12
 
Lajme Shqip Wednesday, 25 June 2014 12:00

Bashkimi Evropian tashmë e ka marrë vendimin për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, por zyrtarisht vendimi do të merret nesër nga Këshilli i BE-së.

Çekia deri në minutat e fundit ka qenë e pavendosur. Në një intervistë për EurActiv, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule argumenton se përse Çekia nuk mund të bllokojë dhënien e statusit.

Në samitin e kësaj jave do t’i jepet statusi Shqipërisë. U duk sikur disa vende do të dilnin kundër, sidomos Çekia, e cila donte të bllokonte statusin për shkak të mosmarrëveshjes mes Tiranës dhe kompanisë çeke CEZ.

E pranoj se është e vështirë dhe sfiduese për të gjithë, por unë nuk besoj se është e vetmja rrugë e saktë për të ecur përpara. 

Nuk mund t’i mirëkuptojmë rezervat e Çekisë?

Kujdes: Mos i ngatërroni këto dy gjëra. Të gjitha komentet e vendeve anëtare i marrim shumë seriozisht. Kur zgjidhen çështjen e statusit kandidat për Shqipërinë vitin e kaluar dhe vendet anëtare ranë dakord që ne të përgatisnim një raport mbi zbatimin e reformave, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo ndodhi këtë muaj dhe Komisioni Evropian theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të madh në përmbushjen e kushteve. Rezultati logjik nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse rekomandimi për dhënien e statusit kandidat. Gjithashtu edhe ministrat të martën në Luksemburg e miratuan këtë gjë.

Nuk jeni të shqetësuar se Çekia mund të kundërshtojë?

Përmirësimi i klimës së investimeve në Shqipëri dhe zgjidhja e mosmarrëveshjes dypalësh mes Tiranës dhe Pragës në lidhje me një investim të rëndësishëm si CEZ, unë e konsideroj shumë të rëndësishme. Por, po aq e rëndësishme është e marrja në konsideratë e progresit të bërë në plotësimin e kushteve dhe kritereve që shtetet anëtare kanë përcaktuar për dhënien e statusit. Në marrëveshje me vendet anëtare, përfshirë dhe Çekinë, është vendosur që Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat.

Ky është një hap politik dhe në rastin e Shqipërisë nuk ka shumë kohë për të humbur. Kjo është njohja e progresit të bërë dhe inkurajim për të ndërmarrë reforma të tjera të rëndësishme në fusha të tilla si mjedisi i investimeve, të cilat shtetet anëtare e nënvizuan kur vendosën për statusin. Pa këtë, Komisioni Evropian, në të ardhme nuk mund të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit.

 
Lajme Shqip Tuesday, 24 June 2014 21:11

E përditshmja britanike Daily Mail, në artikullin kushtuar Shqipërisë për marrjen e statusit, deklaroi se Shqipëria hoqi pengesën e parë, në rrugën e saj të gjatë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se vendi mori statusin të vendit kandidat, në përpjekjen e katërt të tij. 

Daily Mail shkruan se Shqipëria ka dështuar për të fituar e statusin e lakmuar tre herë që nga viti 2009. 

Vendimi mbi statusin është pengesa e parë e madhe që kalon Shqipëria drejt anëtarësimit në BE- bllokut prej një miliard e gjysmë njerëz që formojnë ekonominë më të madhe në botë. 

“Megjithatë, statusi i kandidatit nuk të çon automatikisht  në anëtarësim. Për këtë, Shqipëria do të duhet  të përmbushë kërkesat në luftimin e krimit dhe korrupsionit, dhe sjelljen e gjyqësorit dhe administratës drejt  standardeve evropiane, gjë e cila mund të zgjasë me vite”, shkruan Daily Mail.

Si pjesë e përpjekjeve për të treguar seriozitetin në angazhimet e saj, policia shqiptare javën e kaluar mori kontrollin e fshatit të paligjshëm jugor Lazaratit, një burim kryesor i prodhimit të marijuanës, tha e përditshmja.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili erdhi në pushtet në qershor 2013, është zotuar të çojë vendin drejt një anëtarësimi të plotë në BE. Duke publikuar foto nga fjalimi i sotëm i Ramës në konferencën për shtypin, Daily Mail shkruan se Rama vlerësoi opozitën, duke thënë se marrja e statusit nuk është arritje ekskluzive e qeverisë. 

