e trofeve, e cila me lojën e saj, kompaktësinë, artin dhe ngjyrat po i jep kuptim futbollit të këtij shekulli.

Në aspektin e statistikave, në ndeshjen e sontme, Barcelona e posedoi topin 75 për qind, derisa Porto e preku atë vetëm në 25 për qind të kohës. Ndërsa, përveç me dy gola në rrjetë, kampioni i Portugalisë në natën e sontme u nda edhe me dy kartona të kuq. Ndryshe, nuk ndaleshin yjet e Barçës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 10:39

Federata e Futbollit Spanjoll njoftoi se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, do të hetohet, pasi u shfaq në video duke e vënë gishtin në syrin e ndihmëstrajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova, ndërkohë që u njoftua edhe për pezullimin e Marcelos, Mesut Ozilit dhe David Villas.

Reali ka reaguar për shpalljen e një hetimi dhe, madje, ​​pavarësisht se klubi katalunas ka refuzuar të paraqesë një ankesë zyrtare.

“FC Real Madrid nga fillimi është i prirur për të treguar maturi dhe përgjegjësi për të mos ushqyer atmosferën e tensionuar të krijuar nga ngjarje të tilla,” thuhet në deklaratë.

“FC Real Madrid dëshiron të shprehë habinë për këtë hetim i cili është duke u urdhëruar pesë ditë pas ndeshjes. Interesante duket se hetimi filloi vetëm disa orë pasi Presidenti i FC Barcelona i kërkoi publikisht Federatës Spanjolle të Futbollit për të marrë një veprim.”

“FC Real Madrid shpreson se hetimi të qartësojë atë se çfarë ka ndodhur gjatë dhe pas ndeshjes. Klubi shpreson se hetimi të hedhë dritë mbi provokimet, poshtërimet, fyerjet dhe agresionet që skuadra e parë dhe stafi i stërvitjeve kishin përjetuar si në fushë, ashtu edhe brenda tunelit që dërgon në dhomat e zhveshjes. Këto gjëra për fat të keq iu dhanë rrugë incidenteve që ndodhën.”

“FC Real Madrid do të vazhdojë për të mbrojtur vlerat e qenësishme të kësaj njësie ekonomike dhe gjithmonë do të luftojë për bashkëpunim më të madh të mundshëm në mes të klubeve dhe të institucioneve në të gjithë botën”, thuhet në reagimin e Real Madridit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 16:22

Tifozët e Barcelonës e kanë mirëpritur Tito Vilanovan si një hero në ndeshjen kundër Napolitn, për trofeun Gamper, mbrëmjen e kaluar.

Kjo ishte shfaqja e parë e asistentit të trajnerit në Camp Nou, që nga përplasja e tij e shëmtuar me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho.

Çdo lojtar dhe anëtar i stafit ishte futur në këngën e tifozëve, para se të fillojë ndeshja, e Vilanova ka marrë brohoritje të mëdha.

“Tito, Tito, Tito,” thërrisnin tifozët.

Barcelona e fitoi ndeshjen kundër Napolit me rezultat 5-0, kurse golat për Barcelonën i shënuan: Fabregas ’26, Keita ’31, Pedro ’62, Messi ’66, ’77. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 11:49

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk do të kërkojë falje për përfshirjen e tij në përleshjen gjatë Superkupës, në pjesën e dytë kundër Barcelonës. Zedhënësi i tij, Eladio Parames, ka thënë se portugezi nuk do te kërkojë falje për incidentin, ku u kap nga kamerat duke i futur gishtin e tij në sy ndihmëstrajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova.

Veprimet e Mourinhos u dënuan nga figura të larta të futbollit në Spanjë, por ai nuk duket i penduar.

Të shtunën ishte raportuar se Mourinho ishte i gatshëm të kërkojë falje, por zëdhënësi i tij e ka demantuar një gjë të tillë.

“Jose nuk do të thotë “më fal” dhe ai është i vendosur për të mbrojtur Real Madridin”, citohet të ketë thënë Parames.

Zëdhënësi shtoi, gjithashtu, se Mourinho ishte provokuar nga stafi i Barcelonës me “agresione verbale”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 21 August 2011 12:36

Katër ditë pas ndeshjes së skuadrave spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid në Superkupën spanjolle, në vijim jepet një vështrim për ata lojtarë të shquar që qenë të lidhur me përleshjet e diskutueshme në atë ndeshje.

