12
 
Lajme Shqip Sunday, 02 December 2012 09:00

Nish –  Në gjysmëlojën e dytë, simpatizuesit e ‘Radit’ të Beogradit, “United Force”, sot në Nish kanë djegur flamurin shqiptar dhe atë, siç e quajnë mediet e Serbisë, të Republikës së papranuar të Kosovës.

Ky akt ka ndodhur pas mbylljes me rezultat pa fitues, 1:1, të ndeshjes midis Radniçkit të Nishit dhe Radit të Beogradit.

Veprimin e simpatizuesve të “Radit” e përkrahën të gjithë shikuesit në stadium, shkruajnë mediet e Beogradit. Njëherë ata kallën flamurin kombëtar shqiptar e pastaj edhe atë të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, tifozët e skuadrës vendëse shpaluan transparentin, me të cilin shfaqnin ndjenjat kundruall shqiptarëve dhe Kosovës dhe fqinjëve të tjerë. “Zagrebit, Tiranës posaçërisht Hagës ua shkërdhefshim me listë çdo gjë në pragun e derës”, ishte përmbajtja e një parulle të madhe që mbanin tifozët në tribunën e ekipit futbollistik nga Nishi. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 30 November 2012 17:32

Tiranë – Në shtëpinë e Ndue Bajraktarit ruhet me fanatizëm një flamur 170-vjeçar. Bajraktari është pasardhes i një prej bajraktareve të Mirditës.

Shtepia eshte kthyer ne nje muze te vertete ku jane ekspozuar objekte dhe fotot e anetareve te kesaj familje qe ne dy shekuj kane dhene jeten ne luftrat kunder pushtimit turk, kunder ushtrise se Haxhi Qamilit, kunder serbeve e malazezeve e me pas kunder italianeve e gjermaneve. Ne keto stenda jane edhe te vraret ne kohen e komunizmit. Ky flamur perfaqesoi barjaktaret e Mirdites ne lidhjen e Prizrenit.

Flamuri me shenja plumbash dhe gjak eshte ruajtur me fanatizem per 50 vjet nga familja Bajraktari. Te internuar ne Tepelene ata e kane mbajtur te fshehur flamurin brenda nje jorgani, ndersa sot eshte i ekspozuar me kujdes ne kete stende. Flamuri ka nje histori te gjate qe shkon pertej Lidhjes se Prizrenit.

Mbrojtesi i ketij flamuri thote se i jane ofruar edhe para per ta shitur por nuk ka pranuar. Ai thote se do ta fale flamurin vetem nese vleresohen siç duhet te gjithe ata qe ne dy shekuj u vrane per te mbrojtur kete flamur.(T.Ch)

 
Lajme Shqip Thursday, 29 November 2012 09:30

Një grup nga Maqedonia që e vetëquan veten “Djalli” kanë publikuar së fundi në Youtube një video ku digjen disa flamuj shqiptarë.

Videoja mendohet se është regjistruar në Kërçovë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 11 November 2012 17:23

Prishtië – Nga flamuri në flamur, për 100 vite atij i janë bashkangjitur elemente të ndryshme, por njëri ka mbetur çdo herë.

Shqiponja ka qenë gjithmonë në flamur gjatë gjithë etapave të shtetit shqiptar, që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, Principata e Vidit, gjatë Republikës së Parë e të Dytë, Monarkisë, Rënies së Komunizmit, e deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Stacioni i parë i ekspozitës me “Flamuj shqiptarë, një itinerar historik nga 1912 – 2012”, është hapur në Prishtinë, të shtunën pasdite, kuratorë të së cilës janë Artan Lame dhe Artan Shkreli.

Të pranishëm ishin drejtues të institucioneve të Kosovës, si kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kreu i PS-së, Edi Rama, deputetë të dy Kuvendeve Kosovës dhe Shqipërisë, personalitete të letrave shqipe, e shumë të tjerë.

Artan Lame ka mbledhur 30 flamuj të ndryshëm origjinalë, 50 foto disa prej të cilave shfaqen për herë të parë, dhe i ka sjellë në Muzeun e Kosovës në Prishtinë, në një ekspozitë që është organizuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, dhe e mbështetur nga Ministria e Kulturës në Kosovë dhe Asosiacioni i Komunave të Kosovës.

“Kanë qenë breza të tërë shqiptarësh të dy anëve të kufirit që kanë vdekur me ëndrrën që të shikonin ose të ngrinin një flamur në këto vise. Ne sot këtu, ngremë jo një flamur, por një sallë të tërë me flamuj shqiptarë të të gjitha kohëve. Ky është një privilegj që në këtë moment e kemi vetëm ne”, tha publicisti Artan Lame.

Për kryeparlamentarin e Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili është edhe historian, vlerësoj se flamuri është pjesa më e lavdishme e historisë së shqiptarëve.

