Lajme Shqip Sunday, 13 October 2013 10:46

“Pak mëshir”…Kjo është thirrja e Millosh Gjergj Nikollës (MIGJENI) që dhe sot në 102 vjetorin e lindjes së tij mbetet po aq aktuale, përball pluhurit të harresë dhe mungesës së përkujdesjes për poetin që pa ndrojë i thuri vargje mjerimit dhe heshtjes, që duket sikur e mbajnë të mbërthyer dhe sot. 

I vetmi institucion ku është e përjetësuar vepra dhe jeta e poetit të ndritur është Shkolla ku poeti dha mesim në rrethin e Pukës. Kjo godinë, e kthyer në Muze, sot ka mbetur në mjerim, e mbuluar nga pluhuri i harresës dhe përkujdesja e Shtetiti. Vendi ku Millosh Gjergj Nikolla ngryste netët e acarta të Dimrit nën shoqërin e sëmundjes që si bëri dot ballë, sot jeton me kujtimet dhe veprat e tij në çdo cep të mbuluar nga lagështira dhe mungesa e përkujdesjes së shtetit. 

Përgjegjësi i ketij muzeu, studiuesi Xhemal Meçi, i cili mban ende të hapur dyert e Shkollës MUZE tregon se edhe pse ky institucion është vizituar nga të gjithë krerët e qeverive të derisotme të vendit ai serish vuan nga harresa që dal nga dal po i tund themelet duke u shkatërruar dhe ajo çfarë ka mbetur. Nëse Institucionet e Shtetit nuk ndërhyn për të mirmbajtur objektin dhe atë cfar ka mbetur nga koha e poetit që sot është Nder i Kombit, atëhërë cdo gjë do të shkoj drejt një shkatërrimi të pakthyeshëm, thotë studiuesi i njohur. 
Profesor Meçi tregon se ka bërë të gjithë hapat e duhura ligjor që ky institucion i trashëgimisë kulturore të kalojë nën juridiskionin e Ministris së Kulturës, por kjo e fundit gjithnjë ka kthyer përgjigje negative nën justifikimin e mungeses së fondeve. 
“Kam besim se qeveria e re do ti kushtojë rëndësin dhe këtij objekti, i vetmi në përkujtim të poetiti të ndritur të Kombit ton”, shprehet Xhemal Meçi, i zhgenjyer nga harresa që i është bërë këtij Muzeu prej shumë vitesh. 

Institucioni i vetëm në nderim të poetit Millosh Gjergj Nikolla, (MIGJENI), Nderit të Kombit Shqiptar, sot lëngon nga harresa që po venit ngadalë atë çfarë ka mbetur, por përball harresë që shpesh të duket jo e paqëllimt në këto 20 vite, përballë tentativës për të anashkaluar këtë emër të madh, ajo që flet është vepra e MIGJENI-t, e cila më madhështin e saj nuk është mposhtur kurrë. /tema/ 

 
Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 10:58

Bajram Curri – Brenda gushtit të këtij viti do të nisin punimet në ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në qytetin e Bajram Currit, me çka edhe do të zgjidhen përfundimish problemet në arsimin parauniversitar të kësaj ane. “Procesi është në fazën e tenderimit, ndërsa pas kryerjes së procesit, firma fituese do të nisë menjëherë punën me synimin që i gjithë procesi ndërtimor të përfundojë  brenda muajit korrik të vitit të ardhshëm”, tha  kryetari i bashkisë së Bajram Currit, Agron Demushi.

Ndërtimi i një shkolle 9 – vjeçare në qytetin e Bajram Currit do të zgjidhë përfundimisht problemet që hasen aktualisht në këtë qytet në lidhje me ecurinë normale të mësimdhënies së nxënësve. Për këtë qëllim është akorduar nga BB-ja fondi prej 150 milion lekësh.

Aktualisht, në qytet funksionojnë 2 shkolla 9 -vjeçare, “Beslidhja e Malësisë” dhe “Konferenca e Bujanit”. Por, duke qenë se numri i nxënësve është në rritje, aktualisht në këtë qytet zhvillojnë mësimin 18 klasa mbasdite, një fenomen mjaft shqetësues, veçanërisht në periudhën e dimrit, gjë që e ka bërë të domosdoshme ndërtimin e një shkolle të re 9 – vjeçare.

Ndërkohë, fenomeni i rritjes së numrit të nxënësve ka tendencë rritjeje si rrjedhojë e ardhjes në qytet të shumë banorëve nga zonat rurale të rrethit. Është një fenomen tashmë i pranuar, ndërsa shihet se shumë fshatra thuajse janë zbrazur tërësisht, ndërsa banorët e tyre kanë zbritur ose në qytetin e Bajram Currit, ose janë larguar në zonën fushore. Kjo ka sjellë që popullsia e rrethit të Tropojës të zbresë në 31 mijë banorë, nga 51 mijë banorë që ishte në fillim të viteve ’90.

 
Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 09:33

Shkup – Në organizim të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Shën Çirili dhe Metodi”, sot në Ohër do të fillojë shkolla verore ndërkombëtare e dytë “Bën dallime – bëhu lider inovativ i BE-së”.

Shkolla do të vazhdojë deri më 31 korrik, ndërsa në të, ligjëratë teorike dhe praktike para studentëve të 14 shteteve, do të mbajnë profesorë dhe hulumtues me renome nga sfera e menaxhmentit, lidershipit dhe inovacioneve.

Nga Këshilli organizues i Fakultetit Ekonomik theksojnë se, afrimi i arritjeve më bashkëkohore të konceptin “Lider inovativ i BE-së”, do të kontribuojë për rritje të kapacitetit të menaxherëve të ardhshëm të Maqedonisë në procesin e afrimit të Republikës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.