Lajme Shqip Tuesday, 25 March 2014 15:34

Një i burgosur shqiptar ka vrarë me thikë rojën e burgut në Malandrino. Mësohet se, shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe më herët ai ka parashtruar një kërkesë për të marrë lejë, se do të takonte nënën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në burgun e Malandrinos, ku i burgosuri shqiptar me iniciale K.H, pas refuzimit të autoriteteve të burgut për t’i dhënë leje për të vizituar nënën e tij, ka kërcënuar me vdekje gardianët. “Nuk më lini të shoh nënën time do i marr jetën njërit prej jush”, mësohet të ketë thënë shqiptari.

Por, nuk është mjaftuar me kaq, ku kërcënimin e ka kthyer në vepër, duke sulmuar me thikë gardianin me iniciale G.T., i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas medieve greke shqiptari e ka qëlluar gardianin me një thikë të improvizuar. Mësohet se gardiani 46-vjeçar, babai i dy fëmijëve, është transportuar me urgjencë në spital, por s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen. Autoritetet greke kanë shtuar masat e sigurisë nëpër burgje, për shkak të trazirave të ndodhura kohët e fundit./shekulli/

 

 
Lajme Shqip Thursday, 13 February 2014 15:25

Qeveria helene ka vendosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme rikthimin e pjesshëm të pensioneve për minoritetin grek, në kuadër të masave për lehtësimin e shtresës së varfër. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punës e Greqisë (MPG) dhe pritet të publikohet sot në fletoren zyrtare, transmeton Shekulli. Sipas dikasterit grek, tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë pension të reduktuar të pakten 22 mijë minoritarë nga Shqipëria dhe nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik.

“Ligji do të jete më i hapur dhe tashmë do të kërkohet që të interesuarit të paraqesin dokumentacion që tregon banimin e tyre 10 vitet e fundit në shtetin helena nga 20 vite që ishte me ligjin që hyri në fuqi në fund të vitit 2012”, thuhet në komunikatën e MPG. I njëjti burim tha se, ky vendim ka ardhur pas propozimit të Drejtorit të Organizmit të Sigurimeve Bujqesore OGA, i cili propozoi që rikthimi i plotë i pensioneve të bëhet brenda tre viteve të ardhshme, duke filluar për 2014 me 214 euro, për 2015 me 288 euro dhe për 2016 me 360 euro që ishte më pare.

Ndërkohë, një tjetër ligj në favor të emigrantëve shqiptarë pritet të miratohet në fund të këtij muaj. Sipas MPG, tashmë të gjithë të papunët, përfshirë edhe emigrantë shqiptarë, do të kenë mundësi për të pasur Sigurim Shëndetësor, duke paguar 50 ditë pune (ensima) nga 100 që ishte deri tani.