“Shumëllojshmëria e flamujve që po shohim sot, e që në qendër të të gjithëve është shqiponjë, por në ngjyra e forma dhe me shtesa të ndryshme, tregon se sa e vështirë ka qenë rruga e Shqipërisë në vecanti, por akoma më e vështirë gjatë këtyre 100 viteve ka qenë historia e kombi shqiptar”, deklaroi kryeparlamentari Krasniqi.

Kreu i opozitës në Shqipëri, Edi Rama vlerësoi se shqiptarët i ka bashkuar flamuri pavarësisht se ku kanë jetuar.

“Ndoshta në mungesë të një atdheu real të përbashkët që t’i mblidhte e t’i nxinte të gjithë brenda, shqiptarët ndoshta me subkoshiencë kanë zgjedhur flamurin si atdheun ideal të bashkimit të tyre, pavarësisht kufijve dhe territorit ku kanë qenë të detyruar të jetojnë gjatë gjithë kësaj ecurie 100-vjeçare”, tha kryesocialisti Edi Rama.

Më tej, Rama shprehu nevojën që shqiptarët të ndërtojnë së bashku perspektivën europiane. Po ashtu, që të ndërtojnë një perspektivë të përbashkët për sigurinë energjetike të shqiptarëve në të dy anët e kufirit, dhe për një system doganor të përbashkët, mes dy vendëve.

Ekspozita në fjalë, e cila u vlerësua si unike, do të qëndroj e hapur në Prishtinë edhe më 11 nëntor. Me datë 13 dhe 14 nëntor do të zhvendoset në Gjakovë, ndërkaq, në Vlorë do të qëndrojë e hapur për 28 dhe 29 nëntor.(T.Ch)

 
Lajme Shqip Monday, 08 October 2012 15:24

TIRANE – Autorët e përdhosjes së flamurit shqiptar në Himarë në vitin 2003 kërkojnë mëshirë nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

“Komuniteti himarjot”, me anë të një letre drejtuar kreut të shtetit Bujar Nishani, kërkon faljen e dënimit për personat e dënuar për thyerjen e simboleve kombëtare të Shqipërisë në vitin 2003. Letra e cila u është shpërndarë edhe mediave, kërkon faljen e dënimit të mbetur për pesë persona.

Ata janë dënuar për ngjarjet e vitit 2003 në Himarë, dhe janë konkretisht shtetasit Alfred Beleri, Koço Llazari, Kristina Rrapo, Vangjel Polia dhe Anxhela Kukaveci. Letra e cila i është drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani, është artikuluar në emër të “komunitetit himarjot”.

Në të theksohet se pavarësisht kërkesave të drejtuara presidentëve të mëparshëm Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, ata nuk ua falën dënimin të akuzuarve për thyerjen e simboleve kombëtare të Shqipërisë. Në letrën drejtuar Presidentit, theksohet fakti se të dënuarit kanë bërë ankim në Strasburg për vendimin sipas tyre të padrejtë të dhënë nga gjykatat shqiptare.

Ndërkohë mediat vizive dhe të shkruara kanë fiksuar skenat se si të dënuarit në fjalë kanë grisur e fyer flamurin shqiptar gjatë procesit zgjedhor në Himarë, në vitin 2003. Stavri Marko është firmëtari i letrës drejtuar Presidentit Bujar Nishani. “Ne gjejmë rastin t’ju drejtohemi duke parë një realitet të ri, të një Shqipërie gjithmonë e më pranë Europës, e cila aspiron me angazhimet e saj shumëdimensionale të jetë protagoniste konsekuente e lirive dhe e të drejtave universale e humane, ashtu siç edhe ju e dëshmuat në fjalimin e mbajtur përkatësisht në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Europës”, shkruhet në letrën drejtuar Presidentit Bujar Nishani.
Letra duket se ka për qëllim të nxisë kreun e shtetit për të firmosur lirimin e pesë personave në kuadër të një amnistie të pritshme me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 12:07

Tiranë – Aktivistë të “Aleancës Kuqezi” bllokuan ministrin Panariti në sallën VIP të aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke detyruar policinë që të ndërhynte në mbrojtje të tij.

Sipas aktivistëve, duke pasur parasysh takimin e fundit të Panaritit me ministrin e Jashtëm grek në Athinë dhe atë që u bisedua në këtë takim, ai duhet të shpallet një person i padëshiruar në Shqipëri dhe t’i pengohet hyrja në vendin tonë.

“Dorëzimi i territoreve është një tradhti kombëtare”, reagoi “Aleanca”, duke iu referuar marrëveshjes së debatueshme për çështjen e ujërave dhe deklaratave të bëra nga ministri për shqyrtimin e kësaj çështje nga komisione ekspertësh.

