Lajme Shqip Sunday, 14 July 2013 13:50

Londër – Një gazetar që ka intervistuar Edward Snowden dhe që ka parë disa nga të dhënat e amerikanit të arratisur thotë se Snowden ka informata të cilat mund të bëhen “ankthi më i keq ndonjëherë” i Shteteve të Bashkuara nëse publikohen.

Glenn Greenwald, gazetar i “The Guardian” i cili ishte i pari që publikoi dokumentet e Snowden tha në një intervistë se “Snowden ka mjaft informata që t’i shkaktoj dëme të mëdha qeverisë së Shteteve të Bashkuara vetëm një minutë, një gjë që askush s’ka mundur kurrë ta bëjë”.

Duke folur për gazetën argjentinase “La Nacion”, Greenwald shtoi se Snowden ka vendosur që të zbuloj disa informata të cilat mund ta dëmtojnë Washingtonin.

Snowden, është duke qëndruar në zonën neutrale të aeroportit të Moskës për tri javë rresht, ndërsa ka thënë të premten se do të kërkoj azil në Rusi.

Shtetet e Bashkuara duan ta gjykojnë Snowden për spiunim.

 
Lajme Shqip Saturday, 22 June 2013 11:37

Washington – Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar për spiunim personin Edward Snowden dhe ka kërkuar nga autoritetet e Hong-Kongut, që ta arrestojnë atë.
Snowden është ish-kontraktor i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, i cili ka dhënë informacione për programet sekrete të vëzhgimit telefonik dhe të Internetit.
Në dokumentet e gjykatës, të publikuara mbrëmë vonë, thuhet se Edward Snowden është akuzuar për spiunim, vjedhje dhe komunikim të paramenduar të informatave sekrete të inteligjencës.
Akuzat penale kundër Snowden janë përgatitur në një gjykatë federale në Virxhina.
Secila nga akuzat bartë me vete dënimin maksimal me 10 vjet burg.
Raportohet se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për ta kërkuar ekstradimin e zotit Snowden nga Hong-Kongu.
Snowden shkoi në Hong-Kong muajin e kaluar, pasi e kishte lënë punën e tij në një kapacitet të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare në Havai.
Ai e ka pranuar dhënien e informacioneve sekrete në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian” më 9 Qershor.