Lajme Shqip Monday, 27 January 2014 15:53

Shkup- Në Gjykatën Themelore në Shkup sot filloi procesi gjyqësor për rastin “Spiuni”, kundër një grupi të akuzuarish që akuzohen për bashkëpunim me shërbimet e huaja sekrete dhe për grumbullimin informacioneve sekrete për institucionet e sigurisë dhe zhvillimet politike në Maqedoni. 

Në bankën e të akuzuarve jan 13 të akuzuar, që po vuajnë paraburgimin në Burgun e Shutkës, dy të akuzuar që janë në arrest shtëpiak, ndërsa tre të tjerë mes tyre edhe Marjan Maxhovski, shefi i kabinetit të kryetarit të Parlamentit, të cilët do të mbrohen në liri. 

I akuzuari kryesor është ish-punonjësi i shërbimit sekret Marjan Efremov, pas përjashtimit nga shërbimi sekret në vitin 2009, kishte formuar një grup kriminal pas vitit 2009, në të cilin bënin pjesë ish të punësuar dhe të punësuar aktual në Drejtorinë e Shërbimit Sekret DSK, punonjës të Drejtorisë së Sigurimit Publik, Agjencisë për Kundërzbulim, Policisë Ushtarake, Arkivit Shtetëror dhe disa pronarë të mediave. 

Grupi i akuzuar u arrestua në shtatorin e vitit të kaluar, dhe se ajo akuzojet se po punonte për shërbimet e huaja sekrete, duke grumbulluar informacione sekrete në mënyrë të paligjshme dhe më pas shitjen e tyre. Tërë rrjeti i organizuar gjitha dokumentet dhe materialet i’a dorëzonte Efremovit, i cili i dërgonte më pas në adresë të agjentëve të huaj. Në mesin e të akuzuarve është edhe një gazetar, Zoran Bozhinovski, i cili gjendet në paraburgim në Novi Sad të Vojvodinës dhe se ekstradimi i tij në Maqedoni do të jetë problematik pasi që ai posedon edhe shtetësinë serbe. 

Qeveria ka theksuar se ky proces gjyqësor zbulon një rrjet të gjërë të keqbërësve që kanë dëmtuar interesat e shtetit. Kryeministri Nikolla Gruevski disa muaj më parë deklaroi se nuk dëshiron të komentoj rastin, dhe se sipas tij, për këtë do të deklarohet gjyqësori në bazë të fakteve të grumbulluara ndaj rrjetit të organizuar. 

Nga ana tjetër, opozita maqedonase këtë proces gjyqësor e ka quajtur të montuar politikisht, dhe që është bërë ndaj atyre që nuk janë në një linjë me interesat e pushtetmbajtësve aktual. 

Javorja maqedonase “Fokus” shkruan se operacioni i koduar ‘spiuni’ është një parapërgaditje nga pushteti për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme në Maqedoni. 

Sipas, kësaj reviste opozitare, pushteti aktual i VMRO-DPMNE përmes kësaj afere ku u arrestuan mbi 20 persona për spiunim dhe bashkëpunim me shërbime sekrete, do të shfrytëzojë mundësinë për të propaganduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gazeta e përditshme proqeveritare “Dnevnik”  ka shkruar disa muaj më parë se grupi prej 20 personave të dyshuar dhe akuzuar për spiunim dhe veprime kriminale po bashkëpunonte dhe i jepte informacione shërbimeve sekrete greke dhe hungareze. Sipas saj,  koka e grupit ishte Marjan Efremov, ish-agjent i Agjencisë për Kundërzbulim të Maqedonisë.  Informacionet e siguruara shërbimet e huaja sekrete i paguanin me para, por edhe me kompensime tjera si pushime apo argëtime në pika turistike. (INA)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 28 November 2013 12:54

Shkup- Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm kur disa të rinj shqiptarë kanë tentuar të vendosnin flamurin kombëtar në pjesën ballore të Kalasë së Shkupit.

Alsat-M raporton se ka qenë ndërhyrja e Policisë ajo që ka penguar qëllimin e patriotëve të rinj nga Shkupi.

Rasti është denoncuar pranë medias nga qytetarë shqiptarë, ndërsa Policia nuk është prononcuar ende zyrtarisht.

 
Lajme Shqip Saturday, 09 November 2013 12:24

Shkup- Këshilltarët e komunës së Aerodromit në Shkup, kanë dhënë leje që të ndërtohet një kryq ortodoks i lartë 33 metra në udhëkryqin mes bulevardit “Serbia” dhe “Brigada e tretë maqedonase”. Vendimin e kanë votuar këshilltarët komunal të partisë maqedonase në pushtet, kurse ata të LSDM-së kanë votuar të përmbajtur, njofton “Zhurnal”.

Me këtë vendim, në fakt është lejuar ndërtimi dhe vendi ku do të ndërtohet, pasi kryqin do ta ndërtojë Kongresi Botëror Maqedonas (KBT) në krye me Todor Petrov, nëpërmjet donacioneve.