Duke iu referuar incidentit të vendosjes së flamurit kombëtar kokëposhtë në takimin me homologun e tij grek në Athinë, Dimitris Avramopulos, “AK” vlerësoi se “me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij, Panariti poshtëroi flamurin kombëtar”.

Në takimin e zhvilluar më parë gjatë javës, bëri bujë fakti se flamuri kombëtar i vendosur në konferencë për shtyp pas Panaritit, ishte i kthyer kokëposhtë.

Në një reagim gjatë së enjtes, Ministria e Jashtme Greke e konsideroi diçka të tillë një gabim protokolli, ndërsa në ndjesën zyrtare kërkohej që të mos lejohej një gabim i tillë të ndikonte në “marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 04 October 2012 14:53

BEOGRAD -Gjykata e Apelit në Beograd anuloi një vendim prej dy vitesh heqje lirie ndaj kryetarit të huliganëve të Crvena Zvezdas, Ivan Bogdanov, i cili u bë i njohur në udhëheqjen e trazirave që sollën pezullimin e një ndeshje eliminatore të Europianit, midis Italisë dhe Serbisë në vitin 2010. Bogdanov ishte personi që i vuri flakën flamurit shqiptar në publik.

Si rrjedhojë e dhunës që ai dhe një grup të tjerë huliganësh udhëhoqën në stadiumin “Marassi” të Genoas, ajo ndeshje u pezullua dhe iu dha Italisë në tavolinë me rezultatin 3-0, ndërsa mbi Serbinë u vendos një gjobë e rëndë dhe reduktim pikësh.

Bogdanov, i arrestuar nga policia italiane, u ndëshkua me tre vjet e tre muaj nga një Gjykatë në Genova dhe iu hoq e drejta për të hyrë në këtë vend për dhjetë vjet.

I ekstraduar në Serbi, dënimi i tij u shtua edhe me dy vjet heqje lirie, për agresion ndaj forcave të policisë, pas përfundimit të një ndeshjeje kampionati në vitin 2006.

Megjithatë, për shkak të problemeve proceduriale në grumbullimin e provave, Gjykata e Beogradit anuloi vendimin e dy viteve heqje lirie.

Gjithsesi, Bogdanov do të mbetet në burg, duke vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia italiane. Në incidentet e Xhenoas, kryehuligani mbahet mend edhe për djegien publike që i bëri flamurit kombëtar shqiptar në stadium.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 04 October 2012 11:02

Tiranë –  Zedhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë Grigoris Delavekouras komentoi dhe kërkoi ndjesë lidhur me vendosjen e gabuar të flamurit të Shqipërisë gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Edmond Panariti në Greqi.

“Shprehim keqardhjen tonë për pakujdesinë që çoi në vendosjen e gabuar të flamurit të Shqipërisë, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kërkojmë falje për çdo ofendim që u shkaktua nga ky gabim, i cili në asnjë rast nuk ka qenë i qëllimshëm”, deklaroi Delavekouras.

Më herët Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos i kërkoi zyrtarisht ndjesë publike Shqipërisë për incidentin me flamurin shqiptar. Avramopulos i telefonoi homologut të tij shqiptar duke i kërkuar personalisht ndjesë dhe duke theksuar se ky incident nuk do të cenojë marrëdhëniet dy palëshe. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 21:13

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi denoncoi sot atë që e quajti “skandal” në vizitën e ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti në Greqi. AK thotë në reagimin e saj, se Greqia vijon të përçmojë Shqipërinë dhe në sy të zyrtarëve të lartë të saj.

Sipas saj (shihet edhe në foto) në konferencën e përbashkët për shtyp të Ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti dhe Dimitris Avramopulus në Athinë një nga dy flamujt shqiptar është vendosur me kokë poshtë.

“Turpi kombëtar i diplomacisë së gjunjëzuar nuk ka të sosur.”- përfundon reagimi i AK-së. Pamjet që vijnë nga konferenca e sotme për shtyp e dy ministrave të Jashtëm tregojnë njërin nga flamujt, i cili nuk është vendosur në mënyrën e duhur duke kthyer shqiponujë dykrenare me kokëposhtë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 15:21

Ivan Bogdanov, apo tifozi i njohur serb si Ivani i tmerrshëm, për veprimin e shëmtuar të djegies së flamurit shqiptar në stadiumin e Genovas dhe trazirat e drejtuara prej tij në ndeshjen Itali-Serbi, është dënuar me 2 vjet burg nga një Gjykatë në Beograd.

Kësaj radhe tifozi ultras u dënua për një sherr të madh mes tifozëve serbë në vitin 2006 sidhe për sulm ndaj policisë.

Siç raportojnë mediat serbe, dënimi për Bogdanov u dha në një situatë të tensionuar pasi dhjetëra tifozë të Cverna Zvezdas protestuan para gjykatës për lirimin e tij, ndërsa sulmuan me topa bore edhe gazetarët e pranishëm.

12