Lajme Shqip Sunday, 27 April 2014 11:40

U gjet në Santarcangelo të Riminit, trupi i 30-vjeçarit Silvio Mannina, i dashuri i fundit i Lidia Nusdorfit, milanezja e vrarë me thikë në stacionin e trenit në Mozzate në fillim të marsit, nga ish i dashur i saj shqiptar. Vrasësi i të riut italian është i njëjti, pastiçieri shqiptar Dritan Demiraj. Shqiptari, ish-bashkëjetues i gruas, dhe baba i njërit prej fëmijëve të saj ka rrëfyer krimin e dytë në qelinë e burgut ku është izoluar fillimisht si i dyshuar, e tashmë, i konsideruar si një vrasës pasioni nga ekspertët e hetimit të krimeve në Itali. Trupi i pajetë i 30-vjeçarit është gjetur rreth gjysmë metri nën ujë, pasi shqiptari tregoi vendin ku e kishte varrosur viktimën e tij. Policia kanë shkuar në vendin ku Demiraj tregoi se kishte groposur të riun italian dhe e kanë gjetur trupin pas disa orë kërkimesh. Demiraj ka qenë pak konfuz për vendin ku e kishte hedhur, për shkak edhe të terrenit të vështirë dhe jo dhe aq të njohur nga ana e tij. I riu shqiptar është shoqëruar në polici si i dyshuar vetëm për vrasjen e gruas, por hetimet zbuluan se ai kishte lidhje edhe me zhdukjen e 30-vjeçarit Silvio Mannina. Pasi u mor në pyetje nga hetuesit në burgun e Comos, 29-vjeçari shqiptar pranoi se e kishte mbytur me një kabull elektrik ish të dashurin e bashkëjetueses së tij përpara se të qëllonte për vdekje ish-të dashurën e tij, në stacionin e trenit në Mozzate. Trupin e pajetë të burrit e kishte groposur në një shpellë, aty ku u gjet nga policia italiane.

Rrëfimi i shqiptarit

29-vjeçari shqiptar Dritan Demiraj ka pranuar vrasjen e ish-të dashurës së Lidia Nusdorfit dhe të fejuarit të saj, Silvio Mannina, në datën 1 mars të këtij viti në Itali. I riu shqiptar ishte shoqëruar në polici si i dyshuar vetëm për vrasjen e gruas, por hetimet zbuluan se ai kishte lidhje edhe me zhdukjen e 30-vjeçarit Silvio Mannina, pasi atë e kanë tradhtuar dëshmitë në lidhje me gjithçka i është kërkuar të tregojë mbi jetën e viktimës së tij.  Pasi është marrë në pyetje për orë me radhë nga hetuesit në burgun e Comos, 29-vjeçari shqiptar pranoi se e kishte mbytur me një kabull elektrik 30-vjeçarin italian përpara se të qëllonte mbi ish-të dashurën e tij. Pas vrasjes së të riut italian, që dyshohet të ketë ndodhur rreth dy-tri orë para vrasjes tjetër, dyshohet se ai ka qëlluar mbi femrën me të cilën kishte bashkëjetuar ndërsa trupin e pajetë të burrit e kishte zhvendosur nga vendi i ngjarjes duke e groposur në shpellë. Autoritetet italiane nuk kishin dijeni se ku ndodhej 30-vjeçari nga Bolonja, që prej fundit të shkurtit. Mësohet se pas vrasjes së Silvio Manninas shqiptari kishte përdorur celularin e tij për të tërhequr ish-të fejuarën në grackë. Duke u shtirur si i fejuari i saj, 29-vjeçari i kishte dërguar një sms ku i kërkonte të takoheshin në stacionin e trenit, ku e qëlloi për vdekje me thikë. Shkak i krimit makabër dyshohet të ketë qenë xhelozia. Dritan Demiraj punonte në një furrë buke në Itali.

 
Lajme Shqip Sunday, 06 April 2014 15:21

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, të cilit iu sekuestrua rreth 7 kilogramë heroinë. Sasia e drogës i është gjetur në garazh 27-vjeçarit shqiptar në Venezia të Italisë. Mësohet se është arrestuara Alban Hysa, punëtor me letra të rregullta, por që bënte një jetë luksoze.

