Lajme Shqip Saturday, 18 January 2014 21:08

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka thënë se kur gjithkush po bëhet në Kosovë president e ministër, pse të mos jetë ai president.

“Kam njerëz që me vijnë pas. Nëse ata e mbushin nga një autobus, jam i bindur se unë e mbushi një tren me njerëz të mi, jo vetëm shqiptarë, por edhe nga komunitete tjera nacionale e fetare në vendin tonë. Unë, edhe nëse hyjë politikës, nëse kandidojë për president të Kosovës, do ta bëja këtë jo nga qejfi, por nga zori”, ka thënë ai për Presheva Jonë. “Populli im është në zor. Ku mos me qenë në zor kur vendi gjithkah në raportet e listat e organizatave ndërkombëtare zë vendin e parë, si për nga papunësia, ashtu edhe nga korrupsioni, varfëria, prostitucioni, krimi i organizuar etj. 

Paramendoje: në vendin tonë për çdo vit hapen nga 300 restorante e bare të natës, kurse asnjë fabrikë?! Dhe, pastaj krerët e feve tona ankohen se shumë pak rinia jonë po shkon në xhami e kisha. Nuk më ka shkuar kurrë mendja të merrem me politikë, por zoti gjithkund po të shtyka, raporton Presheva Jone.

Pra, nëse kandidoj për president, do të kandidoj për hatër të popullit, nga populli e jo përmes zarfit e angarive tjera. Nëse do të jem president, hiq asgjë mos bëfsha, bile krimin e organiz.ar do ta kisha luftuar dhe të gjitha vendet arabe do ta njihnin shtetin tonë, sepse atje nuk lobohet, nuk shkohet pa avdes. Dhe, padyshim, pastaj OKB do t’ia hapte dyert menjëherë anëtarësimit të Kosovës”. 

 
Lajme Shqip Friday, 29 November 2013 01:53

Prishtinë- Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi në një ligjeratë e cila është publikuar në YouTube më datë 28 nëntor 2013 dhe përmbanë shkrimin (fjale per fjale): Mos um shti me hi deputet, me ta ba hallakam qaty me ta thirr ezanin…, thotë se muslimanët kanë të drejtë të flasin edhe për politikë, edhe për ekonomi dhe se nuk duhet të përjashtohet askush nga këto tema për shkak të përkatësië fetare.

Krasniqi ka thënë se nëse një hoxhë apo imam flet për një cështje politike, nuk duhet të thuhet menjëherë se “islami është politik”.

Ai ka thënë se hoxhallarët përvec që kanë obligim të spjegojnë parimet fetare, kanë të drejtë dhe obligim të flasin për vetëdijësimin e njerëzve.

Në videon e publikuar ku dëgjohet vetëm zëri (audio) e Krasniqit, ai thotë se “ne jemi qytetarë të këtij vendi dhe nuk kemi ardhur nga Moska, që mos me pasë të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët tjerë”.

 

“Kur kemi fillu na me lëvizë kapak, e kam fjalën komuniteti musliman, hoxhallartë e xhemati këta…kuku kuku cka është kah bahet, filan hoxha kish folë për politikë, po ani cka, pse cka ka të keqe… jooooo s’ban hic, cka po thu ej, a ti ban me folë për politikë, unë nuk ban hic a? A prej Moske pasna ardhë unë a, a unë nuk pasna të drejta të barabarta unë, a unë nuk kam të drejtë me folë në politikë a?”, shprehet Krasniqi.

 

Më tutje, ai thotë se mundet me hy në parlament si deputet, sepse e gëzon këtë të drejtë sipas tij, “dhe ta bëj llugë parlamentin, qaty ta thirri ezanin”.

 

“Ma more se të hi deputet qaty, e ta baj llugë parlamentin, e bërtas në kupë të kresë e ta thirri ezanin midis parlamentit. Po mos më shti se nuk e kam synin e politikës as të parlamentit as kurrë Zoti mos më shtiftë”, thotë ai duke vazhduar “po nuk mund më ndalë ti o vëlla”.

 

Ai ka thënë se politikanët nuk duhet të flasin aq shumë kundër fesë, gjegjësisht fesë islame, pasiqë sipas tij as në komunizëm nuk është folur me një ton të tillë kundër fesë.

