Lajme Shqip Sunday, 02 March 2014 16:34

Zbardhet rasti i vrasjes së shqiptarit nga Maqedonia, i njohur si “rasti valixhja”.

Vrasja e 46 vjeçarit Amza Zekiri nga Maqedonia është kryer në fundit e tetorit të vitit të kaluar nëHarburg të Gjermanisë.

Ndërsa kufoma e Amza Zekirit është gjetur në një kënetë me datën 6 shkurt 2014 nga dy 16 vjeçarë. Kufoma ishte e mbyllur në një valixhe, e cila ishte nxjerrë nga këneta nga dy adoleshentët kurioz.

Hetuesit kishin të dhëna se vrasja mund të ishte bërë nga rrethi i ngushtë i të afërmve të të ndjerit, prandaj dyshimet shkonin drejt dy djemve të tij.

Hetuesit e çështjes kanë arrestuar një nga dy djemtë e viktimës, ndërsa djali i madh nuk është në Gjermani dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Dajli i vogël Adnani 20 vjeç, është arrestuar dhe ka pranuar krimin, shkruanHarburg aktuell.

Sipas rrëfimit të tij, pas një konflikti që kishte pasur me të atin, e kishte mbytur atë dhe bashkë me të vëllanë 26 vjeç e kishin futur në valixhe. Së bashku e kishin dërguar atë me një taksi për në Sinstorf (Harburg, Gjermani veriore).

Hetuesit tashmë janë në kërkim të taksistit i cili natën në mes të 29 dhe 30 tetorit të vitit 2013 i ka marrë dy vëllezërit Zekiri.

 
Lajme Shqip Monday, 02 December 2013 15:21

Shkup- Gjuha shqipe edhe më tutje vazhdon të nënçmohet në Fondin Republikan të Shëndetësisë, thonë për “Lajm” burime partiake. Është interesant se informatat për këtë nënçmim të shqipes vijnë pikërisht nga anëtarë të BDI-së, që janë të revoltuar nga mënyra se si është rregulluar tani e drejta e drejtorit shqiptar të nënshkruhet në dokumentet zyrtare.

Ata kanë dërguar në adresën tonë kopje të një dokumenti që dëshmon se drejtori shqiptar i fondit Xhemali Mehazi, nuk ka fituar të drejtën e plotë të nënshkruhet në gjuhën shqipe, siç pretendoi para do kohe me deklaratat e veta në media.

Në këtë dokument vërehet se para se të shkruajë emrin në gjuhën shqipe, Mehazi është i detyruar të shkruajë emrin e tij në gjuhën maqedonase si ЏЕМАЛИ МЕХАЗИ.

“Ja se çfarë kuadro ka dërguar BDI në poste të larta. Kjo është turp. Ky rast tregon nënçmim klasik të gjuhës shqipe. Më mirë të ishte nënshkruar vetëm në gjuhën maqedonase, se sa shqipja të degradohet në këtë formë”, thotë një burim në BDI, që insiston të mbetet anonim.

“Lajm”të dielën nuk ka arritur të kontaktojë me përfaqësues të FSSH-së, për të marrë qëndrimin e tyre lidhur me këtë zgjidhje, që vlerësohet sërish si skandal.

Mehazi para një kohe u lavdërua se ka përfunduar “lufta” mes tij dhe drejtoreshës maqedonase Maja Parnaxhieva Zmejkova lidhur me të drejtë që të nënshkruhet shqip. Mirëpo me këtë rast ai nuk përmendi se para se të nënshkruhet shqip, duhet fillimisht të nënshkruhet në gjuhën maqedonase.

Ndërkaq një muaj më parë, drejtoresha Parnaxhieva Zmejkova, ia pat ndaluar plotësisht Mehazit që ta shkruajë emrin e tij me shkronja shqipe.

Në dokumentet që pat siguruar “Lajm”, drejtoresha Parnarxhieva Zmejkova pat kërcënuar të punësuarit në Fond me masa disiplinore, nëse në ndonjë dokument përdoret alfabeti latin.

Më datë një tetor të këtij viti drejtori Mehazi, me anë të një kërkese të bërë me shkrim ka kërkuar nga kolegët që përgatisin lëndë që duhet të nënshkruhen nga ai, t’ia shkruajnë emrin me shkronja latine.