Sipas policisë, heroina ishte e pastër dhe kapte vlerën e 800 mijë eurove. Policia tha se, ka arritur tek 27-vjeçari Hysa duke hetuar një rrjet droge, të mirëorganizuar në Rivierë dhe në provincën e Padovës.

I riu, sipas policisë, duhet të konsiderohet si një nga personat kryesor të kësaj organizate që shpërndante heroinë. Droga e gjetur në gazash dhe stili i tij i jetës e tregojnë këtë gjë.

Veshje firmato, makina luksoze, pa shkuar asnjëherë në punë, por paratë vinin lehtësisht nga trafiku i drogës.

Në orët e para të mëngjesit policia kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte pritur jashtë që të vinte. Pasi kishte mbërritur, ai kishte dalë pak më vonë dhe në këtë moment është arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit, në trup i kanë gjetur gjysmë kilogramë heroinë. Pastaj gjatë kontrollit në garazh kanë gjetur edhe pjesën të lëndës narkotike.

 

Policia ka bërë të ditur se, tani është duke hetuar për bashkëpunëtorët e shqiptarit të arrestuar si dhe rrjetin e trafikut. 

 

 
Lajme Shqip Thursday, 13 March 2014 14:42

Dita e sotme është shpallur ditë zie nga  komuna e Leço-s në Itali, për nderë të tri vajzave të vogla të vrarë nga nëna e tyre. Flamuri në godinën e bashkisë është ulur në gjysmë shtizë.

Sot në ditën që trupat e vogëlusheve nisen drejtë Shqipërisë, në Lecco është dita e heshtjes dhe kujtimit.

Simona, Kejsi dhe Sidni janë fytyrat e dramës që kanë bashkuar komunitetin e shqiptarëve në Lecco dhe shumë komunitet të tjera të huaja.

“Dhimbja ka dimension familjar por edhe civil dhe publik. Është një moment që përfshin edhe qytetin për atë që ka ndodhur për t’i qëndruar afër familjes”, shprehet kreu i bashkisë së Lecco-s, Virginio Brivio.

Stafi i bashkisë ka mbajtur edhe një minutë heshtje. Sot në Lecco ka qenë i pranishëm dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Milano, bashkë me prefektin dhe presidentin e provincës për të bërë nderime për viktimat.

Shumë nga shokët dhe shoqet e klasës së tri vajzave të vogla kanë vizatuar, shkruar dhe ngjyrosur zemra. Në një prej mesazheve shkruhet: “Na vjen keq për ju dhe nënën tuaj të sëmurë”. Gjatë përcjelljes për në Shqipëri, shumë njerëz dolën në rrugë për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

 
Lajme Shqip Monday, 27 January 2014 22:18

Policia italiane ka shkuar për një kontroll në shtëpinë e familjes Zinnanti, për të kërkuar italianët që bashkëpunonin me këtë familje. Por kanë zbuluar një rrjet të tërë mafiozësh shqiptarë, rrjet i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, edhe ky shqiptar.

Arben Ruçi ishte drejtuesi i grupit, i cili furnizonte me drogë Zinnantin dhe bashkëpunëtorët e tjerë Francesco Ceceri, Marco Esposito dhe Alessandra Facchini, kjo e fundit është nëna e një prej miqve më të ngushtë të familjes Zinnanti. Kjo familje ishte  akuzuar vite më parë për trafik ndërkombëtar kokaine, raporton “News Rimini”.

Marco Esposito ishte arrestuar për vrasjen e shtetasit Bernabini, dhe pas arrestimit të tij, të gjithë miqtë e ngushtë të familjes Zinnantini ishin mbledhur në shtëpi për t’i dhënë mbështetjen e tyre familjes, sjellje tipike kjo, sipas hetuesve, e grupeve mafioze. Ka qenë pikërisht kjo mbledhje “familjare” ku janë arrestuar 10 shqiptarë dhe 3 italianë, të cilët akuzohen për trafik droge si dhe për vjedhje shtëpish. /shekulli/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 04 January 2014 18:37

Një gomone e nisur nga Shqipëria është kapur në brigjet e italianë me 360 kg marijuanë.