Nëntë gola në dy ndeshje të luajtura dhe të dy ekipet kanë luftuar në një betejë për ta ngritur një trofe të para sezonit. Nuk ishte “dramë eksitomi”, por, siç është bërë e zakonshme në takime në mes të Barcelonës dhe Real Madrid kohët e fundit, ka pasur shumë polemika.

Fitore e shkëlqyer e Lionel Messit, i cili bëri një pasim të jashtëzakonshëm për Andreas Iniestan dhe me d gola te tij në takimin e fundit e fundosi Realin e Madridit. Megjithëse Reali kishte luajtur shumë mirë në të dyja ndeshjet, ishte një Real krejt tjetër jo si ai që jemi mësuar ta shohim të luajë në mbrojtje kundër Barcelonës.

Pasi Messi fitoi, ishte braziliani Marcelo ai që provokoi një ndërhyrje të tmerrshme në të sapotransferuarin tek Barcelona, Cesc Fabregas, i cili debutoj po atë natë dhe ishte ai që nisi aksionin për golin e fitores. Më pas David Villa dhe Mesut Ozil u nxorrën jashtë me karton të kuq, pasi u përfshin në përleshje të pahijshme.

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, si gjithmonë në qendër të vëmendjes, ishte i përfshirë dhe e kanë kapur edhe kamerat duke e sulmuar ndihmëstrajnerin Tito Vilanova në sy dhe me një shuplakë rreth kokës, një gjë kjo e pazakonte për trajnerët dhe nuk e mban mend kush që ka ndodhur diçka e tillë në futbollin modern e aq më pak në një klub me histori si të Real Madridit.

Tensionet ishin të larta. Në vijim mund t’i shihni disa nga deklaratat më të mira nga takimi i ekipeve të paharrueshme.

Mourinho është i njohur për përgatitjen e tij të përpiktë dhe vëmendjen në detaje, por nuk arrin të identifikojë krahun e djathtë të Pep Guardiolas. “Unë nuk e di kush është ky Tito, apo si quhet ai”.

Guardiola e quan gënjeshtar Mourinhon. “Ai duhet të dijë se kush është Tito, unë e di se kush është Madridi dhe ndihmës trajner është Aitor Karanka”.

Mourinho tha se “në gjysmën e dytë të lojës ekipet e vogla bëjnë të njëjtën gjë, kur janë nën presion”.

Mourinho e akuzoi Barcelonën për taktikat, si në Bernabeu ashtu edhe ne Camp Nou, dhe tha se ata u munduan vetëm të mbajnë rezultatin.

Ndërsa, Pep Guardiola: “Unë kam shumë punë për t’u dhënë udhëzime djemve”.

Mourinho nuk sheh asgjë të keqe në përpjekjet e Marcelos për ta thyer Cesc Fabregasin e, gjithashtu, as në ndërhyrjet e Pepes.

“Marcelo dhe Pepe kanë luajtur mirë. Arbitri e sanksionon atë që ai ka për ta sanksionuar, por Marcelo nuk duhej të ishte dërguar jashtë dhe Pepe u ndëshkua për asgjë të veçantë”, tha Mourinho.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse një ditë ne mund të bëjmë çdo gjë. Guardiola është i shqetësuar dhe ka një ndjenjë të keqe se mund të ketë pasoja të rënda në “El Clasicon” e ardhshme”, tha Mou.

“Kjo mund të përfundojë keq nëse nuk kontrollohemi. Unë mund të bëj diçka me lojtarët e mi dhe ata të sillen mirë, por unë nuk mund t’i jap mësime askujt tjetër”, tha ai.

Pep nuk do të ringjallet në telefon për të folur me Mourinhon, i cili ishte asistent në Barcelonë, ​​kur ai ishte kapiten i klubit, dhe disa herë kishte marrë ndonjë këshillë miqësore.

“Mourinho po e shkatërron futbollin spanjoll, ai e ka kaluar vijën dhe ai duhet të ndalet”, Kishte thënë Gerard Pique.