Në të njëjtën datë i është përgjigjur drejtoresha Zmejkova, ku thotë se nuk do të ketë ndryshime në mënyrën e të shkruarit të korrespondencës në nivel të FSSH. “Gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik në përputhje me aktet ligjore të Republikës së Maqedonisë është mënyra zyrtare e korrespondencës me shkrim dhe për këtë arsye të gjitha aktet në FSSH do të përgatiten në mënyrën që janë përgatitur deri tani. Të dy nënshkrimet me kompetenca të barabarta në FSSH në vendin për nënshkrim të dokumenteve do të shkruhen në gjuhën maqedonase në alfabetin cirilik, njëjtë si në periudhën e mëparshme”, thuhet në përgjigjen e drejtoreshës Zmejkova.

Ndërkaq, më 8 tetor, drejtoresha Zmejkova ka dhënë urdhër që askush nuk guxon të përgatisë dokumente me alfabet latin, pasi do të sanksionohet me masa disiplinore.

Edhe përfaqësimi i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në FSSH është në gjendje të mjerueshme.

Në njësitë rajonale të Fondit në Gostivar, Strugë, Kërçovë, Manastir e Shkup ka vetëm tre për qind shqiptar. Në viset e banuara me 20 për qind shqiptar s’ka asnjë kërkesë në gjuhën shqipe. Gjithçka bëhet në maqedonisht dhe në alfabetin cirilik. Ndërkaq prej shtatë udhëheqësve të sektorit vetëm njëri është shqiptar. Prej 30 udhëheqësve të njësive rajonale, vetëm tre janë shqiptar.

Ueb faqja e Fondit për Sigurime Shëndetësore është vetëm në gjuhën maqedonase.

 
Lajme Shqip Monday, 25 November 2013 16:55

Ohër,  – Policia është ende në kërkim të një 14-vjeçareje nga Ohri, e cila është zhdukur prej 12 ditësh. 

Bëhet fjalë për të miturën Maja Blazhevska, e cila është larguar nga shtëpia, për të dytën herë brenda një periudhë të shkurtër. 
Herën e parë ajo ishte rikthyer shëndosh e mirë, por kësaj here vonon gati 2 javë të kthehet tek familja e saj e shqetësuar. 
Ndërkohë, në mediat sociale po qarkullojnë spekulime se e mitura ishte njoftuar me një të ri shqiptar dhe se kishte nisur një lidhje dashurie. 
Presioni nga familja, për këtë dashuri të ndaluar, ka bërë që e mitura të largohej nga shtëpia, për të qenë sëbashku me të dashurin e saj shqiptar., shkruan zhurnal.
Policia nuk ka mundur të konfirmojë këto informacione, veçse ka njoftuar se është në kërkim intensiv të së miturës.

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 19:20

Shkup- Një grup të rinjsh shqiptarë janë zbuluar si autorë të incidenteve ndëretnike që ndodhën javën e kaluar në Shkup.
Kjo u bë e ditur sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila ka bërë të ditur se ka identifikuar pjesëmarrësit në incidentet që ndodhën javën e kaluar, sulme fizike ku viktima ishin të rinj maqedonas.
Sipas MPB-së, në rastin e të enjtes së kaluar ku u sulmua fizikisht një nxënës 17 vjeçar nga Shkupi në autobusin me numër 33, dyshohet që sulmues të jenë 8 adoleshentë shqiptarë. Nga policia njoftojnë vetëm inicialet e ture, A.J, A.Z dhe E.J nga Shkupi, J.B dhe M.H nga fshati Batincë, E.A dhe L.J nga fshati Gërçec, si dhe H.E nga fshati Studeniçan, raporton INA.
Në incidentin e dytë, ku viktimë ishte një 15 vjeçar maqedonas i keqtrajtuar fizikisht pa arsye teksa udhëtonte me autobusin me numër 7, sipas MPB-së dyshohet se keqbërësit janë 5 adoleshentë shqiptarë, E.J nga Shkupi, I.I dhe A.R nga Haraçina, H.E nga Studeniçani dhe A.K nga fshati Rashçe.
MPB theksoi se po vazhdon hetimet edhe për kapjen e autorëve të rrahjes tjetër në autobusin me numër 65. Sipas partive opozitare shqiptare, identifikimi dhe kapja e vetëm adoleshentëve shqiptarë rrit edhe më shumë zërat për veprim selektiv dhe etnik të MPB-së.