Gomoneja, 5 metra e gjatë drejtohej nga një 21-vjeçar nga Vlora.

Ka qenë vetë i riu shqiptar që i ka telefonuar policisë për ndihmë, kur ai ndodhej rreth 300 metra larg bregdetit në San Cataldo.

21-vjeçari tërësisht i lagur dhe në gjendje hipotermike, ka kërkuar ndihmë dhe është dërguar për ekzaminim në spital.

Por ndërsa shqiptar pa dokumente identifikimi po dërgohej në spital, policia ka zbuluar 32 çanta me marijuanë në bordin e gomones.

Operacioni

Një anije e Guardi di Finanza-s së Barit identifikoi dhe kapi gomonen me marijuanë pas njoftimit të karabinierëve. Policia e Leçe-s kishte marrë një thirrje për ndihmë nga gomoneje në mesnatë.

Policia e Otranto-s identifikoi afër bregdetit një të huaj me rroba të lagura dhe në kushte hipotermike (me temperaturë të ulët të trupit). Aksionit iu bashkua patrullat e Guardi di Finanza-s së Bari-t dhe forcat ajrore të Taranto-s./Shekulli/

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=49cljyIsqEM

 

 
Lajme Shqip Saturday, 28 December 2013 18:42

Një student italian është vënë në pranga pasi ka tentuar të dhunojë me një shkop bejsbolli një shtetas shqiptar.

20-vjeçari italian u arrestua pasi policia dëgjoi të bërtitura në një stacion karburanti në Bolonja sot rreth orës 01:40.

Studenti është kapur nga karabinierët duke goditur shqiptarin në sheshin “Verdi”. Por ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka parandaluar dhunimin e mëtejshëm të shqiptarit. 

Sherri mes tyre besohet se ka nisur për arsye banale, ndërsa policia e ka ende të paqartë se ku e gjeti shkopin e bejsbollit studenti. Si agresori edhe shqiptari janë nën hetim. Studenti italian akuzohet për sulm me mjete të forta.

 
Lajme Shqip Friday, 06 December 2013 12:34

Ravenna- Në qytetin italian të Ravenna-s diskriminimi ndaj emigrantëve po merr përmasa shqetësuese. Në shumë vende publike prej shumë muaj nuk lejohet hyrja e personave me kombësi shqiptare dhe sllave.

Punonjësit e sigurisë së klubeve të natës kontrollojnë dokumentet e personave para se ata të lejohen të hyjnë.

Racizmi i stilit nazist po shqetëson edhe vetë italianët për këtë vendim të çuditshëm. 

“Isha me dy miq të mië shqiptarë dhe një italian, por truproja pasi na kërkoi dokumentet e identifikimit tha se shqiptarët nuk mund të hyjnë në pub. Nuk morëm përgjigje kur e pyetem për arsyen”, tregon një shtetas Italian, raporton almakos.

Emigrantët shqiptarë në Itali po vuajnë pasojat e stereotipit të krijuar për shqiptarët, që njihen si persona që krijojnë probleme.

 
Lajme Shqip Thursday, 28 November 2013 15:20

Bergamo – “Ai ishte një punonjës i përpiktë dhe i kujdesshëm. Një djalë i artë.” Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Behxhet Bushi, 27-vjeçarin që u qëlluar për vdekje të premten në Bolgare. Shqiptari punonte në një fabrikë të përpunimit të plastikës ndërsa në 14 vite qëndrim në Itali ai ka bërë punë nga më të ndryshme.

Punëdhënësi i tij, Antonoi Castor thotë se për të Bushi ishte si një vëlla. 51-vjeçari shprehet se e ka mësuar nga gazetat lajmin dhe ende e ka të vështirë të besojë se bëhet fjalë për djalin që ai kishte punësuar. “Lexova në gazetë për të shtënat. Kur pashë emrin menjëherë më shkoi mendja tek Xhimi, siç të gjithë i thërrisnin atij.” 