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, kujton një tjetër Mou në Camp Nou: “Mourinho ka një personalitet të dyfishtë. Ai është transformuar nga futbolli. Ai ishte një person normal. Ky nuk është Mourinho që e njihja”.

Carles Villarrubi nuk është më një tifoz i “Special One”. “Mourinho është një njollë në futbollit spanjoll, unë nuk e di kush duhet të bëjë diçka në lidhje me sjelljen e tij dhe unë shpresoj se ata do ta bëjnë”.

Ish-drejtori sportiv i Madridit, Jorge Valdano, kurrë nuk ka qenë një admirues i madh i portugezit. “Kjo çfarë ndodhi nuk i bën nder Real Madridit e as Mourinhos, unë jam i bindur se askush nuk është krenar për atë që ndodhi”.

“Një lojtar personifikon tranzicionin”, sipas Dr. Jekyll dhe Hydes dhe “ky është Iker Casillas”. “Ai ka kaluar nga të qenit një fëmijë i kujdesshëm në një të çmendur”.

Villarrubi është i shqetësuar nga transformimi i burrave të Madridit në Mourinhon dhe, në veçanti, në ata spanjollë.

“Kjo është një sfidë, një lojtar në terren dhe e njëjta histori e vjetër.”

Casillas ankohet për atë që ai percepton se veprimet e lojtarëve të Barcelonës ishin si shkas për skena të shëmtuara që eskaluan në fund të ndeshjes natën e së mërkurës.

Sergio Ramos i Real Madridit zgjedhë të përqendrohet në pozitiven, pas humbjes 5-4.  “Nuk ka asgjë për të fyer Real Madridin. për të pasur përshtypje të madhe ne u larguam, për qëndrimin që kishim në fushë, në Bernabeu dhe në Camp Nou. Ne kemi luajtur një lojë serioze dhe kemi treguar ide të qarta”, tha ai.

Mesut Ozil, ndërkohë, u shpreh: “Unë jam i pafajshëm. Kjo mund të shihet në televizion. Kur kolegët janë duke u sulmuar, unë natyrisht se do të përpiqem për t’iu ndihmuar.”

Xavi: “Real Madridi është patetik. Ne përpiqemi për të luajtur futboll dhe Real Madridi nuk është aq i mirë sa për ta mposhtur Barcelonën në futboll”.

Mourinho beson se “Superkupa është një titull i vogël dhe është e vështirë për ta fituar e lëre më për ta festuar. “Titujt duhet të festohen me shampanjë, gra dhe puro”, tha Mou.

Por, Joan Laportas i pëlqen edhe Superkupa. “Unë kam marrë shumë mesazhe për të kërkuar mendimin tim për gjërat që kanë ndodhur, por unë mendoj se Presidenti aktual Barcelonës duhet ta mbrojë klubin, popullin e vet dhe vlerat e skuadrës”.

Pas ndeshjes, Barcelona vs. Real Madrid, Neymar vlerësoi ekipin e gabuar. “Përsëri. Ooops! Barcelona janë përtej çdo komenti, ju nuk mund tëa krahasoni ato me ndonjë ekip tjetër”, tha ai.

Cesc Fabregas: “Ishte diçka e veçantë për të luajtur dhe të fitoj një titull në debutimin tim”, tha ai.

Guardiola pret më shumë se vetëm dy takime në këtë sezonë. “Shtigjet tona janë të detyruara të kalojnë një herë në këtë sezonë, sepse nëse shpresojmë që ne bëjmë punën tonë si duhet dhe përpara në gara të tjera, Madridi do të jetë atje, sepse ata janë më të mirë”, tha Guardiola.

Legjenda e Real Madridit, Emilio Butragueno, pret me shumë kujdes në lojërat tjera. “Real Madrid dhe Barcelona janë dy ekipet më të mira në botë. Të dyja palët bëjnë një shfaqje të madhe dhe ne duam të kujtojmë se çfarë është e mirë në këto lojëra. Ne të gjithë përfitojmë nga këto ndeshje”, tha ai.

Mirëpo, në fund, duket se diçka ka dalë në dritë, pasi qe Mourinho u ka kërkuar falje të gjithëve për gjestet e tij të fundit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 11:59

Lionel Messi shënoi një breshëri për një fitore 5-4 në total ndaj Real Madridit në një takim dramatik e, sidomos, në fund kur u shpërndanë kartonë të kuq për Marcelon, Ozil dhe David Villan.