 
Lajme Shqip Monday, 11 November 2013 12:30

Shkup- Për të jetuar në planetin Marsjanë paraqitur mbi 200 mijë vullnetarë. Në mesin e aplikantëve, gjenden edhe dyshqiptarë.

Njëri prej tyre është njëshqiptar nga Maqedonia, me emrin Adrian 24 vjeç ndërsa tjetri është nga Shqipëria, me emrin Enkel 38 vjeç.

Projekti privat “Mars One”, zyrat e së cilit ndodhen në Holandë, parashikon që të mbledhë një grup prej 40 personash, të cilët do të jenë astronautë potencialë me qëllim që 4 prej tyre, në vitin 2022 të nisen në rrugën pa kthim drejt planetit të kuq.

Sipas vlerësimeve preliminare, misioni do të kushtojë rreth 6 miliardë dollarë amerikanë. Grupi i dytë me 4 persona në planetin Mars do të shkojë disa vite pasi të shkojë grupi i parë, por asnjëri prej tyre nuk do të kthehet në tokë. Para nisjes për në planetin Mars, kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë trajnime, aftësi për mbijetesë dhe kontrolle mjekësore, raporton albeu.

Sipas BBC, kandidati më i vjetër që pret të shkojë në Mars është 83-vjeçar, kurse ai më i riu shkon në shkollë fillore.

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 November 2013 15:54

Shkup- Pas takimit njëorësh me homologun Nikola Gruevski, ku është diskutuar për tema me interes dypalësh, Rama ka shprehur mbështetjen e paekuivokë të qeverisë shqiptare për dokumentin paqësor të vitit 2001.

“Për ne, për Shqipërinë dhe për shqiptarët është e rëndësishme që edhe vetë Marrëveshja e Ohrit të jetë pikë referimi në të gjithë procesin e brendshëm politik në Maqedoni dhe të implementohet dita-ditës si një bazë e patjetërsueshme e mbarëvajtjes së punëve këtu dhe suksesit të këtij vendi, për të cilin edhe ne jemi shumë të interesuar dhe e mbështesim”, ka deklaruar Rama.

I pyetur nga “Zhurnal” për marrëdhëniet ndëretnike dhe të drejtat e shqiptarëve, kryeministri shqiptar i ka vlerësuar dy çështjet si të ndjeshme dhe njëherazi të rëndësishme për të ardhmen e vendit. 

Duke iu referuar incidenteve të fundit ndëretnike, Rama ka thënë se qeveria shqiptare i ndjek me shqetësim të gjitha momentet e shfaqjes së intolerancës dhe dhunës me sfond ndëretnik. 

“Kemi qenë dhe mbetemi të vendosur të bëjmë thirrje për qetësi, maturi dhe vetëdije, sepse mbarëvajtja e marrëdhënieve ndëretnike është sukses i përbashkët. Për ne është e domosdoshme që të kuptohet sa më mirë nga të gjithë se e ardhmja është e përbashkët dhe bashkërisht do ta ndërtojmë të ardhmen në rajon dhe në këtë vend ku shqiptarët janë pjesë shtetformuese dhe janë të angazhuar në gjithë spektrin shoqëror dhe qeverinë e këtij vendi, që janë të interesuar për implementimin e marrëveshjes së Ohrit me sukses. Ne jemi mirëkuptues për kohën që kërkojnë proceset politike. Pra edhe një herë them se çdo shprehje dhune i çon proceset prapa”, ka theksuar Rama.

Ndërsa ka deklaruar mbështetjen e Tiranës zyrtare për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE,  kryeministri shqiptar ka theksuar se integrimi euroatlantik është në të mirën e rajonit, të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të maqedonasve vetë. 

Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar gjithashtu se marrëdhëniet me Maqedoninë janë të një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, ndërsa ka vlerësuar se integriteti territorial i saj është me rëndësi thelbësore për integrimin e mbarë rajonit në BE. 

