Lajme Shqip Sunday, 01 December 2013 00:13

Tiranë- Gjetja e një varri në kryeqytet prej kohësh është kthyer në një problem shqetësues, ndërsa ajo çka ndodh në varrezat e Sharrës i kalon kufijtë e respektit për të vdekurit.
Prej më shumë se dy muaj aty varret hapen në rrugë, në sheshin e parashikuar nga bashkia për të ndaluar automjetet. Në parcelën katër ka varre të hapura në rrugë. Një e fundit është dhe varri i Sokol Olldashit, i cili humbi jetën në aksident automobilistik dhjetë ditë më pare, raporton A1.
Ndërkohë që një parcelë bosh gjendet rreth 100 metra larg, e mund të zgjidhte një problem provizor, por për shkak të mosmarrëveshjeve midis bashkisë dhe pronarëve të tokës ajo ka mbetur jofunksionale.