“Mourinho është shkatërrimi i futbollit spanjoll”, u tha gazetarëve Pique. “Njerëzit janë në kërkim për fajtorët, por ata janë në Madrid. Dikush duhet t’i marrë videot, t’i analizojë ato dhe të vihet në përfundim se kush është në faj”.

Kështu ndodhi edhe në  “EL Clasicot” e kaluara dhe rivaliteti mes klubeve është duke u rritur gjithnjë e më shumë, po bëhet më i hidhur.

Mourinho, i cili u ndëshkua nga UEFA pas veprimit e tij në Ligën e Kampionëve, kundër Barcelonës, në gjysmëfinale, ka akuzuar Barcelonën se ata luajnë me veprime për të ndikuar tek gjyqtarët, ndërsa rivalët e Barcelonës pohojnë se lojtarët e Realit ishin tepër agresivë.

“Ne shpresojmë se të enjten të gjithë do të flasim për një lojë të madhe të futbollit dhe jo përleshje,” shtoi Pique, fitues i Kupës Botërore me Spanjën.

“Nuk është hera e parë që kjo po ndodh, problemi qëndron gjithmonë tek të njëjtit njerëz, dikush duhet për ta zgjidhur këtë”, tha ai.

Marcelo dhe shoku i ekipit Mesut Ozil u dërguan jashtë, siç u dërgua edhe David Villa i Barcelonës.

Në konferencën pas ndeshjes Mourinho akuzoi lojtarët e Barcelonës se bien në tokë lehtë. “Marcelo mori një karton të kuq, sepse ne të gjithë e dimë se çfarë ndodhi”, tha portugezi.

“Ishte një lojë spektakolare nga e minuta e parë deri në minutën e fundit. Por, nga minuta e parë e gjysmës së dytë gjërat filluan te rrjedhin keq, dhe unë nuk e kritikojë atë, sepse unë e di se njerëzit do ta bëjnë atë, Barcelona ka fituar 2-1 në këtë pikë, kjo ndodh me ekipet e vogla, kur ata e gjejnë veten në vështirësi”, tha ai.

Gjatë përleshje të lojtarëve dhe të stafit të menaxhimit, fotografitë televizive treguan se  Mourinho u mundua ta kap per veshi ndihmëstrajnerin e Barcelonës, Vilanova, dhe mediet në mbarë botën thonë se “Mourinho nuk është trajner futbolli, ai është i ndyrë, njeri pa karakter dhe psikopat”.

Kur u pyet për incidentin, Mourinho u përgjigj: “Unë kam qenë i sjellshëm dhe luajta si një njeri dhe nuk kam rënë në tokë në prekjen e pare, unë nuk e di kush është Vilanova”.

Pep Guardiola u tha gazetarëve: “Imazhet do të flasin për vetë, e kjo do të përfundojë keq, nëse nuk do të ndalet së shpejti”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 10:58

Barcelona siguroi Superkupën e tretë në tre vitet e fundit, pas një fitore 5-4 në total, kundër rivalëve të tyre më të afërt, Real Madridit.

Kapiteni Xavi sulmoi taktikat e Real Madridit gjatë lojës, duke pretenduar se ‘Los Blancos’ nuk e lejuan futbollin të rrjedh, por ishin më të përqendruar “vetëm duke kërkuar grindje“.

Duke folur për mediet pas prezantimit të trofeut, Xavi tha: “Për fat të keq, ky është imazhi i Madridit, kamerat flasin dhe mund të shohim se çka ndodhi.”

Kjo nuk varet nga autoritetet, ne nuk jemi lejuar të luajmë, Madrid ishin nisur vetëm për grindje.

Kur u pyet për sfidën e Cesc Fabregasit, i cili e nxori Marcelon me një karton të kuq, Xavi tha: Ju mund të jeni agresiv, ose mbientuziast, por Marcelo shkoi për ta lënduar Cesc. Është mirë se drejtësia sot është bërë.”

Ai vazhdoi duke thënë: “Ne nuk jemi në gjendje të mirë fizike, por ne e kemi mposhtur Real Madridin, i cili ishte i përgatitur plotësisht për Superkupën.” (LajmeShqip.com)

12