Ky kryq është paraparë të shihet nga më së paku tre komuna, si ajo e Gazi Babës, Aerodromit dhe e Kisella Vodës. Kryqi do të montohet brenda 2 muajve, do të jetë i lartë 33 metra, aq vite sa ka jetuar Jezu Krishti.

Ndryshe, komuna e Aerodromit i ka penguar qytetarët shqiptarë mysliman që jetojnë në këtë komunë që të ndërtojnë një xhami, edhe atë në fshatin Lisiçe që është pjesë e kësaj komune, me arsyetimin se ata janë më pak se 5 për qind e numrit të përgjithshëm të komunës. Kryetari i kësaj komune atë kohë patë deklaruar se kurr nuk do të lejojë të ndërtohet një xhami, pasi ky është vullneti dhe dëshira e qytetarëve të Aerodromit.

Kryqi në Aerodrom do të jetë kryqi i dytë i madh në Shkup pas atij që është vendosur në majën e kodrës Vodno në Shkup.

 
Lajme Shqip Tuesday, 29 October 2013 23:18

Shkup- Mediat maqedonase raportojnë se bisedimet e fundit në Nju Jork për zgjidhjen e kontestit mbi emrin në mes Maqedonisë e Greqisë kanë pësuar ngecje. 

Sipas këtyre mediave,  përfaqësuesi zyrtar grek, Adamantios Vasilakis, në raundet e fundit të bisedimeve për zgjidhjen e këtij kontesti dy-dekadësh mes Greqisë e Maqedonisë, ka  shtruar për diskutim emrin ‘Maqedonia sllavo-shqiptare’. 

Ndërkohë, të martën, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani është shprehur kundër këtij propozimi, pasi që sipas tij ky propozim vetëm se i largon edhe më tej përafrimet e gjetjes së zgjedhjes së problemit të emrit me Greqinë. 

“Propozimet e këtilla ndikojnë negativisht në procesin e negociatave me Greqinë, përderisa si parti nuk na ka ardhur ndonjë njoftim zyrtar për këtë propozim”, ka thënë   Osmani. / Top Channel/

 
Lajme Shqip Tuesday, 08 October 2013 13:18

Shkup- Duke marrë shembull nga aeroportet ndërkombëtare në të gjithë botën, edhe aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” ka krijuar hapësirë për lutje për besimtarët myslimanë.

Aeroporti që drejtohet nga kompania turke “TAV” ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për përmbushjen e obligimit ndaj besimtarëve, bën të ditur agjencia “Zhurnal”.

Një veprim i tillë është mirëpritur nga besimtarët myslimanë nëpër rrjetet sociale, por është quajtur absurd nga disa media maqedonase të cilat e vlerësojnë si prapambetje këtë veprim të aeroportit dhe diskriminues duke kërkuar hapësirë për lutje edhe për besimtarë të tjerë.

 
Lajme Shqip Monday, 07 October 2013 12:37

Shkup- Një veshkë në Maqedoni shitet për 80 mijë euro. Oferta të tilla mund të gjenden në shpalljet më të popullarizuara të faqeve të internetit në vend. Ata qëshesin kërkojnë të mbeten anonimë.

Sipas asaj që thuhet në shpallje, personat që ofrojnë tëshesin organet e trupit e bëjnë këtë nga vështirësitë e mëdha financiare që kanë. Përgjigjet i presin përmes emailit, pasi nënumrat e paraqitur ata nuk përgjigjen ose numrat e celularit nuk ekzistojnë!

Trafiku i organeve në Maqedoniështë vepër penale. Nësepolicia gjen disa prej atyre që tentojnë të shesin organe, mund të dënohen me burg. Një javë më parë,policia serbe arriti të dokumentojë rastin kur dy persona kanë shitur veshkën e tyre që të shlyenin kreditë e marrë në banka. /albeu/

 
Lajme Shqip Wednesday, 25 September 2013 11:12

Shkup- Valentina Bozhinovska, kryetare e komisionit për bashkësi Fetaret në Maqedoni, konfirmoi se organizata joqeveritare “Iloja” u ka dorëzuar iniciativë me të cilën kërkohet të zgjidhet problemi i lutjeve ( Ezanit ) që bëhen me zë të lartë nëpërmjet altoparlantëve të xhamivë.
Ajo theksoi se problemi është shumë serioz dhe se Komisioni do të bëjë çmos që të zgjidhet dhe t’ju ndihmojë qytetarëve, raporton Shqipmedia.
“E vërtetë, e morëm iniciativën e tyre. Sipas meje, është e nevojshme që në ligj të kthehet neni i vjetër, i cili është hequr në vitin 2008, ndërsa ajo është që zëri i Ezanit të jetë në domenin e zërit të njeriut.
Ne së shpejti do të formojmë grup pune për ta zgjidhur këtë problem dhe ta kthejë ligjin e vjetër. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me Bashkësinë Islame, nga e cila do të kërkojmë dritë jeshile dhe mbështetje në këtë drejtim”, u shpreh Bozhinovska.
Sipas saj askush nuk ka të drejtë ti maltretojë qytetarët, bile as xhamitë.

