Tag Archives: Shqiperia presidente KIE
|

TIRANË- Shqipëria dorëzon sot presidencën e KIE-së,vendit pasardhës, Andorës. Në përmbyllje të kryesisë Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës pritet të mbahet paraditen e sotme konferenca “Diversiteti në Europë.
Gjatë konferencës, që organizohet në mjediset e Hotel Sheraton Tirana, ishte i pranishëm Presienti i Republikës, Bujar Nishani, si dhe ministri i Jashtëm, Edmond Panariti. Në seancën e hapjes, pjesëmarrësit në Konferencë u të përshëndeten nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndërsa Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë gjatë Sesionit të parë të aktivitetit.
Gjatë kësaj ceremonie, Ministri Panariti, në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së do të mbajë një raport mbi arritjet kryesore të Presidencës shqiptare, ndërsa Ministri i Jashtëm i Andorës, Gilbert Saboya Sunyé, do të prezantojë prioritetet e Presidencës andorrene. Me këtë rast, Ministri Panariti do të dorëzojë në mënyrë simbolike çelësin e Kryesisë së KiE-së.
Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të lartë të KiE-së, të 47 vendeve anëtare të KiE-së, vendeve vëzhguese, vendeve fqinje të Mesdheut, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe autoritete të tjera te larta.
Gjithashtu, në Konferencë do të marrë pjesë si i ftuar special Jorge Sampaio, Përfaqësues i lartë i OKB për Aleancën e Qytetërimeve dhe ish-President i Portugalisë, Emma Bonino, Zv/Presidente e Senatit Italian, Sonja Licht, anëtare e Grupit të Personave të Shquar, hartues të raportit “Të jetojmë së bashku”, etj.
Në përfundim të Konferencës, do të zhvillohet edhe ceremonia e transferimit të Kryesive të KiE-së, nga Shqipëria tek Andora.
Nishani: Shqipëria institucione të konsoliduara
Kreu i Shtetit Bujar Nishani teksa vlerësojë punën e realizuar nga vendi ynë përgjatë këtyre 6 muajve, kur vendi ynë kishte presidencën e Këshillit të Ministrave të KiE-së ritheksoi qëndrimi ne se rekomandimet e BE-së mbeten prioritet për Shqipërinë. Presidenti Nishani se gjatë kësaj periudhe, Shqipëria pati mundësi të tregojë se ka institucione të konsoliduara.
“Shqipëria pati mundësi të tregojë në praktikë se institucionet e saj janë të konsoliduara dhe treguan se zotërojnë kapacitetet e nevojshme për të përmbushur me sukses një mandat drejtues sic është presidenca e KiE. I falënderoj institucionet e KiE për mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë Shqipërisë në përmbushjen e këtij mandati. KiE ka luajtur një rol të rëndësisëhm në ruajtjen e demokracisë në Shqëipëri”, deklaroi Nishani.
Prioritetet e Shqipërisë në planin kombëtar dhe ndërkombëtar mbetet bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit tha Nishani, teksa nënvizoi politikat për bashkëjetesën ndërmjet minoriteteve si dhe luftën kundër dhunës në familje.
“Një tjetër prioritet si në planin kombëtar dhe ndërkombëtar është bashkëpunimi rajonal i vendeve të Ballkanit. Shqipëria ka luajtur dhe vijon të luajë një rol të rëndësishëm nëpërmjet një politike të jashtme të balancuar dhe të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, si mjet i forcimit të bashkëpunimit”, theksoi Nishani.
Presidenti shqiptar në përmbyllje të fjalës së tij apeloi të angazhohet për një shtrirje tmë të gjërë të organeve të saj në Kosovë.
“Ne jemi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, ndërkohë në kushtet natyrale të një statusi neutral të KiE për Kosovë, vendet anëtarë të KiE duhet të mbështesin një shtrije më të gjerë të KiE-së në Kosovë”, tha Nishani. (LajmeShqip.com)
|

