Lajme Shqip Monday, 27 January 2014 17:06

Djali i ish kryeministrit Berisha ka çuditur paksa fans-at e tij duke dhënë disa opinione te tij jo ne lëmin e politikes, ku shpesh here është gjendur i përfshirë, por ne fushën e spektaklit.

Dhe posaçërisht për show-n Dancing With the Stars. Ai duket se nuk është ne një mendje me jurinë për fituesen e këtij show, duke thënë se mbështet anëtaren e jurisë Andrea, e cila ne vlerësimet e saj ishte për Flaka Krelanit, ndryshe nga gjithë pjesa tjetër e jurisë.

Siç dihet ne drejtimin e këtij show, ne skene ne krah te artistes Jonida Maliqi, ishte edhe modelja Armina Mevlani, e cila kohet e fundit është përfolur edhe për një lidhje sentimentale me Berishën. 

 
Lajme Shqip Thursday, 05 December 2013 20:39

Tiranë- Djali i ish- kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, ka reaguar pas deklaratave në Kuvend të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që theksoi se brezi i ri e kanë shembull negativ atë, pasi vrau njerëz në Gërdec dhe nuk i hyri gjemb në këmbë.

“Në kushtet e impotencës morale për të dhënë dorëheqjen dhe shterpësisë profesionale e politike për të dhënë garanci, që ngjarje të tilla si ekzekutimi i një gjimnazisti të ulur në bankën e shkollës apo pas thyerjes së burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, ky ministër e pa të udhës që prindërve, të afërmve të të ndjerit dhe mbarë opinionit t’u thotë se fajin për këtë e ka Shkëlzeni.

Në kushtet kur zhvillohet ky debat më duket e tepërt të them, se ky ministër jo vetëm është i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për shpifjen që përsëriti sot në parlament, por si një bandit me imunitet, sfidon çdo ditë shtetin ligjor duke mos paguar detyrimin që rrjedh nga vendimi i gjykatës për gënjeshtrën e tij.

Duhet t’i kujtoj ministrit burracak që e siguron veten me eskortë dhe badiguardë, ndërkohë që nxënësit vriten ditën në diell, se ndoshta shpifjet e ndihmuan për të mashtruar njerëzit në 23 qershor, por ato nuk vlejnë, për të parandaluar apo justifikuar vrasjet, grabitjet, thyerjet e burgjeve apo ekzekutimet mafioze në mes të Tiranës.

Nëse dështimin tënd, kërkon medoemos ta fshehësh apo justifikosh pas atyre që kanë vrarë e plagosur dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, këtë do e gjesh të faktuar pa pasur nevojë të shpifësh tek fëmijët e Gramoz Ruçit, Arta Dades dhe kolegëve të tjerë në parlament,” thuhet në deklaratën e Shkëlzenit, raporton tema. 

 
Lajme Shqip Saturday, 02 November 2013 16:23

Pas divorcit me ish bashkëshorten e tij, Sadije,djali i ish kryeministrit SaliBerisha, Shkëlzeni, ka vendosur të marrë disa ditë pushimejashtë Shqipërisë. Ashtu siç shihet edhe nga fotoja e postuar në profilin e tij në Facebook, Shkëlzeni, i shoqëruar nga të afërm të tij, ka zgjedhur qytetin e Romeo dhe Zhuljetës, Veronën.

Bashkë me të kanë qënë motra e tij Argita së bashku me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi dhe fëmijët e tyre.

Muajt e fundit djali i vetëm iSali Berishës është përfolur për një lidhje me Armina Mevlanin, prezantuesja e edicionit të ri të “Dancing with the Stars”. /albeu/

