Lajme Shqip Wednesday, 25 September 2013 11:30

Prishtinë- “Besnik Berisha i ka marrë një pjesë të parave”. Kjo ishte një nga deklaratat e shtetases gjermane, Natali Veliaj, e cila është ende në paraburgim si e dyshuara kryesore për zhdukjen e 1.4 milion eurove në rastin që më vonë u cilësua si “skandali i pasaportave”.

Veliaj vazhdimisht në deklaratat e dhëna në hetuesi ka përmendur zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), si të përfshirë në skandalin me pasaporta, ku dyshohet se paratë e taksapaguesve kosovarë janë dhënë për xhepa individësh.

Veliaj ka deklaruar se ato para i ka dhënë ryshfet për zyrtarët, me sugjerimin e kompanisë austriake OeSD, furnizuese në vitin 2011-2012 me pasaporta elektronike. Veliaj u arrestua në nëntor 2012 për zhdukjen e 1.4 milion eurove.

Mirëpo këto deklarata të Natali Veliajt janë hedhur poshtë nga personat e përmendur. Njëri prej tyre ishte edhe Besnik Berisha./Tribuna/

 
Lajme Shqip Thursday, 06 June 2013 16:52

Prishtinë – Misioni EULEX ka bërë të ditur se ka nosur një aksion për bastisjen e personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në aferën e 1.4 milionëve, apo skandalin e Pasapotave Biometrike.

Si rezultat i një urdhri të gjykatës për bastisje të pronave të banimit dhe të zyrave të nëntë të pandehurve në lidhje me rastin e pasaportave, në mëngjesin e ditës së djeshme, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it zhvilluan një operacion të përbashkët të bastisjes.

“Bastisja është urdhëruar si pjesë e hetimit lidhur me vjedhjen e 1.4 milion eurove e cila ka ndodhur në kuadër të një kontrate për pasaporta biometrike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Hetimi ekzistues është zgjeruar në mënyrë që të përfshijë akuza të reja dhe shtatë të pandehur të rinj”, thuhet në njoftimin e EULEX.

Si rezultat i informatave të reja të mbledhura gjatë hetimit, të pandehurit janë duke u hetuar në lidhje me veprën penale Krim i Organizuar në shkelje të nenit 274 KPK, Pastrim Parash në shkelje të nenit 32, Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe të Financimit Terrorist 2010, Pranim i Mallrave të Vjedhura në shkelje të nenit 272 KPK dhe Evazion Fiskal në kundërshtim me nenin 63 (1) dhe (2) të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Rastin është duke u hetuar një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe të Kosovës.