Lajme Shqip Wednesday, 01 January 2014 13:41

Prishtinë, Tiranë, Shkup  – Në tri qytetet kryesore të shqiptarëve: Prishtinë, Tiranë e Shkup, fëmijët e parë të lindur janë djem. 

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë erdhi në jetë fëmija i parë i vitit të ri 2014-të. Ai është një djalë i quajtur Noel. Gjinekologu Artur Abili bëri të ditur se Noel ka lindur në orën 00:10 minuta, gëzon shëndet të plotë dhe është 4 kilogramë, njofton INA. 

Abili gjithashtu tha se menjëherë pas Noel kanë ardhur në jetë edhe 3 djem të tjerë.

Djalë është fëmija i parë që ka lindur në vitin e ri 2014 në QKUK, në Prishtinë. Ai ka lindur në ora 00:01 nga një nënë e Ferizajt, Donjeta Haxhiu. Lindja është kryer në mënyrë normale. Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka vizituar nënën dhe fëmijën e porsalindur, duke uruar që viti 2014 të nisët mbarë siç lindi edhe fëmija i parë. 

Foshnjën e posalindur e ka vizituar edhe kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se në 00:03 ka lindur edhe prishtinalia i parë i vitit. Ahmeti ka vizituar edhe Qendrën e mjekësisë urgjente, emergjencën në QKUK dhe Qendrën e mjekimit intensiv.

Edhe në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup fëmija i parë në 2014 është djalë, i cili ka lindur në minutën e parë të 2014. Fëmija është me peshë prej 3 kilogram e 450 gram dhe me gjatësi prej 50 centimetra.  Fëmija ka lindur nga nëna Ola Çolakova. Kjo nënë është shpërblyer me një shpërblim prej 20 mijë denarëve dhe dhurata tjera.

 
Lajme Shqip Saturday, 07 December 2013 03:25

Shkup- Disa qytetarë në Shkup në orët e vona të mbrëmjes kanë dalur të rrëzojnë përmendoren e Car Dushanit.

Fotografi të postuara në rrjetin social Facebook, tregojnë përpjekjet e qytetarëve për të rrëzuar këtë përmendore.

Raportohet se përmendorja është dëmtuar mjaft por nuk është arritur të rrëzohet. Ndërkohë gjatë ditës, po në Facebook, kanë qarkulluar shumë thirrje për të rrëzimin e përmendores së Car Dushanit në Shkup/LajmeShqip/