Lajme Shqip Saturday, 21 July 2012 12:33

Kur flet për qendrat e punësimit, sidomos në ditët e sotme, tingëllon shumë i çuditshëm përdorimi i këtij togfjalëshi në shumës, pasi qendrat e tilla janë fare të pakta dhe nuk përbëjnë për punëkërkuesin atë  mundësinë e zgjedhjes së vëndit të tij në tregun e punës për të mbajtur veten dhe familjen.

Por në këto vite që shquhen për papunësi masive, sikurse edhe për shumë probleme tjera ekonomike, sociale e jetike, qendrat e punësimit, shumica e tyre private, kompani të mëdha apo të vogla, të huaja apo vendase, janë kthyer në bunkerë që duket sikur mbledhin rreth tyre njerëz tepvr në nevojë.

Me gjithë këtë situatë kaosi total, në rregulloret e tyre nuk gjen as edhe rregullat bazë punëdhënës-punëmarrës, duke fshirë kështu nga të gjitha rregulloret dhe standartet e punësimit shumë kritere për punësim. Mund të fillohet që nga mosha e mitur e marrjes në punë dhe pagesa e padrejtë dhe qesharake, duke mos lënë pa permendur këtu edhe punësimin e të moshuarve dhe të invalidëve. Minorenët përballen me punë që nuk i përballojnë dot as nga ana fizike, as ajo mendore, por që i përmbushin me shumë stërmundim, duke shkaktuar shumë zhgenjime më së shumti tek pala nevojtare.

Krahas ngarkimit të punëve me përgjegjësi personave të mitur dhe kushteve higjieno-sanitare jashtë çdo standardi, hasim edhe padrejtësinë në pagesa. Duke shfrytëzuar situaten e vështirë dhe papunësinë e madhe, punëdhënësit akordojnë paga qesharake. Në një farë mënyre, firmat dhe kompanitë pasurohen mbi shëndetin e popullatës, asaj që i bie të vuajë një shfrytëzim. Ky puntor përballet me probleme dhe vështirësi gjatë punës, i bie të vuajë një pelqëri pa pension, një të ardhme të pasigurtë.

Por si për çudi nuk dëgjon zëra që lodhen nga ky realitet i mbrapshtë; as zërin e të cenuarit, as zërin e atij lidershipit që në seanca plenare apo qeveritare premton punë, siguri, rregull dhe tolerance zero ndaj korrupsionit, i çdo lloj përmase qoftë ai.  (LajmeShqip.Com)