“Shqipëria është e interesuar për marrëdhënie më intensive me fqinjët, në këtë rast me Maqedoninë, në të gjitha fushat. Jemi të gatshëm të hapim rrugë të reja bashkëpunimesh dhe të përforcojmë bashkëpunimin ekonomik me ide dhe projekte konkrete për një zhvillim të përbashkët”, ka deklaruar Rama.

Në anën tjetër, kryeministri Gruevski, ka deklaruar se takimi i sotëm me homologun shqiptar është në vazhdën e takimeve me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve ekzistuese me fqinjët./Shekulli/ 

 
Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 16:12

Gostivar- Imami i Gostivarit, Zekirija Rushani i revotuar me gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve në Maqedoni apeloi që të bojktohet gjithçka maqedonase.

Ai këtë e ka theksuar në lutjet e së premtes para besimtarëve në xhaminë qendrore të Gostivarit.

Ai ka theksuar se shqiptarët dhe besimtarët mysliman duke qenë në këtë pozitë të mjerueshme duhet të bojkotojnë maqedonasit në të gjitha aspektet.

Lajmi ka bërë bujë edhe tek mediat maqedonase. “Mos bleni nga ta, dhe zëvendësoni prodhimet e tyre me prodhime shqiptare. Mos bleni asgjë nga ta, sepse me paratë e tua ata ju vrasin”, ka theksuar hoxha. /INA/

 

 

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=acyI_H_Mejg

 
Lajme Shqip Tuesday, 15 October 2013 14:15

Komuna Vevçan që kufizohet me Strugën kërkon heqjen etabelave treguese të rrugëve të shkruara edhe në gjuhën shqipe. E banuar nga maqedonasit ka reaguar tek Agjencia për rrugë shtetërore për vendosjen e tabelavetreguese në tre gjuhë maqedonisht – anglisht – shqipnë aksin rrugor transitor Strugë – Dibër që kalon përmes Vevçanit.

Zyrtarët kanë theksuar se në rast se institucionet qeveritare nuk heqin tabelat, atëherë autoritetet komunale dhe shërbimet e tyre do t’i heqin vetë. “Në komunën tonë nuk ka popullsi tjetër, ndaj nuk ka nevojë për shenja të tilla”, ka theksuar Gjorgji Vlajkinovski nga komuna e Vevçanit, bën të ditur “INA”.

Tabelat e reja treguese edhe në shqip u vendosën pas rikonstruimit të rrugës magjistrale Strugë – Dibër. Një pjesë e shenjave të tilla të shkruara në shqipjanë hequr. Vevçani është komunë e vogël e kufizuar në një pjesë edhe me shtetin shqiptar dhe se numëron vetëm mbi 2 mijë banorë.

 
Lajme Shqip Sunday, 13 October 2013 10:51

Shkup- Diskriminimi që u bëhet ish të burgosurve dhe persekutuarvepolitik shqiptarë kundrejt atyre maqedonas, ka bërë që Shkupi zyrtar të paditet në Gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut.

Shqiptarët kanë vendosur të kërkojnë të drejtën e tyre për dëmshpërblim, pasi siç thonë i kanë konsumuar të gjithë mekanizmat në institucionet vendore.

Ata shprehen të sigurt se në Maqedoni ekziston Ligj i miratuar në vitin 2002, i plotësuar dhe ndryshuar në vitin 2005, që zgjidh problemin e të dënuarve politikë, por që has zbatimin në praktikë vetëm te pala maqedonase e jo edhe tek ajo shqiptare. Ky diskriminim është pikënisja për të kërkuar drejtësinë në gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut.

“Që nga qershori filluam procedurën dhe deri tani para disa ditësh kemi marrë disa akt-gjykime nga Gjykata e apelit dhe kjo do të thotë se juridikisht këtu në Maqedoni është mbyllur, ka mbaruar. Kjo është rruga jonë. Ne plotësojmë kushtet për të shkuar në Strasburg, e të kërkojmë të drejtat tona”,-tha Shpëtim Pollozhani, kryetar i shoqatës së ish të burgosurve politikë shqiptarë.

Bëhet fjalë për 15 kategori të të persekutuarve që datojnë që nga viti ’43 e pas, që arrijnë numrin e mbi 20 mijë personave. Të burgosur politikë janë regjistruar rreth 5200./albeu/