Lajme Shqip Monday, 30 September 2013 14:48

Tiranë- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka urdhëruar anulimin e të gjithë kontratave të qerasë në territorin e këtij spitali.

“Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ka urdhëruar anulimin e të gjitha kontratave të qerasë të lidhura në territorin e Spitalit Universitar të Traumës, Tiranë. MinistriAhmetaj ka urdhëruar të anulohen të gjitha kontratat e qerasë të lidhura mes subjekteve të treta për përdorimin e pasurisë shtetërore. Ky urdhër i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është dhënë me qëllim për implementimin e projekteve të përmirësimit të shërbimit spitalor. Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës është vënë në dijeni për njoftimin dhe marrjen e të gjitha masave për organizimin dhe lirimin e menjëhershëm të ambienteve shtetërore në administrim të saj,” thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. /albeu.com/