 
Lajme Shqip Thursday, 12 September 2013 14:00

Shkup – Mbrojtësit e parkut para hotelit Bristol në Shkup, janë arrestuar mbrëmë.

Qendra e Shkupit ka qenë e bllokuar nga forca të shumta policore. Madje edhe në këto mmomente janë në gadishmëri të parkut, ku po zhvillohen ndërtimet për një ndërtesë estilit barok të Këshillit për Radiofuzion, njofton Almakos.

Kjo ka bërë që qyteti të jetë i mbushur kudo me forca policiespeciale dhe të përhapë panik tek qytetarët. /albeu.com/

 
Lajme Shqip Thursday, 29 August 2013 15:46

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë kërkon të dhëna nga portali social Facebook për disa profile të shfrytëzuesve të dyshuar.

Siç bëhet e  ditur nga kompania Facebook, deri tani MPB ka bërë 9 kërkesa për të dhënat e 11 shfrytëzuesve të profileve në këtë rrjet social komunikimi, por ka marrë të dhëna personale për vetëm tre shfrytëzuar (IP adresat dhe të dhëna të tjera). 

Facebook ditë më parë ka publikuar të gjitha të dhënat se sa Qeveri apo autoritetet të sigurisë të vendeve të ndryshme të botës kanë kërkuar të dhëna për shfrytëzuesit e saj.  MPB nuk ka bërë të ditur se për çfarë janë kërkuar këto të dhëna për profilet, por jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për shfrytëzues të rrezikshëm që përdorin këtë rrjet social për mashtrime, kërcënime si dhe thirrje për dhunë, etj. Mbi 70 qeveri dhe autoritete të sigurisë nëpër botë kanë kërkuar të dhëna nga Facebook, raporton INA.

Më shumë kërkesa janë bërë nga Qeveria e SHBA-ve edhe ate 12 mijë kërkesa për 20 mijë shfrytëzues të profileve, por nga ana tjetër janë dhënë përgjigje vetëm për 79 profile. Pas SHBA-ve pason India me 3245 kërkesa, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, etj. 

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 13:01

Shkup – Lideri i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, po bëhet gazi i botës. E kjo fatkeqësisht nuk është hera e parë, e me gjasë nuk do të jetë as e fundit!
Rasti i parë u shënua më 28.02.2006, atëherë ku z. Ahmeti pretendoi se Pentagoni ngriti flamurin amerikan për nder të tij.
Asokohe, “Dnevnik” fillonte artikullin me titull “Ahmeti e ka valëvitur flamurin në Pentagon”?, ndërsa artikulli fillonte me deklarimin e Bashkimit Demokratik për Integrim që pretendonte se flamuri në Pentagon ishte ngritur për nder të kryetarit Ali Ahmeti.
Ndërsa hera e dytë, ndodhi pikërisht më 13.08.2013, kur BDI e lansoi lajmin e ngritjes së flamurit amerikan në Capitol Hill sërish për “nder” të Ali Ahmetit njofton Almakos.
Bashkimi Demokratik për Integrim plasoi në media lajmin se “Flamuri amerikan ngritët në Capitoll Hill për nder të Ahmetit”. Ishin siguruar fotografi nga ceremonia zyrtare e valimit të flamurit kombëtar amerikan mbi Capitoll Hill në Washington DC për nder të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, që u bë më 13 gusht, me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit.
Gafa e parë u demantua shpejt nga disa media që ironizuan me pyetjen se mos vallë Ali Ahmeti e ka marrë me vete flamurin. Madje, edhe vetë ambasada e SHBA-ve e kishte demantuar një lajm të tillë.
Mirëpo, kjo nuk mjaftoi që ta mbush me mend hierarkinë e BDI-së, ata vijuan me mashtrimin e radhës dhe keqpërdorimin e shtetit amerikan duke pretenduar se në Capitol Hill, Washington DC sërish u ngrit flamuri për nder të kryetarit Ahmeti.
Vlen të sqarojmë se në të dyja rastet flamuri amerikan vendoset për nder të çdo qytetari që mund të bëjë një pagesë modeste dhe se deri më tani, flamuri në këto vende është ngritur për nder të mbi 100.000 personave, e ndër të cilët është edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti. Pra, kushti i vetëm për këtë “nder” është të paguash.
Pas hulumtimit që Almakos i bëri këtij programi në faqet publike arritëm deri tek konstatimi se bëhet fjalë për një program publik ku kërkesë për ta ngritur flamurin mund të bëjë çdo qytetar amerikan, i cili kundrejt një shume të caktuar merr flamurin që është ngrit bashkë me certifikatën ku shënohet identiteti i personit në emër të të cilit është bërë kërkesa që të ngritet flamuri. Madje, ka ndodhur që vetëm brenda një dite të vetme të ngriten 300 flamuj përmes këtyre shërbimeve me pagesë.
E kontaktuar, ambasada e SHBA-së ka preferuar që mos të komentojë asgjë.