Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 08:33

Tiranë – Ja disa nga titujt e gazetave të publikuara të hënën në Shqipëri.

Gazeta “Panorama“: Dëmshpërblim, të përndjekurit, gati 15 mijë dosje të reja – do të përdoren 87 milion dollarë. Ndarja e fondeve sipas viteve dhe shpallja e listave të reja.

Tituj të tjerë:
– Malaj: Rama duhet ta miratonte Paktin në Asamble.
– Autizmi, Liri Berisha merr mbështetje në New York.

Gazeta Shqiptare: Intervistë e Shefi të Shtabit Gjinkushi: Kush preket nga reforma në ushtri.

Tituj të tjerë:
– 12 ditë pas vrasjes, kundërshtarët kërkojnë në gjyq pronat e Konomit.
– Kuntis: Zgjidhja e ngërçit, kriter madhor i Shqipërisë në BE.

Gazeta Mapo: Ligji i pronave, Kushtetuesja rrëzon maxhorancën. Gjykata ka hedhur poshtë, si në kundërshtim me Kushtetutën ndryshimet e bëra në ligjin për pronat, të propozuara nga deputeti demokrat, Alibeaj.

Tituj të tjerë:
– Trafiku i heroinës, turku përdorte pastiçerinë në Tiranë si bazë droge.
– I refuzon lidhjen me të bijën, vret babanë e vajzës që dashuronte.

 
Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 08:18

Prishtinë – Gazetat e përditshme kosovare sot më tepër janë të përqëndruara në zvillimet politike.

E përditshmja Koha Ditore, ne ballinën e ka shkrimin me titull “Plani i Ahtisarit, pa alternativë, por me mundësi plotësimi”, duke shtuar se për integrimin e veriut dhe normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi do të merren për bazë idetë e Ahtisarit.

Në Koha Ditore sot mund të lexoni edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që nisin bojkotimin e regjistrimit si dhe për prodhimet e Kosovës që janë të padëshiruara në Serbi.

Gazeta Zëri materialin kryesor ia ka kushtuar përdorimit të armëve pa leje, të titulluar “Armët pa leje, luftë e pashpallur”, ku vetëm sivjet janë vrarë mbi 15 persona nga përdorimi i këtyre armëve.

Zëri e ka edhe materialin rreth tenderimit të AUK-ut, të titulluar ATK-ja jep tender një burimor AUK-ut.

E përditshmja Expres, në ballinën e saj ka shkrimin me titull “Përgjigjja e Cooperit – Duroni edhe pak. Cooper iu ka kthyer përgjigje dy letrave të Prishtinës, në të cilat autoritetet kosovare shprehin pakënaqësi rreth moszbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Kosova sot ështe marrë me zgjedhjet, duke e titulluar shkrimin viti 2013, vit i votimeve – “Tri palë zgjedhje në një vit”.

Kosova Sot shkruan edhe për Ekspertët që kërkojë rikonfigurim te bisedimeve në Bruksel të titulluar Kthim në pozicionet e para 2 shtatorit. (LajmeShqip.com)