Lajme Shqip Thursday, 02 January 2014 12:20

Ish ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts, në një intervistë për B92, angazhohet për një politikë më realiste dhe një realitet të ri politik në Ballkan, përkatësisht në raportet diplomatike. Në këtë kuadër, ai prezanton një mendim ndryshe për kufijtë, duke deklaruar se ata janë të ndryshueshëm.Ai ka deklaruar se kufijtë në Ballkan mund të ndërrohen, përkatësisht, se korrigjimi i kufijve në Ballkan, mund ti kontribuojnë paqes së përhershme.

“Çështja e kufijve është çështje e mundimshme e shekullit njëzet. Mendoni vetë se çfarë problemi kishte sjellë kjo çështje gjatë arbitrazhit në vitin 1916 në Levant, e këto probleme edhe sot e kësaj dite janë aktuale. Në atë kohë dy diplomat, një britanik dhe një francez, Siks dhe Pikot, kishin vizatuar hartën që prezantonte sferën e interesave britanike dhe franceze pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Pastaj, dihet mirëfilli se çfarë probleme kishin lindur me kufijtë pas përfundimit të luftërave ballkanike me vizatimin e tyre në Konferencën paqësore të Londrës, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur u themelua shteti i ri i Shqipërisë, kur në mënyrë automatike shumica e shqiptarëve kishin mbetur të jetonin jashtë kufijve të shtetit shqiptar”, ka thënë ai, transmeton publiku.net.

“Atyre që thonë, se, qëllimi i vizatimit të ri të kufijve nuk do të duhej të ishte themelimi i shteteve mono-etnike, ju them se, e gjithë esenca e kësaj është se brenda atyre kufijve njeriu ndjehet i sigurtë. Aty ku kufijtë krijojnë ndjenjën e pasigurisë, jo stabilitetit dhe dhunës, aty kufijtë nuk kanë ndonjë funksion të dobishëm”, tha Roberts.

Roberts thotë se pret që “roli i kufijve të humbë dhe të bëhet i parëndësishëm, ashtu si është në rajonin e Schengenit, kur më nuk dini a jeni në Francë apo Gjermani. Megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të kalojë shumë kohë, ashtu siç është dashur në rastin e Francës dhe Gjermanisë, të cilat kanë kaluar tre luftëra brenda një shekulli”.

Sipas tij, drama e kufijve në Ballkan nuk mund të zgjidhet brenda natës. “Kufijtë në radhë të parë duhet ti kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha ai.

Ai thotë se është për ndryshim kufijsh edhe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet ti kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës ti kthehen Kosovës”.

Por ai ka edhe një qëndrim ndryshe sa i përket bashkimit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve:

“Nuk shoh arsye, që pas një kohe, pse të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan”, ka thanë ish ambasadori britanik Ivor Roberts.

 
Lajme Shqip Wednesday, 27 November 2013 13:28

Ideja për integrimin rajonal ekonomik mes Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, sipas modelit të Beneluksit, promovohet me qëllimin e zgjerimit të tregut dhe jo për të ndryshuar kufijtë në Ballkan. Politikanë, profesorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga këto vende, thanë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky lloj bashkëpunimi, i cili ka të bëjë me përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe jo me krijimin e shteteve të mëdha.

“Beneluksi i Ballkanik nuk është ndryshim kufijsh, nuk promovohet një gjë e tillë. Ne promovojmë vetëm bashkëpunimin. Nuk është alternativë ndaj NATO-s, secili prej vendeve do të anëtarësohet në NATO, nuk është një koncept i Shqipërisë së Madhe. Deri sa nuk flasim për ndryshim kufijsh, është thjesht një koncept bashkëpunimi”, -tha Ardian Shehu, kryetar i AGREEI.

Përveç interesit ekonomik, bashkëpunimi i vendeve të rajonit, sipas modelit të një Benelux-i ballkanik, u mundëson atyre të përshpejtojnë edhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ky sukses i bashkëpunimit në kuadër të rajonit do të ndikojë së pari për kushte më të mira ekonomike dhe gjithashtu do të japë një kontribut për të bindur BE-në, se rajoni është pjekur dhe i gatshëm për t’u bashkangjitur”, -u shpreh Izet Mexhiti, kryetar i komunës Çair në Shkup.

“Nuk ka asnjë dyshim për efektet pozitive të bashkëpunimit rajonal, që bashkëpunimi është një instrument i fuqishëm për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Këtu kam parasysh edhe një proces të pajtimit dhe të forcimit të besimit reciprok në rajon, përmirësimit të jetesës së popujve në Ballkan dhe rritjes ekonomike të rajonit”, -deklaroi Edmond Hoxha, ish-zëvendësministër i Integrimit në Shqipëri./shekulli/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 November 2013 11:20

Është vitit 2022 dhe gjermanët po dominojnë Evropën Perëndimore, sërish. Franca, Belgjika, Austria dhe Italia janë të vdekura nën dominimin e tyre.