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 24 June 2014 10:30

Sot, 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian pritet që të japin vendimin për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama, ashtu si të gjithë shqiptarët është në pritje të një vendimi pozitiv.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Rama  e lidh vendimin e sotëm me atë çka u nis në dhjetor të vitit 1990 nga studentët “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”:

“Dhjetor’90 në fillim rrugën për Shqipërinë si gjithë Europa në qytetin Studenti. Sot në pritje të statusit kandidat…”, shkruan Rama, duke postuar edhe një foto që i përket studentëve të dhjetorit.

 
Lajme Shqip Monday, 23 June 2014 12:39

Ministrat e Jashtëm të 28-të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Luksemburg. Në mbledhjen dy ditore pritet të merret dhe joformalisht vendimi për statusin e Shqipërisë.

Nga prononcimi i ministrave të Jashtëm del se, vetëm Spanja ende nuk ka marrë vendim për këtë çështje edhe pse tha se mendimi është pozitiv. “Ende nuk kemi vendosur për Shqipërinë”, ka thënë ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Antonio Garcia Margallo.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius shprehet se e mbështet statusin kandidat për Shqipërinë. “Shpresoj për një vendim pozitiv për Shqipërinë”, tha Linkevicius.

Edhe pse Suedia ka shprehur vazhdimisht mbështetje për zgjerimin e BE-së dhe për integrimin e vendit tonë, Carl Bildt tha se vendimi do të merret nesër.

 
Lajme Shqip Thursday, 19 June 2014 17:30

Holanda u është bashkuar vendeve që do të mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian, duke i thënë ‘po’ statusit të vendit kandidat. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka thënë se ky është një moment tepër i veçantë për Shqipërinë, pasi Parlamenti i Holandës ka kaluar mandatin për ministrin të Jashtëm dhe kryeministrin që t’i thonë ‘po’, statusit për Shqipërinë.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian pritet të marrë vendimin përfundimtar më 23 qershor në Bruksel.

 
Lajme Shqip Thursday, 20 February 2014 22:27

Agjencia prestigjioze britanike e kërkimeve dhe analizave”The Economist Intelligence Unit”, nëpërmjet një raporti prej 26 faqesh siguruar prej “Top-Channel”, kalon në skaner zhvillimet politike dhe ekonomike pas ardhjes në pushtet të maxhorancës së majtë.

Raporti jep njëkohësisht edhe disa parishikime për zhvillimet e pritshme në vend për vitin 2014-2015. Konkluzini kryesor i “The Economist Intelligence Unit” lidhet me statusit e vëndit kandidat, i cili pritet të diskutohet në muajin qershor.

“The Ekonomist Intelligence Unit” beson se nëpërmjet reformave të nisura, Shqipërisë do t’i jepet statusi vendit kandidat në mesin e 2014-tës.

Maxhoranca e re qeverisëse ka një mandat të fortë dhe një kohezion më të madh ideologjik, në krahasim me qeverinë e shkuar. Kjo i jep mundësinë në miratimin e ligjeve dhe më pas zbatimin e tyre në shumë fusha”.

“The Economist Intelligence Unit”, merr në analizë profilet politike të aktorëve më të rëndësishëm politik në vend. 

Ja çfarë shkruhet në raport për kryeministrin Edi Rama:

“Kryeministri Edi Rama një artist, gjatë nisjes së karrierës politike provoj se kishte aftësi politike duke u kthyer në një kryetar bashkie i suksesshëm për Tiranën duke realizuar ndryshime spektakolare gjatë kohës që ai e drejtoi këtë bashki. Ndryshe nga zoti Berisha i cili e drejtoi PD-n me grusht të hekurt, zoti Rama brenda PS u ndesh me një mori sfidash përballë të vjetërve në këtë parti. Rama tashmë e ka konsoliduar lidershipin në parti. Ai ka anashkaluar disa figura të vjetra në parti duke e rrethuar veten me politikanë të gjeneratës së re, disa prej të cilëve janë pjesë e kabinetit qeveritar.”

