Lajme Shqip Monday, 10 June 2013 15:46

Prishtinë – Çështja e përgjimeve nga Agjencia Kombëtare për Siguri (NSA) e Shteteve të Bashkuara, nuk ka lënë pa prekur as Kosovën. Sipas një harte që e ka publikuar britanikja The Guardian, Kosova shihet në mesin e vendeve të spiunuara.

Gazeta britanike është e para që ka raportuar për përgjimet në SHBA, ndërkaq në hartën e publikuar sot, Kosova shihet “si më e mbajtura në llupën e përgjimeve” në Ballkan. Në këtë listë, janë edhe Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia. Serbia në hartë është shënuar me ngjyrë portokalli në një rang me Indinë, Kinën dhe Egjiptin, prej nga NSA ka detektuar më së shumti të dhëna. 

Sipas analistëve serbë, mungesa e interesimit të NSA-së për vendin e tyre, është për shkak se vendi i tyre shihet si “jo interesant”.

Agjencia Kombëtare për Siguri e SHBA vetëm gjatë marsit ka detektuar rreth 97 bilionë të dhëna digjitale mbi thirrjet telefonike dhe shkëmbimin e mesazheve elektronike nga e gjithë bota.