 
Lajme Shqip Tuesday, 08 October 2013 12:36

Tiranë- E përditshmja Dita ka publikuar një raport denoncues, që i është dërguar ambasadës amerikane në vitin 2012 nga Ndriçim Ashiku, ish- shofer i Drejtorit të Uzinës së Mjekësit në Elbasan, Daniel Karanxha.
Ashiku denoncon një rrjet të tërë mafioz me në krye ish- ministrin e Mbrojtjes, Arben Imamin. Megjithatë fijet e këtij rrjeti i tërheq biri i Sali Berishës, Shkëlzeni.
Ashiku thotë se e ka denoncuar në kryeministri këtë skandal, por ka marrë kërcënime me jetë ai dhe familja e tij.
“Drejtori ishte një mik i ngushtë i Arben Imamit, por edhe mik me Flamur Kuçin, që punon në kryeministri dhe njeri i afërt i drejtorit të Klik Ekspo Klik, L. Muhametaj, i cili merret me shitjen e të gjitha lëndëve plasëse dhe municioneve të uzinës. Drejtori është gjithashtu një njeri i besuar i Ndriçim Berishës, drejtor i privatizimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, kushëri i Sali Berishës. Pas këtij takimi në kryeministri, u bëra të ditur personave që më pritën se do i drejtohesha edhe ambasadës tuaj dhe që do i denoncoja të gjitha. Pas këtij takimi më vjen një kërcënim i hapur nga deputeti i PD-së në zonën e Peqinit, Dashnor Sula,” thotë Ashiku.
Por si fitohen milionat?
“Loja e abuzimeve është e ndërtuar në këtë mënyrë: nga baza logjistike ku komandant ishte gjeneral Gjunkshi, në çdo poligon vendosen njerëzit e tyre, ku bëjnë furnizime me kamionë të municioneve. Por në të vërtetë, që në ngarkesën e tyre në tunele, bëjnë seleksionimin e municioneve me metale me ngjyra dhe pa ngjyra, në fishekë bronzi, në predha me unaza bakri dhe këto grumbullohen në uzinë për demontim me shkrirje dhe për shitje municioni jashtë vendit. Kurse metali i shkrirë shitet nga uzina si skrap i thjeshtë me çmimin 340 lekë të vjetra, por në të vërtetë bakri dhe bronzi kanë një çmim real prej 6.7 mijë lekë të vjetra”.
Por si del emri i Shkëlzenit në skenë?
“Në raste të përsëritura e kam dërguar drejtorin në një lokal në periferi të Tiranës, i quajtur “Sofra e Ariut”, ku ai zhvillonte kryesisht takime me biznesmenë të huaj, por është për t’u theksuar se në këtë lokal drejtori mbante dhe disa takime që i quante veçanërisht të rëndësishme. Po ju përmend një prej tyre. Pas një takimi me disa biznesmenë të huaj, që nuk i njoh, e pyes drejtorin se si shkoi takimi. Ai më thotë se: “Këta që unë takova sot, kanë ardhur me porosi të Imamit dhe të Shkëlzenit”. E theksoj se në shumë takime me të huaj, drejtori përmendte emrin e Shkëlzen Berishës. Më gjatë nuk di”./ep

 
Lajme Shqip Sunday, 29 September 2013 11:09

Deklarata e saj e dashurisë thuajse i ka bërë për vete të gjitha vajzat ëndërrimtare. Armina ka pohuar vetëm dy ditë më parë në një intervistë se ajo e ka gjetur princin e saj të kaltër dhe se i bën thirrje të gjitha vajzave të mos rreshtin së ëndërruari për të. E nëse ndonjëherë kjo vajzë u është dukur shumë ëndërrimtare, ç’mund të themi sot, pas kësaj deklarate?

Në fakt, rasti i kësaj vajze na rrëfen se ëndrrat ka ditur t’i përkthejë drejt një realiteti, i cili ndonjëherë nuk është treguar shumë i sinqertë me të. Kështu rrëfen Armina Mevlani, dikur drejtuese e një reviste, për marrëdhënien e saj me median. Ajo tregoi se ndonjëherë është ndier nën presion me të cilin tashmë është mësuar. E megjithatë , nuk është e vështirë që një vajzë si ajo, në një moshë aq të re të jetë e suksesshme në median e shkruar dhe në atë viziven. E dalluar për format e saj trupore që thuajse nuk lënë mashkull pa tunduar, ajo e filloi marrëdhënien e saj seriozisht me median falë disa fotografive dhe klipeve ku bukuria e saj binte në sy.

Që atëherë ajo ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me këtë të fundit. Mirëpo, pas zbulimit të marrëdhënies së saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ajo filloj t’i largohej ca intervistave, prononcimeve dhe të gjitha atyre që dikur i kishin dhënë një aureolë suksesi. Sigurisht që të flasësh për dashurinë nuk është një gjë e thjeshtë dhe të flasësh për një djalë ish-kryeministri me siguri që është akoma më e vështirë. Edhe pse bukuroshja nuk ka folur kurrë për këtë çështje, dhe nuk e ka përmendur kurrë emrin e partnerit të saj në jetë, sot të gjithë e dinë që ai është Shkëlzen Berisha.