Madje Krasniqi, në një vend ua përkujton votat e vjedhura politikanëve, duke thënë se mund të fitojnë një kohë duke vjedhur vota, por jo cdoherë./LajmeShqip/ 

Për më tepër mund të dëgjoni videon në vazhdim: 

http://www.youtube.com/watch?v=091kmS0OtVk

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 November 2013 14:46

Prishtinë- Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë në një intervistë për Tribuna ka komentuar deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me fenë islame. Imami Krasniqi ka vlerësuar se liderët politikë e kanë humbur vizionin dhe orientimin dhe, sipas tij, ata janë lodhur nga dështimet e njëpasnjëshme, ndaj shpëtimin e vetëm, siç ka thënë ai, e shohin në përkrahjen ndërkombëtare.

“Ndaj paraqitja e kujtdo më “katolik se Papa”, duke sakrifikuar identitetin e tij fetar për hir të karrierës, e bën njeriun mjaft qesharak e kontrovers para atyre studiuesve që e njohin më mirë së ne historinë e Ballkanit. Duke synuar, si shumë të tjerë, që përmes mohimit të identitetit fetar të fitojnë simpatinë perëndimore, liderët tanë po harrojnë se po humbin ditë e përditë mbështetjen dhe përkrahjen vendore, pra atë të popullit. Ndërsa, me sa di unë, demokraci do të thotë ‘populli sundon’, e jo ‘ndërkombëtarët sundojnë’”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, deklaratat e Haradinajt se “ai ka lindur mysliman, por s’e di pse është mysliman për shkak se asnjëherë në jetën tij nuk ka qenë në xhami”, do ta dëmtojnë partinë e tij dhe elektoratin potencial. “Në fakt, mendoj se, ai votuesit tashmë i ka të humbur, ata moti ia kanë kthyer shpinën që kur deputetët e tij vollën vrer kundër Islamit dhe myslimanëve dhe që kur partia e tij pranoi zyrtarisht Kqirën (Anton Kqirën) i cili, në stilin e vajtueseve serbe, vajtoi Millosheviqin pse nuk i preu e nuk i griu 1.9 milion shqiptarë myslimanë sikur që i kishte masakruar në Bosnjë”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj interviste Krasniqi ka folur edhe se si do të ishte i gatshëm ta presë në xhaminë e tij Haradinajn, ndërsa i ka bërë thirrje këtij të fundit dhe gjithë liderëve politikë të kthehen kah rruga e Zotit. 

 
Lajme Shqip Saturday, 12 October 2013 18:17

 

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka akuzuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Mujën, për ndalimin e ndërtimit të Xhamisë në Lagjen Kalabria. Në fakt, më shumë sesa akuza, ato që thotë hoxha janë mallkime. Në një video të shpërndarë dje në Youtube, hoxha i famshëm për interpretime rigjide të islamit, akuzon edhe komandantët tjerë se janë shndërruar në kundërshtarë të islamit. “Shaipi është djali i Hajredinit, e Hajredini ka qenë shok me babanë tim. Kanë punuar bashkë në minierë. Mendova një ditë të shkoj te Hajredini e t’i them se ndali djemtë, por më thanë se “djemtë i kanë dalë dore. Më erdh keq për këtë, thash mos ta mërzis plakun e nuk shkova hiç”, thotë Krasniqi.

 

Reagimi i hoxhës Shefqet Krasniqi vjen pasi që në lagjen Kalabria janë hapur themelet e xhamisë pranë një ndërtesë kolektive që po ndërtohet nga vëllezërit Muja. Disa banorë të lagjes aty kanë bërë një peticion kundër ndërtimin të xhamisë, të shtyrë nga Mujajt.

 

Por në video, Shefqet Krasniqi akuzon edhe Ismet Beqirin, ish-Kryetarin e Prishtinës që ndaloi ndërtimin e xhamisë në lagjen Bregu i Diellit vite më parë. Njëkohësisht, hoxha flet edhe për Katedralen e Prishtinë, që si gjithmonë, shfaqet kundërshtues ndaj ndërtimit të saj.