Lajme Shqip Sunday, 31 July 2011 08:41

Në Rio de Janeiro është hedhur shorti i kualifikuesve të botërorit të futbollit “Brazil 2014” dhe Shqipëria është pjesë e grupit E së bashku me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën dhe Islandën.

Më poshtë, lexoni listën e grupeve kualifikuese të botërorit:

Grupi A: Kroaci, Serbi, Belgjikë, Skoci, Maqedoni, Uells;

Grupi B: Itali, Danimarkë, Çeki, Bullgari, Armeni, Maltë;

Grupi C: Gjermani, Suedi, Irlandë, Austri, Ishujt Faroe, Kazakistan;

Grupi D: Hollandë, Turqi, Hungari, Rumani, Estoni, Andorra;

Grupi E
: Norvegji, Slloveni, Zvicër, Shqipëri, Qipro, Islandë;

Grupi F: Portugali, Rusi, Izrael, Irlandë e Veriut, Azerbajxhan, Luksemburg;

Grupi G: Greqi, Sllovaki, Bosnje-Hercegovinë, Lituani, Letoni, Lihtenshtejn;

Grupi H: Angli, Mali I Zi, Ukrainë, Poloni, Moldavi, San Marino;

Grupi I: Spanjë, Francë, Bjellorusi, Gjeorgji, Finlandë.