Tiranë – Edmond Panariti, Ministër i Jashtëm tha: “Presidenca shqiptare është vlerësuar shumë për seriozitetin, për cilësinë dhe numrin e aktiviteteve që ajo ka realizuar brenda mandatit të saj dhe kurorëzimi i presidencës shqiptare, pa dyshim, do të jetë aktiviteti shumë i madh që do të organizohet në datat 8 dhe 9 nëntor në Tiranë, kur nën moton “të bashkuar në diversitet” ne do të ftojmë në këtë aktivitet 47 ministrat e jashtëm të KiE dhe 18 presidentë. Do të jetë një format që vendi ynë nuk e ka pare. Si premisë e suksesit tonë ka qënë fakti se Sekretari i Përgjithshëm Jagland u takua me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, që është vendosja e mardhenieve institucionale, midis Këshillit të Europës dhe Kosovës, autoriteteve të Kosovës. Pritet së shpejti, e unë këtë ia kërkova në mënyrë të qartë zotit Jagland, që të takohet dhe me Ministrin e Jashtëm. Ne duam që Kosova të jetë gjithnjë e më afër Këshillit të Europës, pjesë e nismave rajonale”.
Për Kosovën, Ministri u pyet dhe gjatë raportimit para Asamblesë. Lord Donald Anderson: “Gjatë Presidencës suaj, a ka ndonjë propozim konkret, që pak nga pak, të mund të sillet Kosova më pranë Këshillit të Evropës?”
Panariti: “Mendoj se banorët e Kosovës duhet të përfitojnë të njëjtat të drejta dhe standarte si qytetarët europiane. Këshilli i Europës po zbaton, në mënyrë neutrale ndaj statusit e në përputhje me rezolutën e OKBve 12 44, disa aktivitete për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë. Një pjesë e madhe e aktiviteteve në Kosovë bashkë-financohen nga Bashkimi Europian, e një pjesë tjetër nga EULEX, si psh lufta kundër krimit ekonomik.Pra, kjo është ajo që ne po bëjmë aktualisht për të sjellë Kosovën më pranë Këshillit të Evropës. ”
Ministri foli për zgjedhjet në Bjellorusi, reformën në gjykatën e të drejtave të njeriut, çështjet e tolerancës fetare dhe ratifikimin e konventave për mbrojtjen e fëmijëve dhe grave
Panariti: “Do të kishim dashur të bënim më shumë, por janë vetëm 6 muaj, jo 1 apo 2 vjetë, ndaj do t’i lëmë sfidat tona për vendin tjetër, Andoran, që të bëjë reston”. (T.Ch)
|

Tiranë – Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se për herë të parë pas 17 vitesh anetaresim, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare, një hap ky që shënon rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë dhe prestigjin e saj për të drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave.
Simbolikisht sekretari britanik William Hague i dorëzoi zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto celësin e presidencës së radhës. Ceremonia u parapri nga takimi i rregullt i Komitetit të Ministrave, i fundit i drejtuar nga Britania e Madhe, ku u diskutua mbi politikat e Këshillit të Europës ndaj rajoneve fqinje dhe kontributi i saj ndaj ketyre demokracive të reja. Më pas ministri Hague i dorëzoi celësin e presidencë së radhës së këtij komiteti, Zv.KRyeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Haxhinasto.
Ministri Haxhinasto mbajti një fjalë ku shpalosi prioritetet e presidencës shqiptare, që do të udhëhiqet nga motoja: të bashkuar në diversitet. Haxhinasto u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë punën në përputhje me vijën e ndjekur më parë nga presidencat ukrainase dhe britanike duke promovuar edhe më tej vlerat e kësaj organizate. Shqipëria, tha Haxhinasto ka vendosur të ketë si prioritet të saj gjatë këtyre gjashtë muajve dialogun ndërkulturor, edukimin e tolerancës vecanërisht për brezat e rinj dhe të jetuarit së bashku. Haxhinasto theksoi se në Tiranë në nëntor, gjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë , do të organizohet një konferencë e nivelit të lartë ndërkombëtar mbi diversitetin ne Europë dhe dialogun ndërkulturor.
Pas përfundimit të takimit të Ministrave të 47 vendeve anëtare, u zhvillua dhe ceremonia festive e rastit. Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto i dhuroi Këshillit të Europës, në emër të Shqipërisë, një kostum popullor tradicional shqiptar, që u vlerësua jashtëzakonisht nga të pranishmit. Më pas fjalën e mori sekretari i përgjithshëm i KiE, THobjorn Jagland i cili duke e pranuar me kenaqësi dhuratën e cmuar të Shqipërisë , tha se ky kostum i kujton dhe veshjet e vendit të tij, Norvegjisë , gjë që tregon se ka vlera të përbashkëta në kulturat mes vendeve të Europës dhe kjo e përforcon më shumë idenë e diversitetit dhe të të jetuarit së bashku, që është dhe motoja e Shqipërisë .
Hinmi shqiptar i kënduar nga sopranoja Oriana Kurteshi e shoqëruar në piano nga kompozitori Genc Tukici i dhanë një emocion të vecantë ceremonisë së presidencës shqiptare. (LajmeShqip.com)