Raporti parashikon se e ardhmja e reformave udhëhequr prej kryeministrit Rama duket plot dritë në krahasim me vitet e shkuara, por natyra komplekse e shumë problemeve me korrupsionin e  gjithanshëm, do të ngjallin shumë pengesa në zbatimin e reformave. Ndërsa për aleatin e zotit Rama kreun e Kuvendit, Ilir Meta raporti thotë se Meta pas zgjedhjeve të 23 qershorit e rimori rrolin e “Kingmakerit” të cilin e fitoi pas zgjedhjeve të 2009-tës. Meta theksohet në raport do të kërkojë që partia e tij të trajtohet në qeveri si një partner i barabartë.

“The Economist Intelligence Unit” parashikon vështirësi për kryetarin e ri të PD-s Lulzim Basha pas dhënies fund nga Sali Berisha drejtimit 22-vjeçar të partisë.

“Pasuesi zotit Berisha-Lulzim Basha kryetari aktual i bashkisë së Tiranës është një politikan me përvojë pasi ka drejtuar në shkuarën 3 ministri në qeverinë Berisha. Megjithatë Basha do të ketë një detyrë të vështirë në krijimin e figurës së liderit brënda partise, e cila nuk është mësuar të ketë një udhëheqës tjetër përveç Sali Berishës. Ish kreu demokratëve Sali Berisha pritet të jetë një figurë influencuese dhe me të gjitha gjasat do të jetë ai iu cili do t’i japë Bashës këshillime se si të rikthejë popullaritetin e PD-së.

 

 
Lajme Shqip Monday, 20 January 2014 12:59

Ditën e sotme në vendin tonë ka mbërritur kryeministri kroat, Zoran Milanoviç, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, ku do të ketë takime me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Milanoviç u takua fillimisht me kryeministrin Edi Rama, i cili organizoi një ceremoni në hyrje të kryeministrisë. Takimi mes dy homologëve nisi rreth orës 10.00 në Kryeministri, dhe në përfundimin e tij të dy kryeministrat mbajtën një konferencë e përbashkët për mediat.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se, integrimi i Kroacisë në BE ishte një moment i rëndësishëm. Kryeministri u shpreh se, Kroacia është një histori suksesi jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin. “Shqipërinë dhe Kroacinë e lidh një miqësi që ndërthuret me lidhje historike dhe një perspektivë të përbashkët evropiane. Kroacia është për ne një model suksesi, një shembull frymëzues dhe një partner që na inkurajon në rrugën drejt BE-së. Kroacia është një histori suksesi, jo vetëm për rajonin, por edhe padyshim edhe për ne. Ne besojmë që anëtarësimi i Kroacisë në BE dhe paralelisht edhe marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, janë dy ngjarje të mëdha në funksion të një fryme të re në rajon. Ne dëshirojmë shumë forcimin e bashkëpunimit me Kroacinë në të gjitha planet dhe jam shumë i kënaqur që lexojmë një vullnet të qartë për të shkuar më tutje dhe për të thelluar këtë bashkëpunim. Sigurisht që ne e konsiderojmë edhe pjesëmarrjen e përbashkët në projektin shumë të rëndësishëm të TAP-it, si një nismë me potenciale të larta në zhvillimin energjetik, por edhe në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë”, tha Rama.

Ndërsa kryeministri kroat gjatë fjalës së tij tha se, do të mbështesë integrimin e Shqipërisë ashtu siç mbështetën Serbinë. Sipas kryeministrit kroat, zëri i Kroacisë në BE do të jetë në favor të Shqipërisë, si për marrjen statusit kandidat, ashtu edhe për fillimin e negociatave.  

