Lajme Shqip Monday, 05 November 2012 09:39

Në takim do të marrë pjesë edhe komisionarja për drejtësi dhe çështje të brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom, ka njoftuar kabineti i saj.

Ministrat e Brendshëm të Suedisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Francës kanë kërkuar më 25 tetor nga Parlamenti Evropian që urgjentisht të votojë klauzolën për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Ballkanin, për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve të rremë nga ky rajon.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, ka thënë se mekanizimi për pezullimin e regjimit liberal mund të hyjë në fuqi në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas saj, shqetësimet më të mëdha për azilkërkues i paraqesin Serbia dhe Maqedonia, ndërkohë që më pak shqetësuese është situata në Shqipëri, Bosnjë dhe Mal të Zi.(LajmeShqip.com)