Por këtë herë nuk është ushtria gjermane që ka pushtuar nga Varshava në Marsejë. Dreq, këtë janë francezët që kanë thirrur gjermanët të drejtojnë vendin e tyre. Pse? Për shkak të politikave ekonomike të Gjermanisë, kështu shkruan “PolicyMic”.

Bashkimi Evropian ka dështuar. Vendet e Lindjes sapo janë pranuar në BE. Turqia është e zemëruar dhe ende po pret të anëtarësohet. Kina ka blerë Greqinë dhe ndien keqardhje për të. Tajvani blen dhe shlyen borxhet e Irlandës.

Britania beson ende se është fuqi rajonale, Ata bëjnë shumë kërcënime, poraskush nuk i merr seriozisht. Ata ende nuk kanë fituar Kupën e Botës.

Zvicra është një bankë e madhe dhe kjo ka kuptim. Vatikani ka hequr dorë nga Italia, dhe kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur në skenën e modës italiane. Vatikani është zhvendosur në Spanjë. Barcelona është shkëputur nga Spanjë, kohë më parë dhe ky është vendimi më i mirë që kanë marrë ndonjëherë.

Holanda është ende shtëpia e organizatave ndërkombëtare që askush nuk u kushton rëndësi.

Por si erdhi deri këtu? Shpërbërja e Evropës nisi me Skandinavinë. Rreth vitit 2014, ata realizuan programin superior të mirëqenies sociale, standardeve të jetesës, jetëgjatësisë, kujdesit shëndetësor dhe praktikave të biznesit duke u shkëputur nga pjesa barbare e kontinentit.

SHBA-të po mbijetojnë ndërsa Rusia është ende një vend budalla për të gjithë.

Vlen të thekson se në këtë vit parashihet edhe shkrirja e Kosovës brenda Shqipërisë, ndërkaq Serbia do të njihet si Serbia dhe Hercegovina. /Shekulli/

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 14:57

Peticionin për Shqipërinë Natyrale deri më tani e kanë nënshkruar 37 deputetë shqiptarë. Kjo nismë është mbështetur edhe nga deputetë shqiptarë të parlamentit të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), kanë preferuar të heshtin lidhur me pretendimin se anëtarët e parlamentit të Maqedonisë e kanë nënshkruar peticionin. Ndryshe, deri në nëntor të këtij viti mbi 1 milionë nënshkrime do t’i dorëzohen Uashingtonit, Berlinit, Vjenës, Parisit, Londrës dhe Brukselit, ku do të pasqyrohet vullneti i shqiptarëve në të gjitha trojet ku jetojnë si dhe i diasporës shqiptare në perëndim, që shqiptarët e Ballkanit perëndimor të jetojnë në një shtet të vetëm, me kryeqytet Tiranën. “Deri më 28 nëntor të këtij viti, do të befasoheni se sa shumë nënshkrime do të grumbullohen në mbështetje të idesë për bashkimin e shqiptarëve në një territor – në kufijtë e paraparë më aktin e para 100 vjetëve, në kohën e parlamentit të Vlorës më 1912”, ka deklaruar Koço Danaj, kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale. Danaj, kohë më parë filloi të grumbullojë nënshkrime nga shqiptarët kudo që jetojnë në mbështetje të kësaj ideje. Ndërkohë, ende nuk janë bërë publik emrat e deputetëve shqiptarë në Maqedoni të cilët kanë firmosur peticionin për një Shqipëri Natyrale. /INA/

 
Lajme Shqip Saturday, 03 August 2013 14:33

Tiranë – Plot 100 vjet më parë, Shqipëria u copëtua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Sot, një shekull nga koha kur vendi ynë u bë tortë shpërblyese për fqinjët pas Luftës Ballkanike, gjithnjë e më shumë janë shtuar zërat që kërkojnë ribashkimin e trojeve etnike.

Zërat janë bërë edhe më të fortë ndërsa krahas tyre ka pasur edhe protesta, të cilave mediet e huaja iu kanë kushtuar vëmendje jo thjesht prej kërshërisë, por edhe për shkak të shqetësimit me të cilin i kanë pritur fqinjët idenë për “Shqipërinë e madhe”.

Prof. Arben Puto është një prej ekspertëve më të njohur të së drejtës ndërkombëtare. Studiues e historian, profesori është marrë gjatë me periudhën historike të fillimit të 1900-ës.