Në intervistën e saj të fundit ajo e ka quajtur partnerin e saj, princin e ëndrrave. Madje Armina Mevlani nuk ka denjuar as ë mos pranojë se ajo është një vajzë ëndërrimtare. Prej kohësh ajo e kishte ëndërruar një njeri si ai, dhe më në fund me buzëqeshje në fytyrë tha se ishte e lumtur që e kishte gjetur atë. Mirëpo e ngacmuar më tej nga gazetarët e pranishëm, ajo nuk ka dashur të flasë më shumë sesa një premtim. “Do ta dua princin tim të kaltër edhe kur tani është në opozitë”.

Dhe ky premtim në fakt, nënkupton se ndoshta Shkëlzeni duhet ta marrë për seriozisht këtë vajzë. Armina tha se nuk ka dashur ta ndajë historinë e saj të dashurisë deri tani në momentin që ajo dhe princi i saj i ëndrrave do të kishin diçka për t’i “përcjellë” medias. E meqenëse ajo ka folur dje për partnerin e saj, ne mund të aludojmë për ndonjë të re që mund të vi së shpejti nga kjo marrëdhënie. Nuk e dimë sesi ta marrim këtë deklaratë të bukuroshes Arminë, pasi fakti që na tha diçka më shumë sot dhe premtimi publik, ndoshta na konfirmojnë atë që shumë mund ta presim: Një propozim apo një plan edhe më serioz. 

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 17:33

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha, ka replikuar me komentuesit në Facebook, të cilët e kanë kritikuar atë për pushimet që ka kaluar në vilat qeveritare në Dhërmi. Sadija shprehet se ajo nuk ka përfituar asgjë nga të tjerët, pasi ka paratë e saj.

“E dashur Nadja, Jam me fat që kam paratë e mia, dhe të gjithë e dijnë, po kështu të gjithë e dinë që unë kam punuar shumë. Kjo foto nuk është bërë në Dhërmi, por në një vizitë private me familjen në Turqi. E verteta nuk shet gazeta, gjithe të mirat”- pergjigjet Sadije Berisha, raporton Gazeta Tema.

Më pas vjen dhe përgjigjja e komentueses:

“Sadije faleminderit per sqarimin dhe per pergjigjen por nuk eshte kjo fotografia ku ne kemi komentuar atje dhe jo vetem une por edhe shume komentues te tjere por eshte fotografia e viles ne Dhermi ku ti o kaloje pushimet me femijet e tu dhe ku deklaroje se e pelqeje shume ate vend te cilen ti e ke hequr se te beri presion ish familja dhe une nuk jam gazetare. Edhe fotografine edhe komentet t’i i ke hequr te gjitha por po deshe une e kam akoma linkun qe e ke publikuar ti vete ate foto”

 
Lajme Shqip Sunday, 14 July 2013 15:51

Tiranë – Djali i Kryeministrit në detyrë, Shkëlzen Berisha, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në një të përditshme, ku shkruhej se ky i fundit po transportonte jashtë vendit një ngarkesë të dyshimtë. Berisha e ka quajtur si një shpifje këtë aludim dhe paralajmëroi se do ta shoqërojë me padi në gjykatë kundër medias që e botoi.

“Një e përditshme, e njohur ndryshe dhe si tualeti mediatik i Edi Ramës, botoi shpifjen e radhës ku akuzohem se paskam dërguar dje nga Rinasi në destinacion të paditur një ngarkese me 3 arka metalike, përmes një charteri me shkronja arabe. Ne respekt të opinionit dhe jo të atyre që servirin përrallat e 1001 netëve, dëshiroj të bej me dije se ky lajm është fund e krye një shpifje dhe trillim, pasi jo vetëm që nuk kam lëvizur asnjë ngarkese jashtë apo brenda Shqipërisë, por ka disa muaj që as kam shkelur në Aeroportin e Rinasit, gjë që provohet lehtësisht nga të gjitha sistemet e tij. Ky përgënjeshtrim publik do të shoqërohet me një padi për shpifje”, thuhet në deklaratën e Shkëlzen Berishës.