Kryeministri Milanoviç gjatë fjalës së tij vlerësoi minoritetin shqiptar në Kroaci, duke theksuar se shqiptarët kanë dëshmuar se janë një popull punëtor dhe i suksesshëm.  Sipas kryeministrit kroat, hapësira për bashkëpunim mes dy vendeve është shumë e madhe. “Mallrat shqiptare të hyjnë në tregun kroat, ky është interesi ynë. Shpresoj që herën tjetër të shihemi në Zagreb”,- përfundoi zoti Milanoviç

Kryeministri kroat me pas do të takohet me presidentin Bujar Nishani dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha. Shqipëria dhe Kroacia janë në marrëdhënie diplomatike prej më shumë se 20 vjetësh dhe po ashtu në vitin 2009 janë bashkuar në NATO.

 Shqipëria shpreson të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe pret edhe mbështetjen e Kroacisë, ndërsa lidhja mes dy vendeve konsiderohet model për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në gjithë rajonin e Ballkanit.

 

 
Lajme Shqip Thursday, 09 January 2014 15:07

Ministri i Çështjeve Evropiane të Irlandës, Paschal Donohoe, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, shprehu mbështetjen e shtetit të tij për vendin tonë. 

 Donohoe gjithashtu vlerësoi ecurinë pozitive të reformave në Shqipëri dhe masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërsa ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.  Bushati e falënderoi edhe ministrin e Jashtëm irlandez,  Gilmore, i cili  nënshkroi letrën e 8 ministrave të Jashtëm, në mbështetje të dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan shekulli.

Gjithashtu, ministri Bushati theksoi se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë mbetet prioriteti kyç i qeverisë shqiptare. Ai e siguroi ministrin Donohoe për angazhimin maksimal në vijimin e zbatimit të reformave, duke shprehur besimin në marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit shprehën vlerësime për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe në kuadrin e thellimit të bashkëpunimit u ra dakord për gjetjen e rrugëve për dhënien e asistencës teknike të Irlandës, lidhur me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi rajonin dhe në këtë kuadër u vlerësua politika konstruktive e Shqipërisë.

 

 
Lajme Shqip Monday, 06 January 2014 13:03

Holanda nuk do ta lërë thjeshtë vetëm me një “shtyrje” të dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë. Qeveria e këtij vendi, pas kërkesës që statusi për vendin tonë të shtyhet për në qershor, tashmë pritet të vendosë veton duke e bllokuar një gjë të tillë.

Qeveria holandeze ka marrë porosi nga parlamenti që të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë Shqipëria do t’i bashkohet Turqisë, integrimi i të cilës është bllokuar nga Gjermania dhe Austria, si dhe Maqedonisë që është bllokuar nga Greqia, shkruan Shekulli.

Mediet holandeze raportojnë një përqindje shastisëse (90%) të qytetarëve që janë kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Një përqindje e tillë ishte edhe kundër hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Schengen. 

 
Lajme Shqip Thursday, 19 December 2013 15:36

Ministria e Jashtme greke nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se Athina zyrtare ka përkrahur, në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel, dhënien e menjëhershme të statusit kandidat për anëtarësim Shqipërisë.Sipas deklaratës për shtyp, transmeton TCh, zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm Evangjelos Venizelos ka udhëzuar ambasadorin e Greqisë në Tiranë z. Leonidhas  Rokanas të informojë Qeverinë shqiptare për pozicionimin e Athinës në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme në favor të dhënies së menjëhershme Shqipërisë, të statusit të vendit- kandidat për anëtar të BE.

Gjithashtu në pajtim të qëndrimeve të 28 shteteve anëtare të BE, ky Këshill ka vendosur të diskutojë marrjen e këtij vendimi para fundit të Presidencës greke, përkatësisht në qershor të 2014-es. Në njoftim thuhet gjithashtu se Greqia është e gatshme të japë të gjithë ndihmën e mundshme për Shqipërinë për të përmbushur kushtet e vendosura nga BE-ja, ndërsa shprehet edhe gatishmëria e Athinës për t’i ofruar Shqipërisë çdo mbështetje dhe gjithë ndihmën e mundshme, në mënyrë që ajo të përmbushë kushtet që i janë vënë Tiranes nga BE.

12