I pyetur nëse është e mundur që Shqipëria të ribashkohet, ai shprehet se ka dëgjuar shumë për këtë çështje. Madje, ka edhe mendime që vendimi i 1913-ës të hidhet në gjyq ndërkombëtar, por kjo sipas tij është absurde! “Problemi mund të denoncohet nga historianët, por nuk mund të shfuqizohet si vendim. Fundi i fundit, ata që e kanë këtë ide, le ta çojnë çështjen në gjyq, le të provojnë t’i drejtohen gjykatës”, tha Puto për Balkanweb.

Profesori risjell në kujtesë se Fuqitë e Mëdha me vendimin që dhanë më 1913, praktikisht e copëtuan Shqipërinë duke i ndarë trevat e saj në disa shtete. “Dihet se me këta kufij të caktuar prej Konferencës së Ambasadorëve në Londër, gjysma e trojeve mbeti jashtë shtetit shqiptar. Kjo ka qenë padrejtësi e madhe”, vëren profesori. Ai nënvizon se këtë padrejtësi nuk e kemi denoncuar vetëm ne si historianë, por e ka pranuar edhe kryetari i Konferencës së Ambasadorëve, Edwrd Gray. “Në maj 1913, ai bëri një deklaratë në Dhomën e Komunave dhe tha: Po të gjykohet çështja nga një pikëpamje e thjesht lokale, do të ketë vërejtje shumë serioze për atë çfarë u bë aty. Po të shikohet nga rasti i veçantë ka padrejtësi dhe do të ketë shumë vërejtje, por ky vendim qe i detyrueshëm për të ruajtur harmoninë mes Fuqive të Mëdha, për të ruajtur paqen në Europë”, kujton Puto.

Por, pavarësisht sfondit historik në të cilin u mor vendimi, apo faktit se kemi të bëjmë me një padrejtësi, për Puton ai nuk mund të shfuqizohet. “Në fund të fundit ata që mendojnë ta shfuqizojnë, le të bëjnë një përpjekje. Kujtoj këtu se konferenca e Fuqive të Mëdha është e një niveli të lartë. Kjo është vërtetuar në kohë krizash të mëdha. Vendimet e marra prej tyre janë të paapelueshme”, vlerëson eksperti i së drejtës ndërkombëtare. Ai shton se Koncepti Europian mori goditje në Konferencën e Paqes më 1919 nga presidenti amerikan Wilson, i cili denoncoi diplomacinë e fshehtë, edhe traktatin e fshehtë të Londrës më 1915, ndaj edhe ngriti Lidhjen e Kombeve.

I pyetur nëse Gjykata Ndërkombëtare mundet të shqyrtojë vendimet e Konferencës së Londrës, Puto sqaron: “Gjykata Ndërkombëtare është krijuar pas luftës. Ajo nuk ka pasur kompetencë të shqyrtojë apo të gjykojë vendimet e Konferencës së Ambasadorëve. Ata që besojnë se e ka këtë kompetencë, le t’i drejtohen asaj, por është krejt pa vend”.

Sipas Putos, padrejtësitë e së kaluarës ndreqen në situata të reja. “Për këtë flet shumë rasti i Kosovës. Në situata të reja, rishqyrtohen çështjet problematike dhe vendimet e marra dikur. Është e pamundur që të arrihet ndreqja e tyre njëherësh.

Kosova u rregullua edhe në sajë të integrimit europian, do vijë koha ‘të fshihen kufijtë’ dhe të realizohet një unitet më i madh se sa është sot”, shprehet Puto.

Por, a nuk tregon çështja çame se sa aktual është problemi? Për Puton, çështja çame mund të shtrohet sot vetëm në kontekstin e respektimit të të drejtave të njeriut, por jo në atë të kufijve.

 

 
Lajme Shqip Saturday, 20 July 2013 15:20

Mynih, – Me një peticion masiv shqiptarë duan të bëjnë presion mbi bashkësinë ndërkombëtare për të realizuar qëllimin që shqiptarët të jetojnë në një shtet të përbashkët, paralajmëroi sot në Mynih (München) të Gjermanisë filozofi Koço Danaj, organizator i projektit “Shqipëria Natyrale”.

E përditshmja austriake Prese shkruan se “BE-ja fuqimisht kundërshton këtë projekt”. Në konferencë për gazetarë në Mynih, Danaj deklaroi se deri në muajin nëntor duhet të mblidhen një milion nënshkrime nga shqiptarët e diasporës, të cilët jetojnë jashtë “Shqipërisë Natyrale”, shkruan gazeta austriake, transmeton koha.

Pas grumbullimit të nënshkrimeve, ato do t’iu dërgohen, pos tjerash, edhe qeverive të Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Austrisë.

Projekti është nisur me grumbullimin e mbrëmshëm në sheshin Karlsplatz të Mynihut.