“Ai punonte për mua prej pesë apo gjashtë vitesh. Kam dy kompani ku punojmë me plastikën. Castor e përshkruan atë si të përpiktë dhe korrekt. “Ai kur nuk më ka kërkuar para. Kemi shkuar gjithmonë mirë. Hera e fundit që pashë Xhimin ishte disa javë më parë. Për mua ishte si një vëlla, një njeri i madh.”

Të njëjtin mendim ka edhe Pietro Mapelli, 62 vjeç, që gjithashtu punonte në një fabrikë me 27-vjeçarin shqiptar. “Ka qenë në varësinë time për shumë vite – deri në vitin 2012. Ka qenë gjithnjë krah meje. Për të është e pamundur që të mos flasësh mirë. Nuk kam pasur kurrë probleme gjatë punës.”

“Më telefonoi një mik dhe më tregoi çfarë kishte ndodhur. Nuk më besohet, është e pamundur”, shprehet Mapelli. 62-vjeçari e kishte takuar një ditë para ngjarjes Bushin. “Ai ishte i qetë gjithnjë. E trajtoja gjithnjë si ta kisha djalin tim.”

 

Ngjarja

 

Behxhet Bushi u vrarë nga policia italiane në Bolgare në rrugën e Paloscana, pasi nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të së premtes. Dy persona të tjerë që ndodheshin me të, janë larguar me vrap dhe ende nuk janë kapur nga forcat e policisë. Mediet italiane, raportojnë se 27-vjeçari ka goditur me makinë edhe një polic.

“Një prej karabinierëve që ndodhej në postbllok ka bërë shenjë për të ndaluar makinë, por shqiptari në vend që të ndalonte ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur në këmbë atë”, shkruan gazeta “L’Eco di Bergamo”. Karabinieri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qëlluar me një plumb duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. 

 

3 policë të dyshuar

 

Prokurori italian që po heton çështjen e vrasjes së shqiptarit, Giancarlo Mancusi ka bërë të ditur se 3 policët që ndodheshin në postbllok do të akuzohen për “vrasje nga pakujdesia dhe vetëmbrojtje të tepruar”. Ngjarja ka ndodhur pas një grabitje në një bar në Villango. Tashmë pritet autopsia e trupit të Bushit për të pasur të dhëna më të qarta për vrasjen e tij.

Autopsi , e cila është planifikuar për sot që do të vërtetojë nëse Bushi është qëlluar vërtet nga një plumb, siç u raportua nga policit në vendngjarje. Nga hetimet paraprake, Bushi është gjetur me qafë të thyer në makinë, dhe autopsia pritet të vërtetoi shkaktuan e vdekjes së tij./shekulli./

 
Lajme Shqip Saturday, 19 October 2013 14:00

Romë- Pas rasteve të çuditshme të shqiptarëve që janë evidentuar si militantë aktivë të Agimit te Arte në Greqi, një rast i ngjashëm vjen nga Italia.

“La Repubblica” shkruan për një prej ultrave kryesorë të Varese, që i përket grupit ekstremist “Blood and Honour” të neonazistëve. Quhet Landi Gjoni, është një shqiptar nga Talja e Lezhës që jeton prej 20 vitesh në Itali, I dënuar më parë për drogë dhe prostitucion.

Gjoni, përveç se pjesëtar i flakte i tifozerisë ekstreme të futbollit, është edhe lideri i padiskutueshëm i grupit tjetër nazist, Gli Arditi, që mbështet skuadrën e basketbollit të qytetit në veri të Italisë.

Gazeta italiane publikon fotot e tij të profilit në Facebook, me tatuazhe naziste, armë, i gjakosur mes karabinierëve, duke bërë përshëndetjen fashiste para bustit të Duçes e kështu me rradhë. Landi Gjoni madje, deri dy vjet më parë ka qenë pjesë e grupit të sigurisë të ish presidentit të Interit, Moratti. Gazeta italiane “La Repubblica”, për të theksuar absurdin që një imigrant është pjesë e një grupi ekstremistësh që janë verbërisht kundër imigrantëve, kujton rastin e vitit 2005 kur dy shqiptarë vranë një anëtar të ultrave në Varese dhe grupi i neonazistëve nisi një gjueti shqiptarësh nëpër rrugët e qytetit duke rrahur imigrantë shqiptare me dokumente të rregullta. /Shqiptarja/