Lajme Shqip Thursday, 01 August 2013 13:15

Londër- Dokumentet e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat i ka nxjerr Edward Snowden tregojnë se Agjencia e Sigurisë Kombëtare Amerikane (NSA) ka qasje në shumicën e programeve për kërkim në internet.

Gazeta “The Guardian” ka zbuluar të enjten se programi XKeyscore i NSA i mundëson analistëve të saj që të kërkojnë, pa ndonjë autorizim paraprak, baza të të dhënave masive që përshijnë email-a, bisedat online, dhe historinë e kërkimeve në internet të miliona individëve.

E përditshmja britanike përshkruan këtë program si sistemin më gjithëpërfshirës i cili mbulon “pothuajse gjithçka që një përdorues tipik bënë në internet”.

NSA ka lëshuar një komunikatë për shtyp të mërkurën mbrëma, duke mohuar se bënë mbledhjen e informatave në mënyrë “arbitrare dhe të padetyrueshme” duke shtuar se XKeyscore është pjesë e “sistemit legjitimit të mbledhjes së sinjaleve të inteligjencës për të huaj”.

Snowden ka aplikuar për vizë të përkohshme në Rusi, ndërsa tash e pesë javë është ngujuar në aeroportin e Moskës, prej se ka flutuar atje nga Hong-Kongu nga frika se do të ekstradohet në Shtete e Bashkuara.

 
Lajme Shqip Wednesday, 17 July 2013 16:45

Moskë- Presidenti rus, Vladimir Putin, ju ka thënë gazetarëve se lidhjet amerikano – ruse janë më të rëndësishme se sa “grindjet e pista të shërbimeve të inteligjencës”.

Putin ju foli gazetarëve të mërkuren rreth tensioneve që kanë të bëjnë me ish kontraktorin e shërbimeve të inteligjencës amerikane, Eduard Snoëden.

Ky i fundit është duke jetuar në zonën tranzite të Aeroportit të Moskës prej 23 qershorit kur u largua nga Hong Kongu.

Putin ka thënë se ai është i fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve më SHBA-të dhe ka përsëritur premtimin e tij se Snoëden nuk do të lejohet që të dëmtojë lidhjet e Moskës me Washingtonin.